Basha: 180 mijë vota pa u numëruar, PS të mos bllokojë procesin
TIRANE – Lajmifundit – Kandidati i Partisë Demokratike Lulzim Basha ka bërë thirrje pak çaste më parë që procesi i numërimit të votave të vazhdojë normalisht.
Basha denoncoi bllokimin e numërimit “nga pala tjetër në qendrat që favorizojnë PD-në”, duke theksuar se numërimi deri tani është zhvilluar në qendrat që favorizojnë Partinë Socialiste.
“Ka edhe 180 mijë vota, duhet të numërohen me qetësi e transparencë”, tha Basha. Ai përsëriti se është i vendosur të respektojë numërimin e çdo vote.
“Bazuar në të dhënat e mia, kam besim në konfirmimin e fitores së shumëpritur në Tiranë”, theksoi Basha.lajmifundit
![basha_ali_demi_200_200.jpg](/proxy.php?image=http%3A%2F%2Fwww.lajmifundit.com%2Fimages%2Fresized%2Fimages%2Fstories%2Ffushata2011%2Fbasha_ali_demi_200_200.jpg&hash=0736a084cf60f148aa939663e25e456b)