Ban Ki-Moon përgatit një raport të ri për Kosovën

Ado

FISEBILIL-LAH
Deri në fund të këtij muaji, sekretari i përgjithshëm i OKB-së, Ban Ki-Moon, do të përgatisë një raport të ri për Kosovën. Ky raport, sipas raporteve të mediave, pritet të diskutohet nga Këshilli i Sigurimit në muajin tetor.

Po ashtu thuhet se raporti pritet të përfundojë para se Asambleja e Përgjithshme e OKB-së të deklarohet për nismën e Serbisë që pavarësia e Kosovës të diskutohet në Gjykatën Ndërkombëtare të Drejtësisë.

Në pjesën e tij të raportit, shefi i UNMIK-ut, Lamberto Zannier, do të përsërisë se nuk ka fuqi për të vendosur autoritetin e tij në shumë fusha, porse do të vazhdojë të ndihmojë rreth dialogut midis Kosovës e Serbisë.

Ai gjithashtu do të flasë për kufizimin domethënës të stafit të UNMIK-ut, por mbajtjen e zyrave në Mitrovicën e Veriut dhe në tri “enklava” në Kosovën Qendrore. /Telegrafi/
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Nje veshtrim, nje dashuri.

    Votat: 5 21.7%
  • 2-Agim shpërthyes

    Votat: 2 8.7%
  • 3-Për të voglën

    Votat: 1 4.3%
  • 4-Qiriu pa fjalë

    Votat: 4 17.4%
  • 5-Për të satën herë ….

    Votat: 2 8.7%
  • 6-Tik tak.

    Votat: 3 13.0%
  • 7-Nuk je më vetëm.

    Votat: 6 26.1%
Back
Top