Ballokume

sweetzzinna

Dum spiro, spero くる
Gatimi : Ballokume
Perberesit :1 kg sheqer, 0.5 kg tëlyn (gjalp), 1 kg miell misri i situr, një dorë miell gruri, 8 kokrra vezë, 1 filxhan qumësht; një enë e madhe bakri e pakallajisur ose përndryshe prej qelqi.
Pergatitja : Gatimi
Tretet gjalpi dhe pastaj rrihet me sheqerin deri sa të bëhet një masë e bardhë. E mira është që rrahja e masës të bëhet me dorë, sepse fundi i rrahjes ndjehet kur të duket se preken fije me dorën që po përzien masën. Ndërsa vezët përzihen shtohet dalëngadalë sheqeri i bere pluhur. Rrahja derisa te behet nje mase e vetme.
Pastaj hidhet mielli dalëngadalë duke vazhduar përzjerjen. Kujdes në hedhjen e miellit, sepse mielli i tepërt i bën të forta ballakumet pas pjekjes. Prandaj, pasi është harxhuar sasia e paracaktuar e miellit, brumi lihet rreth 15 minuta në qetësi pavarësisht se ai mund të duket i qullët. Kjo kohë mjafton që grimcat e miellit të thithin lagështirën e brumit të qullët. Pas kësaj brumit mund t’i shtohet edhe një dorë miell nëse është e nevojshme kur ai mbetet si i qullët.
Kështu me këtë brumë ballakumet nuk do mund të shtrihen gjatë pjekjes.
Ne kete shkrim eshte shkruar qe ballakumet duan qumesht. Ne receten tipike elbasanese qumshti nuk eshte i nevojshem
Pjekja
Pudroset tepsija me miell dhe mbi të vendoset topat e brumit me madhësinë e grushtit të dorës. Pastaj futet tepsija në pjekje për rreth 40 minuta në 170°C deri sa të formojë pak kore (jo të skuqet). Nxirret tepsija dhe lihet të ftohet me qëllim që ballakumet të shkëputen lehtësisht.
 
Aman se e di sa kam pa ngrene? :(
 
Konkursi Letërsisë

  • 1-Nje veshtrim, nje dashuri.

    Votat: 1 12.5%
  • 2-Agim shpërthyes

    Votat: 1 12.5%
  • 3-Për të voglën

    Votat: 1 12.5%
  • 4-Qiriu pa fjalë

    Votat: 3 37.5%
  • 5-Për të satën herë ….

    Votat: 1 12.5%
  • 6-Tik tak.

    Votat: 0 0.0%
  • 7-Nuk je më vetëm.

    Votat: 1 12.5%
Back
Top