Baba Ti Me Vrave.Nje Histori E Dhimshme…

Indola

Adiafori otan prepei
atixima.jpgNe nje rruge para syve te nje zonje,ndodhi nje aksident.Me rezultat nje djalosh te plagoset rende,me ndihmen e disa njerzve qe ndodheshin aty vune 20-vjecarin ne makinen e zonjes e cila e transportoj menjehere ne spital…Djaloshi kishte emoragji,zonja arriti ne spital sa me shpejt qe mundej.Turni i nates morri djaloshin nga makina e zonjes dhe e futen brenda,hyri bashke me ta dhe zonja per te mesuar kush ishte djaloshi dhe per te njoftuar familjen e tij.
Mjeket e turnit diagnozuan se duhej menjehere te hynte ne sallen e operacionit,njofuan kirurgun i cili per te bere operacionin donte 1000 euro!
Ja thane zonjes e cila i pyeti cfare ndodh? dhe qe nuk e njihnte djaloshin.
Informuan mjekun por atij nuk i interesonte kjo donte parate.
Zonja duke pare djaloshin qe ngadale po vdiste tha: Mire vazhdoni po shkoj te sjell leket.
Dhe me te vertet zonja solli leket dhe atehere mjeku erdhi.
Por cfare IRONI! Ti lojrash te ruan nganjehere jeta,kete nate dashuria e tij per para!
Sapo pa djaloshin ai shtangu,ngeli ne vend,u zverdh,u zbardh,morri ngjyren e te vdekurit.
Rra mbi djaloshin duke uleritur! Dhe djaloshi tha fjalet e tij te fundit
-Baba me vrave dhe dha shpirt.
Zonja e deshperuar nga kjo ngjarje me lot ne sy,hodhi paret ne fytyre te mjekut dhe tha…
-Merri te besh varimin e djalit tend!.



SHQIPERIASOT
 
Last edited by a moderator:
Titulli: Baba Ti Me Vrave.Nje Histori E Dhimshme…

Kamia kjo eshte histori e vertet??????? ....Ndoshta edhe eshte por se di jam pak skeptike se gazetat dhe revistat ndonjehere mbushen me "histori te verteta" per tu shitur.
 
Re: Baba Ti Me Vrave.Nje Histori E Dhimshme…

Wow ,,trupi po me renqethet,,,Por gjimone eci me kete parim,,,vepro ashtu si do te doje te te trajtonin ty,,,dhe bota do ishte me e bukur...

Jeta shkruan skenare qe as hollywood nuk i ka shkru akoma :(
 
Redaktimi i fundit:
Titulli: Baba Ti Me Vrave.Nje Histori E Dhimshme…

hmmmm kjo eshte jeta e shekullit te gjthe shikoj interesin askush nuk te don me zemer siq po shohim edhe ketu
 
Titulli: Baba Ti Me Vrave.Nje Histori E Dhimshme…


Mjeket e turnit diagnozuan se duhej menjehere te hynte ne sallen e operacionit,njofuan kirurgun i cili per te bere operacionin donte
1000 euro!

-Merri te besh varimin e djalit tend!.

Burimi:SHQIPERIASOT

Eshte e vertete se sistemi shendetsore nuk funksionon se bukuri ke ne ama ky eshte nje lajm me teper me dramaticitet te panevojshem.

Kjo nuk munde te ndodhe. :karton
 
Pe: Baba .. Ti me vrave (histori e dhimbshme)

Me të vertetë çfarë kohe ka ardhur, sot nuk ke mjek të mirëfilltë.
Zakonisht kur shkoj te mjeku, atij më së pari i intereson se nga
do tî merr paratë, se sa ajo çfarë kam unë.
Tri herë më ka ndodhur deri më tani ta dërgoj të shoqen time
në urgjencë: së paku nga 2 orë më ka ra për secilën herë të pres.
Bile, njëherë na kthyen pa vërtetuar mirë gjedjen, sa që rrezikuan
edhe jetën e saj, kështu që të nesërmen prap m'u desht natën ta
dërgoj në urgjencë.
Sinqerisht, humanizëm e mëshirë në ditë të sotme shumë pakëz
ka mbetur.
 
Redaktimi i fundit:
Pe: Baba .. Ti me vrave (histori e dhimbshme)

Gjithcka lahet ne kete bote...por sa keq qe 20 vjecari ska pas faj dhe ai mjeku se ka shly me koken e tij
 
Titulli: Baba Ti Me Vrave.Nje Histori E Dhimshme…

Kur vin rast urgjence, ke me kohe te thuash qe duhen 1000 euro?!
Gjynah per djalin, por mbase i duhej nje shupllake nga jeta te nderuarit baba, per te vlersuar me shume njerzit!

Edhe pse duken abstrakte keto raste, me kane bere pershtypje dhe disa te tjera qe kane pas lidhje me femra shtatzane, te cilat kane humbur femijet, vetem se skan pasur leke te paguajne doktorin apo siguracionet. Nuk mund te lesh njeriun te te vdesi para syve, e mos i japesh nje dore ndihme ( aq kohe sa e ke mundesine). Ku mbeti etika?! Ku mbeti betimi? Ku mbeti morali jot si njeri?
 
Titulli: Baba Ti Me Vrave.Nje Histori E Dhimshme…

Vertet nje histori e dhimbshme por ne vete permban shume mesazhe te medha !
Se pari mesazhi i djalit te vdekur , baba ti me vrave - per mua te thuash kete fjale ne momentin e vdekjes ka domethenie kjo fjale .Pastaj reagimi i mjekut , nese kjo keshtu ka ndodhur nje mjek i tille nuk e meriton aty te punoj ?! E me se shumti me la pershtypje mesazhi i gruas , merri parat dhe beje varrimin e djalit tend ! Keto fjale jane vrasese per njeri qe ka besim , ka turp e qe ka ndergjegje . Por nje njeriut kur i mungon besimi , kur i mungon qellimi i jetes se tij , kur i mungon Zoti . Ai eshte i prishur ne zemer , per te Zot eshte paraja ! Ai as nuk mendon se ka femije , as nuk mendon se edhe atij neser do ti vi e gjendja ashtu , e as mendon se edhe ai neser ko me vdek ! Per njerzit te tille , me rendesi eshte vetem kjo dynja ........ syte e tyre shohin para - vetem para , me nje fjale vetem materializem .
Zoti inshalla s'na spovon ne kete menyre . Kush eshte i menqur pej ketij rasti mund te nxjerr shume mesazhe .
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Nje veshtrim, nje dashuri.

    Votat: 5 21.7%
  • 2-Agim shpërthyes

    Votat: 2 8.7%
  • 3-Për të voglën

    Votat: 1 4.3%
  • 4-Qiriu pa fjalë

    Votat: 4 17.4%
  • 5-Për të satën herë ….

    Votat: 2 8.7%
  • 6-Tik tak.

    Votat: 3 13.0%
  • 7-Nuk je më vetëm.

    Votat: 6 26.1%
Back
Top