Basha: Demokracia në rrezik

NeVertiti

~Kohe & Stine~
Staf në FV.AL
Themelues
Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha e cilësoi futjen në kalendarin e Kuvendit të reformës administrativo-territoriale pa konsensusin e opozitës si një përpjekje për të grabitur procesin zgjedhor.

BASHA%2014_9.jpg


“Për këtë javë kanë futur në kalendarin e punimeve të Kuvendit manipulimin elektoral dhe politik të hartës administrative dhe territorale përmes një pseudo-reforme, pa konsensusin e opozitës dhe kundër interesave të qytetarëve. Shumica si asnjëherë tjetër në këto 23 vite refuzoi konsensusin në Kuvend, refuzoi bashkëjetesën politike”, tha ai.

Ligji për nëpunësin civil, ndryshimet në ligjin për Kontrollin e Lartë të Shtetit dhe ai në Inspektoriatin e Lartë të Kontrollit dhe Deklarimit të Pasurive, për opozitën janë përpjekje të mazhorancës së majtë për të vënë nën kontroll institucionet e pavarura, përfshirë këtu edhe atë që PD e quan marrje e kompetencave të Presidentit të Republikës.

“Emërimi i kreut të ILDKP-së nga Kuvendi me propozim të Presidentit është një element kontrolli dhe balance që garanton pavarësinë e ILDKP-së, që garanton transparencë dhe suksesin në luftën kundër korrupsionit. Me marrjen e kësaj kompetence, Rama-Meta legalizojnë kapjen e paligjshme të institucionit. Po dje u hapën rrugë për ndryshime në ligjin e KLSH dhe po përgatitet heqja e kompetencave të Presidentit si Komandant i Përgjithshëm i Forcave të Armatosura. I gjithë ky revansh përkon në kohë me aminstimin famëkeq të blerjes së votave në Korçë”, tha kreu i PD-së.

Opozita thotë se me këto ndryshime është në rrezik demokracia parlamentare dhe shteti ligjor dhe përballë asaj që kreu i demokratëve e quan si hapësirë e ngushtuar në Kuvend, opozita do të kërkojë forma të tjera proteste, duke iu referuar këtu manifestimeve në rrugë.

“Jam këtu për të denoncuar publikisht autorët e këtij revanshi të pashembullt. I paralajmëroj në emër të PD, të opozitës shqiptare, në emër të të gjithë shqiptarëve që kanë në mendje dhe zemër idealet e qeverisje demokratike, hiqni dorë nga kapja e shtetit, nga zhbërja e demokracisë parlamentare! Hiqni dorë nga agresioni kundër votës së lirë dhe të barabartë! votuesit ju kanë votuar për të realizuar premtimet tuaja, jo për të shkatërruar demokracinë. Partia Demokratike, opozita dhe qytetarët nuk do ta lejojnë në asnjë mënyrë projektin tuaj ogurzi oligarkik”, tha Basha.

Pd është e angazhuar në luftëne saj parlamentare, por nuk do të mjaftohemi me hapësirën gjithmonë e më të ngushtuar të parlamentarizmit në shqipëri, ndaj ne do t’i kthehemi sovranit dhe do të bëjë të mundur mbrojtjen e demokracisë parlamentare dhe shtetit ligjor me cdo kusht. / Top Channel
 
Pe: Basha: Demokracia në rrezik

Shqiperia duhet te ndahet ne 4 vllajete:

vilajeti i pare tirana me ne krye vezir edi *** rama, ku perfshin durrsin elbasin krujen.

vilajeti i dyte vlora,me vezir gramos *** ruci, ku futet edhe tepelena, gjirokastra, fieri

vilajeti i trete skrapari me sulltan ilir *** meta ku ben pjese korca, berati, permeti

vilajeti i katert veriu, me vezir ilir *** beqja

Hajduti
 
Pe: Basha: Demokracia në rrezik

O Salul Berasha, ndoshta ke te drejte qe demokracia eshte ne rrezik por thene nga ty kjo s`ka piken e vleres.Po kur i fale detin Greqise si minister i jashtem nuk ishim ne rrezik???Po kur vodhe rrugen e kombit si minister i transporteve nuk ishim ne rrezik???Po kur vrate protestues ne bulevard nuk ishim ne rrezik?Po kur hodhet ne ere nje fshat te tere nuk ishim ne rrezik???Po kur shto miell e shto uje me Ristanin u bere kryetar bashkie nuk ishim ne rrezik???Po kur ja fute Kolit (rahmet paste) per kryetar pd duke hequr e shtuar emra nga lista e antareve te pd-se nuk ishim ne rrezik???
E perseris, jo se nuk mund te kesh te drejte por thene nga ty kjo gje ska piken e vleres, sido qe te vije puna me keq se me ty s`do jete dhe kjo eshte e sigurt.Tjeter gje ama qe populli shqiptar meriton klase tjeter politike e as ty e as edi ramen!
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Brenga ime dashuri

    Votat: 7 41.2%
  • 2-Botë e mjerë

    Votat: 4 23.5%
  • 3-Shitësja e farave

    Votat: 6 35.3%
Back
Top