Bakteri që gjunjëzoi Bizantin

Arfenilla

Themelues i Forumit
Një grup studiuesish kanadezë kanë zbërthyer sekuencat e ADN-së së bakterit që mendohet se është shkaktari i një epidemie që goditi Perandorinë Bizantine në vitet 541-542.
foto.php


Rezultati është befasues për shumë studiues. Bakteri që vrau miliona në Kostandinopojë dhe në mbarë territoret e perandorisë së udhëhequr në atë kohë nga Justiniani, nuk është përgjegjës për pandemitë e mëvonshme që kanë goditur njerëzimin, përfshirë këtu edhe atë të “Vdekjes së zezë” të vitit 1348, që shfarosi gjysmën e popullsisë së gjithë Europës.

Nga analizat e kryera nga studiuesit e Universitetit McMaster bakteri përgjegjës i epidemisë bizantine është ‘zhdukur’ pa lënë gjurmë. Ata thonë se i njëjti bakter gjendet në ditët e sotme tek minjtë, por i heshtur dhe i paaftë për të mbijetuar në një mjedis tjetër.

Nga të dhënat e kohës mendohet se rreth në kulmin e epidemisë 10 mijë vetë vdisnin cdo ditë në Kostandinopojë dhe numri i viktimave në gjithë perandorinë shkon nga 25 mln deri në 100 milion njerëz.

Për vite me radhë studiuesit dhe mjekët besonin se i njëjti bakter që shkaktoi epideminë e 541-542 ishte përgjegjës edhe i pandemisë që goditi Europën, Afrikën e Veriut dhe pjesën më të madhe të Azisë në vitet 1347-1352.

Pandemia e 1347 mendohet se ka ardhur nga Azia Qendrore duke u përhapur me shpejtësi në lindje, drejt Lindjes së Mesme e më pas në Europë dhe Afrikën e Veriut.

50-60 përqind e popullsisë së përgjithshme të Europës u shfaros, ndërsa vec vdekjes, pandemia shkaktoi një revolucion të vërtetë në shoqërinë njerëzore. Në fund të pandemisë u rrit sipërfaqja e tokës për frymë, duke i dhën hov zhvillimit në vitet e mëvonëshme.B tribuna
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Brenga ime dashuri

    Votat: 7 41.2%
  • 2-Botë e mjerë

    Votat: 4 23.5%
  • 3-Shitësja e farave

    Votat: 6 35.3%
Back
Top