Ballsh, Berisha: Muajin tjetër marrim statusin

Love

βeℓℓe â๓e
Kryeministri Berisha, zhvilloi një takim ditën e sotme në Ballsh me mbështetësit e tij. Ai ftoi banorët që të votojnë, atë që e cilësoi si zhvillimin e mëtejshëm të vendit, duke shtuar se vota për PD-në, është votë drejt një rruge të mbarë.

Berisha-DDDD.jpg


“Të bashkohemi për Mallakastrën e zhvilluar, kemi investuar këtu dhjetëra herë më shumë se më parë, ftoj socialistët të bashkohen me ne. Do të lidhim Ballshin me autostradën, do të ndërtojmë të gjitha rrugët e fshatrave, çdo shkollë e qendër shëndetësore që ka mbetur pa ndërtuar.

Muajin që vjen ne do të marrim statusin e vendit kandidat, do të hapim negociatat, do të përfitojmë qindra mijë euro investime. Zhvillimi i një vendi ka si kusht rritjen e mirëqenies, të të ardhurave. Ne po rritim rrogat dhe pensionet, po zgjerojmë fermat, jemi në rrugë të mbarë, le të vazhdojmë së bashku”,
tha ai.

Më tej ai iu drejtua socialistëve duke thënë: “Ju ftoj të mendoni një herë për kryetarin tuaj që nuk e shqipëroi njëherë fjalën rritje rrogash apo pensionesh. Premton heqjen e TVSH-së që ta marrin tregtarët, jo ju. Ne ju premtojmë rimbursim në dorë që të lulëzoni fermat”, tha Berisha.

Sipas kryeministrit, Rama punon vetëm për të siguruar një karrige. “Sali Berisha votën tuaj nuk e do për karrigen e tij, por që të vazhdojmë projektet, të ecim në rrugën e zhvillimit, integrimit, ndërsa shoku i autobusit s’mendon asgjë përveç karriges dhe autobusit të tij”, përfundoi Berisha.
Shekulli
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Nje veshtrim, nje dashuri.

    Votat: 4 26.7%
  • 2-Agim shpërthyes

    Votat: 2 13.3%
  • 3-Për të voglën

    Votat: 1 6.7%
  • 4-Qiriu pa fjalë

    Votat: 3 20.0%
  • 5-Për të satën herë ….

    Votat: 2 13.3%
  • 6-Tik tak.

    Votat: 0 0.0%
  • 7-Nuk je më vetëm.

    Votat: 3 20.0%
Back
Top