Barroso anulon vizitën?

WxP

Staf në FV.AL
Adm
Presidenti i Komisionit Europian po mendon seriozisht mosardhjen në Tiranë ditën e premte për shkak të injorimit të mesazheve të Perëndimit. Burime pranë kabinetit të zotit Barroso bënë të ditur se Presidenti i Komisionit Europian po reflekton seriozisht që të anulojë vizitën në Shqipëri.

Kjo, sepse vijuan burimet, në kushtet e krijuara pas ngjarjeve në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve, krerët e institucioneve shqiptare nuk e meritojnë dhënien e mesazheve pozitive për integrimin.

Politika shqiptare, sipas Presidentit Barroso, ende nuk ka arritur shkallën e pjekurisë për të merituar një vlerësim pozitiv.

Një vendim përfundimtar për këtë do të merret brenda ditës së enjte.



Top-Channel
 

Attachments

  • barroso.jpg
    barroso.jpg
    15.2 KB · Shikime: 88
Back
Top