fcbesia
Anëtar i Respektuar
Në momentin kur bashkëshortja Shkëndija ia ka tërhequr vërejtjen Dukagjin
Spahisë që të ketë kujdes se mos po rrëzohet djali nga dritarja e banesës, ai me pik të kastit fëmijën e tij trevjeçar e ka lëshuar prej katit të dytë e në beton. Shkëndija e tmerruar, e cila që një javë po i qëndron afër në QKU
djalit trevjeçar, Muhametit, tregon se kur ka shikuar në drejtim të burrit, e ka parë atë se po e mbante fëmijën për të dy këmbëve me kokë teposhtë. Për një moment, thotë ajo, e ka lëshuar prej duarve dhe fëmija është përplasur
në tarracën para banesës. Fëmija ka thyer kafkën dhe ka marrë lëndime në fytyrë, mirëpo mjekët thonë se është jashtë rrezikut për jetë. Kjo ngjarje e tmerrshme, e cila ka tronditur të gjithë të njohurit e kësaj familjeje, ka ndodhur në bllokun që gjendet në Rrugën “Yll Morina”, në qytetin e Gjakovës.
Shkëndija ka thënë për Express se ngjarja ka ndodhur rreth orës pesë të mbrëmjes, të shtunën e kaluar, në kohën kur pjesa tjetër e familjes po hante bukë. Sipas saj, fillimisht burri, Dukagjini e ka marrë fëmijën më të vogël të tij
dhe e ka afruar afër dritares. “Për një moment e kam parë burrin kur ka kapur djalin prej të dyja këmbëve dhe e ka gjuajtur me krye në beton”, tregon Shkëndija,sipas së cilës bashkëshorti i saj është në depresion që një kohë. Shkëndija thotë se pa shpirt ka zbritur shkallëve të banesës për të ndihmuar birin e saj, i cili prej përplasjes nga lartësia fillimisht kishte humbur vetëdijen.
“Kam nga poshtë, e kam marrë djalin, por kur e kam kapë, ai u konë nja 10 – 15 minuta pa vetëdije. Kur është kthjellur, ka filluar të qajë dhe të vjellë”, tregon ajo. Menjëherë Muhametin e vogël, nëna Shkëndija e ka nisur për në
Qendrën Emergjente në Prishtinë. “Djali ka thyer pak kafkën, kurse syrin e ka të lënduar në anën e djathë. Mjekët po më thonë se gjendja e tij është e mirë”, rrëfen ajo, e ulur te koka e Muhametit. Pak minuta pasi e ka hedhur
pjellën e tij nga dritarja, Dukagjini është dorëzuar në polici.
“Kur e gjujti djalin, nuk erdh me m’ndihmu për me e çu te mjeku, por shkoi e u dorëzu në polici”, thotë ajo, e cila me forca të veta ka arritur që deri në spital ta sjell fëmijën të gjallë. Mjekët po e kontrollojnë gjendjen e fëmijës në çdo kohë, duke shikuar nëse do të ketë nevojë për të ndërhyrë me ndonjë operacion eventual. “ Ky fëmijë është duke përdorur disa terapi. Pasi t’i bëjmë CT-në, do të mund të shohim nëse ka nevojë për ndonjë ndërhyrje kirurgjike”, i tha gazetës një mjek kujdestar në repartin e Neurokirurgjisë. Disa të afërm të kësaj familjeje tregojnë se fatin e keq të Muhametit kohë më parë ka mundur ta pësojë edhe vajza e madhe e familjes Spahia. “Ky nuk është rasti i vetëm kur Dukagjini tenton t’i mbysë fëmijët e tij nga hedhja prej dritareve. Ai para një kohe ka tentuar ta gjuajë vajzën e tij të madhe, por ka dështuar për shkak se vajza është e rritur dhe nuk ka mundur ta kapë”, tregojnë të afërmit e familjes. Sipas bashkëshortes së Dukagjinit, telashet e këtij çifti kanë filluar para disa kohësh. Ajo tregon se ka disa muaj prej kur burri ka filluar t’i bëjë zullum familjes. “Për shkak të depresionit të tij, kemi pasur presion shumë të madh”, rrëfen ajo, e cila është nënë e dy vajzave dhe dy djemve. Asnjëri prej anëtarëve të familjes nuk punon. “Burri deri para katër muajve ka punuar në një shitore ushqimore. Tash edhe ai është i papunë”. Shkëndija thotë se nga frika se ajo gjendet në Prishtinë, fëmijë e tjerë i ka dërguar te motra. Ajo po pret shërimin e djalit për të vendosur për lidhjen e mëtutjeshme të saj me burrin që herë pas here vendos t’i gjuajë fëmijët e tij nga dritarja.
Foto:3 vjeçari Muhamet Spahia

Express
Foto:3 vjeçari Muhamet Spahia