Shfletimi si vizitorë është i kufizuar

Basha: Fituam betejën më të madhe

basha-fitore.jpg

Në daljen e parë për mediat, pas vendimit të Kolegjit Zgjedhor, kandidati i PD-së për Tiranën Lulzim Basha, deklaroi se beteja më e madhe është fituar, kjo për të dëgjuar zërin e qytetarëve, në respekt të ligjit dhe të kushtetutës.


“Para pak orësh, Kolegji Zgjedhor mori një vendim duke lënë në fuqi vendimin e KQZ-së, për të numëruar çdo votë. Në pritje të certifikimit përfundimtar dhe në respekt të tij, dua t’ju them se sot, jam shumë i lumtur sepse ka patur një motiv, dëgjimin e zërit të qytetarit.


Më vjen shumë mirë që çdo votë u numërua e rregullt, sipas ligjit dhe kushtetutës dhe me një transparencë të admiruar deri më sot. Kjo është fitorja më e madhe”, tha më tej Basha

albeu
 

Konkursi Letërsisë

  • C'est la vie

    Votat: 8 61.5%
  • Harro të më harrosh

    Votat: 5 38.5%
  • Mëngjese pranvere

    Votat: 2 15.4%
Back
Top