Barroso konfirmon vizitën në Tiranë pas zgjedhjeve

eGo0sTyle

System Engineer
f404c20db91a072867ee244b9e76a049.jpg


Ambasadori Sequi takon Topin”: Zgjedhjet duhet të jenë të lira, të ndershme dhe me standarde

Përfaqësuesit e Komisionit Europianë po intesfikojnë takimet me aktorët kryesor politik në vend përpara zgjedhjeve dhe po kështu planifikojnë vizita të rangut të lartë edhe pas përfundimit të tyre. Paraditen e djeshme ishte kreu i delegacionit të Bashkimit Europian në Tiranë, Ettore Sequi i cili zhvilloi një takim me Presidentin e Republikës, Bamir Topi, për të diskutuar me të në lidhje me fushatën dhe procesin zgjedhor të 8 Majit. Po kështu sipas zyrës së shtypit të Presidentit, Sequi e informoi Topin në lidhje me vizitën 13 ditë pas zgjedhjeve që do të zhvillojë në Tiranë, Presidenti i Komisionit Evropian, Hose Manuel Barroso, i cili do të shoqërohet edhe nga një delegacion zyrtar i nivelit të lartë. Përsa i përket zgjedhjeve gjatë bisedës me kreun e shtetit, kreu i delegacionit të KE-së, Sequi ka theksuar nevojën e një fushate të qetë dhe të civilizuar, pa incidente dhe tensione elektorale. Po kështu përfaqësuesi i KE-së i akredituar në Shqipëri ka kërkuar që zgjedhjet lokale të 8 Majit të jenë të lira dhe të ndershme dhe të arrijnë standardet europiane. Ashtu si edhe përfaqësuesit e tjerë të KE-së, Sekui ka vendosur theksin tek rëndësia e madhe që kanë zgjedhjet e muajit të ardhshëm për sa i përket rrugëtimit të Shqipërisë drejt Bashkimit Europian. Nga ana e tij, Presidenti Topi ka theksuar gjithashtu rëndësinë e madhe që kanë zgjedhjet e lira dhe të ndershme edhe për të ardhmen e vendit. Këto zgjedhje marrin një rëndësi të madhe për shkak se Shqipërisë prej dy vitesh po përjeton një krizë të thellë politike mes mazhorancës dhe opozitës dhe për këtë arsye ndërkombëtarët presin që pavarësisht rezultatit zgjedhjet që këto zgjedhje të pranohen nga palët. Mospranimi i zgjedhjeve parlamentare të 2009-ën solli edhe probleme të madhe përsa i përket krizës shqiptare, e cila kulmoi në 21 janar, kur katër të vrarë mbeten përpara godinës së këshillit të Ministrave. Mos arritja e zgjedhjeve të lira dhe të ndershme në 8 Maj, jo vetëm që do të ndikonte negativisht në atmosferën politike mes palëve, por do të penalizonte Shqipërinë edhe për marrjen e statusit të vendit kandidat në Bashkimin Europian.
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Brenga ime dashuri

    Votat: 7 41.2%
  • 2-Botë e mjerë

    Votat: 4 23.5%
  • 3-Shitësja e farave

    Votat: 6 35.3%
Back
Top