Basha: Ose zgjedhje të lira, ose zgjedhje nuk ka!

Po thoja se nuk me kuptove..shqipetaret nuk kane pse te protestojn vetem kur i therret partia "politika" por mund ta beje cdo here kur ka pa kenaqesi ndaj qeverisjes.
gjithsesi,ndjese qe te citova :)

sme rrihet prap mua abis... prap je shprehur gabim sduhet ta thuash shqiptaret sduhet te protestojne ne emer te nje partie...mo po cfar i bashkon nje grup... ??? cfar e ben grup? a jan interesat ...prespektivat... idealet... ne cmenyre do mblidheshin organizoheshin po te mos ishte dikush qe e shikon si ata te ulurit.... ty te djeg se ishin te pd... pse se bete ju rinia pa parti fare... po ku do venit cfar do arrinit kur edhe kur e bejn ato qe merren me politik ju thua jo se ishin te thirr nga politika... diam sduam ne nje ngjyr politike qe zgjedhim ne do na perfaqesoje ...ama eshte detyra juaj ..detyrim te keni ze e te thoni te juajen...kjo quhet e drejte primare....
po me cshikoj une aq shume na kan hallakatur sa sdime as cfar duam???
 
E dashur cdo parti opozitare ate detyre ka te protestoj kundra qeverise...nuk po sjell PD asnje risi.
Nuk me pelqen te perseris veten....
PD eshte partia nr 2 ...te tjeret jane ne koalicion me te dhe jane pjese e skemes.
Nuk po them te heshtin per carita.... por kur ti vjen dhe me thua bere gabim kete nuk mjafton....me trego si eshte menyra per ta bere mire!
Ne gjithe keto kohe 4 vjet....PD fjeti gjume....vetem 2 muajt e fundit u zgjuan dhe po bejne protesta...per cfare??
Cfare zgjedhjesh te reja kerkojne kur ne qershor kemi zgjedhjet parlamentare.
Duan fitoren ne tavoline? C'eshte kjo qeveri teknike ne ditet e sotme?
Jana ti ndoshta sheh ende me idene e PD - se si zanafille e saj...por asgje ska mbetur sic ka qene.
Me pak fjale une dua te di si do luftoj krimin Basha, si do krijoj infrasttukturen per te hapur vende te reja pune, si do zhvilloj politeken e reformave, si do uli kostot e jetes....kto Jana me interesojne mua, pak rendesi ka kush e drejton shtetin aliu, kadiu apo gjithfaresoji

ja kjo me pelqen... perse ma ben mua kete pytje??!!! perse nuk ja kerkon pikerisht atij... perse nuk ka nje grup studentor..rinor... integralist apo thjesht qytetar te kerkojne konkretisht keto pika te marrin shenimet nga pergjigjet e momentin kur ato nuk behen prap ne shesh.... kjo eshte ajo qe shikoj une..kjo eshte demokracia qe konceptoj une...
perse sipas jush rama mori votat?? nga kjo strategji un bera ket..ket..ket... e ok!
por tashme eshte ber vertet sh karaxhoze kjo kryesi qe keni... ngjan shume vetjake e plotpushtet ..
sa e mire eshte ajo... qeveri teknike... taktike..prove... sju ngjan mire juve ... si kontrata e punes ne ditet e para... vlen ok svlen ste firmosin...
teknike...taktike.. duhet mony eshte ber krim i gjall... drog..hashash.. bejler ... eshte koha te shikohet nga shtresa e ulet..
 
Redaktimi i fundit:
Nuk eshte detyra e opozites qe ti paraprije protestes qytetare.

Qendrimi i Bashes eshte i drejte. Leri qytetaret e ketij vendi te korrin ate qe mbollen me votat e qershorit 2013, dhe rradhet e opozites do te shtohen vetvetiu nga keqqeverisia e budallait ne krye te qeverise. Suksesi i politikes se ndjekur nga Basha duket tek fakti se sot zerit te opozites se demokrateve u jane bashkuar edhe vete socialistet: Hila ishte zv. minister ne qeverine e Budallait. Blushi dhe opozita e tij ndaj qeverise nuk do te kish ndodhur nese opinioni i dites do te ishte opozita perballe qeverise. Krisjet e koalicionit Rama-Meta nuk do te kishin ndodhur nese opozita do te kish zgjedhur rrugen para institucioneve. Mejdani e kompani nuk do te dilnin hapur kunder Rames e qeverise se tij nese opozita nuk do te ishte treguar pasive. Perdite lidershipi i PD ka dale para mediave per te denoncuar skandalin apo aferen korruptive te rradhes, dhe kjo eshte opozita e vertete, kjo eshte edhe politika me e mire. Kuptohet, shqiptaret nuk jane mesuar me kete lloj politike.

Cdo muaj qe dyshja Meta-Rama qendron ne pushtet dhe qeveris kete vend, rradhet e te pakenaqurve me kete qeveri shtohen me 100,000. Sic e kam thene kater vjet me pare ne kete forum, kur nje budalla behet kryeminister, sikur opozita te mos e hapi gojen fare, ajo e ka te sigurt ardhjen e shpejte ne pushtet, pasi budallai me politikat e tij, do te preki interesat ekonomike te gjithe qytetareve te ketij vendi. Arsyeja eshte e thjeshte: budallai nuk di te qeverisi familjen e tij e jo ekonomine e nje vendi me 3 milion banore.

Ne marshimin e rradhes se opozites, ne rradhet e krereve te PD do te shohesh edhe shume socialiste.

Darius

Fjale dhe vetem fjale .....
Te pakenaqurit e politikes? Ikin e vijne si gjethet e vjeshtes o hajdut...
Meta ishte me pd pastaj me ps...pastaj me pd mbase prape.
E kupton qe mua si individ nuk me intereson politika apo politikberja, por pikerisht ai administrimi i ekonomise ne familjen time.
Por ja qe politikat ekonomike e kane nje koke (si ai Ahmetaj) qe tall menderen .....
Cfare me garanton se PD do dije te bej nje politike te duhur?
U lodha po ik na le rehat lol
Taahi meqe je ke foto na thuj majtas apo djathtas je ul?
 
Nje pyetje kam....kjo eshte proteste per zgjrdhje te lira?
Cfare garancie kerkojne se se kuptoj.... proteste no sens!
Mua me krijon idene se eshte protesta e ahengut ...dominose...letrave dhe tavlles
 
Jemi ardhe ne diten kur te vejme ne Rumunie e te mbushemi mend. Jemi popull i cofur. Nje populli te tille une i kisha ba dhe ajrin me leke :zinxh:
 
Opozita mbylli natën e dytë në protestë, në çadrën e ngritur përpara Kryeministrisë, me kërkesën e vetme: zgjedhje të lira dhe qeveri teknike ose në të kundërt nuk do të ketë zgjedhje në qershor.

Ne ju sjellim disa foto se çfarë ndodh brenda çadrës ku mbështetës dhe simpatizantë të PD protestojnë kundër qeverisë.

Siç edhe e shihni, nuk mungon ngrohja, teksa zgjidhje për të kaluar orën është gjetur edhe loja me letra apo shah.



thumbnail_IMG_6807.jpg

thumbnail_IMG_6821.jpg

thumbnail_IMG_6789 (1).jpg

thumbnail_IMG_6843 (1).jpg

16683840_738796632947913_2367389197132564210_n.jpg

Panorama
 






Hajt per hajer i qofte te zotit te shpise lol. Lulushi edhe DJ :P









Gezuar Baftjar :P....Se kjo proteste u be bolori vlla

PS: Kot nuk shkova e une se me ka shku menja me kercy i cik ne darsem hahahahha
 
Redaktimi i fundit:
PD përshkallëzon protestën: Bojkot Kuvendit deri në krijimin e qeverisë teknike

pd-kryesia-r-re.jpg


Grupi Parlamentar dhe Kryesia e Partisë Demokratike kanë marrë vendimin se opozita nuk do të kthehet në Parlament derisa të arrihet krijimi i qeverisë teknike që do të garantojë zgjedhje të lira dhe të ndershme.

Sipas Balkanweb të gjithë deputetët kanë qenë në një mendje për vijimin e protestës deri sa të plotësohen kushtet e PD. Ishte vetë Basha që falënderoi deputetët jo vetëm për organizimin por edhe qëndrimin para kryeministrisë. Qëndrimi do të bëhet me turne, gjithashtu do të diskutohet mes qytetarëve dhe deputetëve të PD për problemet që kanë. Ata gjithashtu thanë se janë në diskutime për bojkotin e parlamentit.

Nuk ka pasur qëndrim për radikalizim deri në grevë të qëndrimit të tyre në protestë. Temë e diskutimit ishte ecuria e protestës dhe hapat që do të ndiqen më pas, si dhe organizimin e saj.

Kjo pasi sipas organizuesve të protestës ngritja e çadrës dhe ngujimi i demokratëve para Kryeministrisë ishte një vendim i momentit pas pjesëmarrjes dhe kërkesës së qytetarëve.

Mbledhja e kryesisë erdhi në një kohë që protesta e qytetarëve para kryeministrisë është futur në ditën e dytë dhe drejtuesit e saj kanë thënë se do të vazhdojë pa afat.




PD, tjetër ftesë për Metën dhe Blushin nga tenda e protestës

Shtohen zërat në protestën e opozitës që kërkojnë një reagim nga LSI. Kësaj radhe ishte deputeti Aldo Bumçi që i bëri thirrje Ilir Metës t’i bashkohet idesë së opozitës për një qeveri teknike.

Në një prononcim për News24, Bumçi përmendi edhe emrin e Blushit. Pavarësisht se në opozitë me qeverinë, ky i fundit ka qëndruar në heshtje për protestën e opozitës.

Edhe kreu i LSI-së, Ilir Meta ende nuk ka një qëndrim publik për protestën që po zhvillon opozita, ndërsa Edi Rama këto ditë është shfaqur publikisht me deputetin e PDIU-së Aqif Rakipi.

Zoti Bumçi a keni pasur ndonjë komunikim me përfaqësues të maxhorancës këto ditë?

Komunikimi është publik. Ne flasim me protestë. Ajo e ditës së shtunës ishte më e madhja ndonjëherë. Ishte mesazh i dyfishtë. E para protestë, neveri, kundërshti kundër kësaj qeverie. Ata njerëz dolën për t’i thënë kryeministrit “boll”. Ata iu përgjigjën thirrjes së PD. Ishte mesazh shprese.

Nga ana tjetër nuk kemi asnjë mesazh. اfarë shkruan kryeministri në “Twitter dhe “Facebook” nuk është përgjigje. E vetmja përgjigje janë zgjedhjet e lira dhe të ndershme.

Ndërkombëtarët i kanë dhënë sinjalet. Kanë thënë “lufto drogën”, 8 ton drogë kaluan para pak ditësh nga porti i Durrësit. Kryeministri nuk ndahet dot nga krimi. Kancelarja Merkel i tha lufto drogën, bëj zgjedhje të lira dhe të ndershme. Ka vetëm një përgjigje qeveri teknike për të bërë zgjedhje të lira dhe të ndershme. Kjo është e vetmja përgjigje që presim nga zoti Rama, tjetër nuk ka. Ne nuk kthehemi mbrapsht, do thërrasim protestë tjetër deri sa të arrijmë qëllimin tonë.

Ju i drejtoheni vetëm zotit Rama, por dje ka pasur një deklaratë të ish-kryeministrit Berisha që Meta të vendosë, cili është komenti juaj?

ثshtë logjike që thirrje t’u bëhet të gjithë faktorëve parlamentarë. Thirrja e parë i drejtohet Edi Ramës, t’i hapi rrugë qeverisë teknike. Thirrja e dytë për Ilir Metën. I kanë bërë gabim llogaritë. Zgjedhjet e lira janë të paevitueshme. Ti bëjnë llogaritë, Shqipëria nuk do i nënshtrohet Edi Ramës. Protesta e të shtunës tregon se ne nuk do të nënshtrohemi. Ramës i bëhet thirrje se pas 20 vitesh në karrierë politike, ka vetëm një mënyrë, të largohet. I bëjmë thirrje çdo force politike, zotit Blushi, PDIU-së. Nuk ka zgjidhej tjetër. Kjo është thirrje. Ti ribëjnë llogaritë.

Ju flisni për Qeveri Teknike, por kush do ta drejtojë atë? Shpresoni tek mbështetja e Metës. LSI Ajo nuk është shprehur rreth protestës..

Qeveria Teknike është zgjedhje e pranuar nga të gjithë. Kjo është formulë që pranohet. Kjo është një zgjidhje për t’i dhënë vendit një qeveri që shkëput lidhjen e qeverisë me krimin. Një qeveri teknike për të ndarë qeverinë nga krimi. Qeveria teknike është zgjidhje, nuk është marrje e pushtetit me dhunë, por mënyrë demokratike.

Po nëse Rama refuzon?

Kjo është zgjedhja më e zgjuar. Pas 20 vitesh karrierë, ai duhet të largohet. Do ishte zgjedhje logjike që të mbajë zgjedhje të lira dhe të ndershme

Po nëse ai refuzon?


Shqiptarët duan zgjidhje, paqe sociale, zgjedhje të lira. E kundërta është izolim. Ne po i bëjmë një thirrje, qytetarët, që të pranojnë qeverinë teknike. T’i hapi rrugë zgjidhjes. T’i përgjigjen nevojës së këtij vendi. T’i bashkohen me lëvizjen e shqiptarëve.

Ju keni bojkotuar Parlamentin. Por kjo javë ka zhvillime ë rëndësishme si reforma në drejtësi. Rama tha se ju po pengoni reformën në drejtës. A po e pengon PD këtë proces?

Kam një përgjigje për Zotin Rama dhe të gjithë ata që ngrenë këtë pyetje për reformën në drejtësi. A mund të ketë reformë në drejtësi aty ku mbillet drogë? A mund të ketë reformë në drejtësi kur vidhet zgjedhjet. Të gjithë ata që flasin për reformën në drejtësi, janë hipokrit. Kush nuk flet kundër drogës nuk është për drejtësi në këtë vend. Pra, parakusht për reformën në drejtësi nuk ka. T’i hapë rrugë qeverisë teknike.
 
Balla ironizon PD-në: Protestë kundër varfërisë duke ngrënë pica, s’ka sens

taulant-balla.jpg


Nënkryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla ka komentuar sot protestën e Partisë Demokratike, e cila sot është në ditën e 3-të të saj. Me ironi Balla pohoi se opozita u mblodh në tubim për zgjedhjet, ndërsa tani kërkojnë qeveri imagjinare. Nga ana tjetër ai rikonfirmoj se dita e zgjedhjeve do të jetë 18 qershori, ashtu siç e ka përcaktuar edhe Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, ndërsa tha se PS do të rikonfirmohet si forca e parë. “I bindur se PS do rikonfirmohet si forcë e parë. Pa vetting dhe reformë në drejtësi, nuk ecën integrimi. Protestë kundër varfërisë duke hëngër pica, kjo nuk ka sens”, theksoi Balla.

b/tiranaobserver
 
Po nëse Rama refuzon?

Kjo është zgjedhja më e zgjuar. Pas 20 vitesh karrierë, ai duhet të largohet. Do ishte zgjedhje logjike që të mbajë zgjedhje të lira dhe të ndershme



Sinqerisht ...kete se kuptoj fare
Kerkohet qe te kete zgjedhje te lira e te ndershme? Po cfare prezumohet me kete ...cfare duhet te bej Rama te dali e te thote e te garantoj se po do kemi?
Apo kerkojne ndonje deklarate noteriale??

E gjitha kjo eshte nje farse dhe pike. Lulzim Basha me kete persiatje kerkon qe me kete kerkese pa pike kuptimi te ngre alibine e humbjes pas 3 muajve. Kaq . Pike
Qeveri teknike 3 muaj para zgjedhjeve??
4 vjet ne opozite cfare beri ky njeri?

PS: Luli le ti lere njerezit te votojne te lire ate qe ata mendojne se eshte me e mira per ta, dhe nese ne populli nuk e duam Edin, por Bashen...sigurisht qe do e votojme.
Le te dali me nje platforme te duhur qe te bind elektoralin e majte e te djathte , e jo pakicat politike qe ikin sa ne nje krahe a tjeter...se populli nuk eshte as Meta, as Blushi e as ndonje tjeter..por ne!
 
Duke lexuar disa postime ketu, une them, derisa shqiptaret jane kthyer ne bageti, mire na e ben Edi Rama qe na vjedh votat. Mjere shqiptaret me mend qe u duhet te kemi ne krye te shtetit nje njeri te tille, dhe te jemi te rrethuar nga bageti qe nuk e dine qe kush u vjedh voten, u ka vjedhur lirine si njerez te lire.

Kjo po qe eshte RILINDJE!

Darius
 
Duke lexuar disa postime ketu, une them, derisa shqiptaret jane kthyer ne bageti, mire na e ben Edi Rama qe na vjedh votat. Mjere shqiptaret me mend qe u duhet te kemi ne krye te shtetit nje njeri te tille, dhe te jemi te rrethuar nga bageti qe nuk e dine qe kush u vjedh voten, u ka vjedhur lirine si njerez te lire.

Kjo po qe eshte RILINDJE!

Darius

E ti pastaj me keto "ulerima" qe as vete ti si beson....
Pse PD s'ka vjedhur votat? he ke deshire te bejme histori retrospektive?
Asnje nuk eshte dakort ne parim po aq edhe ne praktike qe zgjedhjet te vidhen....por ti je vete deshmitar sesi u vodhen dhe cfare manipulimesh u kryen per kryetarin e bashkise me 10 vota diference.
Imagjino sa ish vjedhur sa nuk i ra pika te djathtes , kur pa 10 vota diference , dhe perdoren cdo skeme per te nxjerre perfundimin qe nxorren.
Tani te na quash dele sepse nuk i japim sens kesaj proteste dhe kerkese qe vjen nga e djathta....comm on

Me thuaj ti ku ta gjej besimin tek Basha , kur 4 vite ne bashkine e Tiranes nuk di te kete bere asgje, asgje dhe asgje pervec shkaterrimit te mbikalimit .....me jep nje veper arti, nje shkolle, nje kopesht , nje cerdhe , nje park lojrash, etj etj qe te mbaj vulen e Bashes.
Si thua ti , a mundem ti besoj nje njeriu qe nuk diti te administroj nje qytet...te administroj nje shtet?
Pse kam dyshimin se as ti vete nuk beson tek ato qe thua :P
 
Cfare trishtimi! Te hapesh forumin apo portale dhe te shikosh postime si me lart... Shume dite e hidhur kjo e sotmja...!

Darius
 
Cfare trishtimi! Te hapesh forumin apo portale dhe te shikosh postime si me lart... Shume dite e hidhur kjo e sotmja...!

Darius

Mos u trishto ti kaq, :P
Po beni perpjkeje te fitoni!!
 
Nuk eshte asgje me shume se sa nje alibi per humbjen e zgjedhjeve qe vine, uroj te mbledhen mendjen e kokes e tu kthehen shtepirave sepse po ftohen kot dhe te lene qytetaret e tiranes te ecin lirisht sepse kane hallle e problemet e tyre.
 
e mire vazhdo me sofizma :P

O Monique, pse ben loje fjalesh kot? Po ta perseris, ti me merresh me semantika, jo kundershtari, jo ky, jo ai. Une po ta them qarte: Po na ndodh, do te na ndodhe nje skandal i permasave te papara, vjedhja e votes diten per diell (Korce, Erseke, Diber...etj), do te na vjedhi lirine e votes.

Ca pret ti, qe ky popull te ule koken si gjithmone dhe te presi sa te plase fllucka (sic thone disa ketu) apo te ngreje zerin e te kerkoje te zhduken nga qeverisja keta maskarenj qe po ja zene frymen ketij vendi.

Opozita (kjo qe eshte se ska tjeter) ka detyren qe te organizoje protesta kunder keqqeverisjes. Ti si popull ke ne dore te marresh pjese apo te rrish neper kafene e te llomotisesh (sic ndodh zakonisht).

Darius
 
O Monique, pse ben loje fjalesh kot? Po ta perseris, ti me merresh me semantika, jo kundershtari, jo ky, jo ai. Une po ta them qarte: Po na ndodh, do te na ndodhe nje skandal i permasave te papara, vjedhja e votes diten per diell (Korce, Erseke, Diber...etj), do te na vjedhi lirine e votes.

Ca pret ti, qe ky popull te ule koken si gjithmone dhe te presi sa te plase fllucka (sic thone disa ketu) apo te ngreje zerin e te kerkoje te zhduken nga qeverisja keta maskarenj qe po ja zene frymen ketij vendi.

Opozita (kjo qe eshte se ska tjeter) ka detyren qe te organizoje protesta kunder keqqeverisjes. Ti si popull ke ne dore te marresh pjese apo te rrish neper kafene e te llomotisesh (sic ndodh zakonisht).

Darius

Si e gjete...ja fiks tani do iki ne kafe te llomotis

Po ku e gjen te drejten ti te me quash mua dele (populli ne kete rast) , se nuk ngrihem kunder nje skeme e cila ne 25 vite ka qene aty prezent.
Pastaj me thuaj ti , pjestar i kesaj kauze...cfare garancie kerkon per vote te lire?
Nuk e kuptoj kete kerkese ore, pike e zeze.
Ja doli rama me duket e tha - po do kemi zgjedhje te lira e te ndershme....shperndahuni tani
do ikni?

PS: me duket kaq absurd ky diskutim (niveli) , ku shume mire ti me kupton c'them dhe po aq e kupton e vete se PD ka dale pa nje kauze reale!

Shent se po me presin
 
Si e gjete...ja fiks tani do iki ne kafe te llomotis

Po ku e gjen te drejten ti te me quash mua dele (populli ne kete rast) , se nuk ngrihem kunder nje skeme e cila ne 25 vite ka qene aty prezent.
Pastaj me thuaj ti , pjestar i kesaj kauze...cfare garancie kerkon per vote te lire?
Nuk e kuptoj kete kerkese ore, pike e zeze.
Ja doli rama me duket e tha - po do kemi zgjedhje te lira e te ndershme....shperndahuni tani
do ikni?

PS: me duket kaq absurd ky diskutim (niveli) , ku shume mire ti me kupton c'them dhe po aq e kupton e vete se PD ka dale pa nje kauze reale!

Shent se po me presin

Ky komenti jot i mesiperm ben pjese ne ate qe quhet (pa te ofenduar) apati sociale.

Darius
 
po sot ka proteste :))) ??
perdite te kete :)
....aty ti merzisin keta te rehatuaret ... le te shohin pas xhamave :p
 
Ky komenti jot i mesiperm ben pjese ne ate qe quhet (pa te ofenduar) apati sociale.

Darius

Jo aspak, quhet te jesh i orientuar drejt te vertetes dhe humbjes se besimit!
Te bera ca pyetje siper , ti pastaj kalon prape ne sofizma...
Me thuaj cfare garancie kerkoni ? Mundem ta di?

Do ngrihem e une me ty nese vertete qellimi eshte vertetesia e jo thjesht alibia e humbjes.

Mos i nderliko kot bisedat ne ofesa apo percaktime te individit (edhe pse nuk e mora ofendim)
Nese ajo pjesa atje te cadra kenaqet me piza , domino, shah e me aheng , UNE JO!
Ajo cfare kerkoj une kalon mbi keto kerkesa kaq minimale.
Nejse se prape e di qe do kapesh duke bere serisht ndonje percaktim psikologjik timin :)
 
Ahhhhh domethene kjo eshte arsyeja e protestes???


TIRANE-Pas përgjigjes së Metës e Ramës dhe presionit të ndërkombëtarëve, kreu i PD, Lulzim Basha ka ndryshuar qëndrim për votimin e Vettingut. Sipas Bashës, PD do të votojë Vettingun nëse ndryshohen 7 ligjet e Reformës në Drejtësi sipas parashikimeve kushtetuese dhe propozimit të ndërkombëtarëve.

“Ti hapim rrugë qeverisë që do të garantojë zgjedhjet, ndryshojmë 7 ligjet e miratojmë vetingun”- deklaroi sot Basha.

Gjatë punimeve të sotme të parlamentit, opozita mungoi në sallën e seancave, por përfaqësuesit e PD thanë se do ta zhvillojnë debatin e tyre parlamentar në çadrën e vendosur në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”.


te fala te fala :P

To view this content we will need your consent to set third party cookies.
For more detailed information, see our cookies page.


ashtu posi...kur ke tere ata qe te ndjekin, as qerpiku e as syri mos te te levizi!
 
Back
Top