Baba Mondi: Skënderbeu ka qenë misionari i parë i bektashizmit

Lauri

Anunnak
Kryegjyshi botëror i bektashizmit, Baba Edmond Brahimaj (Baba Mondi), në një intervistë për GSH, thotë se Skënderbeu ka qenë misionari i parë i bektashizmit.

“Tarikati islam i bektashizmit ka një prejardhje nga Haxhi Bektashi, i cili ngriti teqenë e parë në Turqi në vitin 1282. Ai ishte misionar në Ballkan dhe kishte si qëllim përhapjen e fesë islame me urtësi. Bektashinjtë janë të parët që kanë përhapur fenë islame në Perëndim, me urtësi, mirësi e dashuri, dhe kjo është baza e këtij tarikati. Më pas misionarët kanë ardhur me Perandorinë Osmane dhe bektashizmi u përhap në të gjithë Shqipërinë, me 113 teqe e 600 tyrbe. Po ashtu në Greqi ka pasur 40 objekte të kultit bektashian, në Maqedoni 53, në Kosovë 15, në Mal të Zi 3 dhe në Serbi 2 të tilla. Ndërsa në Turqi ka pasur 700 objekte të kultit bektashian,” thotë Baba Mondi.

Por i pyetur se pse nuk u bë Turqia qendra e bektashizmit, por Shqipëria, ai thotë: ‘Turqia ishte qendra e bektashizmit, por duke qenë perandori, gjithçka kontrollohej. Bektashizmi është një tarikat i besimit islam i civilizuar, që përcillet me dashuri e paqe. Mirëpo sunduesit nuk duan dashuri, duan përçarje. Sulltan Mahmuti, duke e parë këtë besim si përparimtar, i vrau bektashianët dhe ndër ta edhe ushtrinë jeniçere, e cila zbatonte urdhrat e Haxhi Bektashit. Sulltani, duke qenë lakmitar, donte t’ia humbte gjurmët. Kjo ishte shkelja e parimeve të bektashizmit, që i dha fund bektashizmit turk. Misionari i parë bektashian ishte Skënderbeu, i cili u shkëput nga Turqia për të treguar se luftonte me parullën “Pa atdhe nuk ka fe”. Skënderbeu ishte misionar i sulltanit dhe për t’u bërë kryetar i ushtrisë, duhej të merrte dorën e të bëhej bektashi. Babai që i dha uratën dhe e bëri bektashi Skënderbeun, sulltan Mahmuti, i kërkoi ta kthente atë në Turqi. Ai refuzoi ta kthente, duke i thënë se Skënderbeu po luftonte për kombin e tij me parullën “Pa atdhe nuk ka fe”. Për këtë arsye sulltan Mahmuti e dogji në zjarr, dhe Skënderbeu vazhdoi luftën. Kjo është e vërteta, jo ajo që thonë historianët. Më pas, nga viti 1700 pati shumë baballarë bektashinj shqiptarë që i dhanë jetë këtij tarikati. Ishte Ali Pasha, i cili i mbështeti bektashinjtë dhe baballarët shqiptarë u bënë të dëgjuar dhe morën forcë. Kështu, në Kongresin e Tretë të Bektashinjve në Korçë, u vendos që qendra do të ishte Shqipëria. Bektashinjtë ishin të parët ata që u ndanë nga Perandoria turke. Në Kongresin e Lushnjës, bektashizmin për veprimtaritë patriotike e quajtën për herë të parë komunitet të veçantë. Më pas ishin vëllezërit Frashëri që i dhanë zhvillim kombëtar këtij tarikati paqësor e njëherësh patriotik. Të gjithë patriotët më të mëdhenj të Shqipërisë kanë qenë bektashinj, dhe kanë kryer një rol absolut në pavarësinë dhe rilindjen e vendit. Mbreti Zog kishte një lidhje të ngushtë me këtë tarikat dhe nëna e vet ka qenë ithtare e fortë e bektashizmit. Ishte ai që pranoi Kryegjyshatën Botërore, pas kërkesës që iu bë nga kleri bektashian dhe Kryegjyshi botëror. Madje në atë kohë, në parlament u luftua që bektashizmi të bëhej fe kombëtare, por mbreti Zog nuk e arriti dot. Papa Gjon Pali II ka thënë: “Po të mos ishin bektashinjtë, nuk do të kishte Shqipëri”.”
/tema
 
Titulli: Baba Mondi: Skënderbeu ka qenë misionari i parë i bektashizmit

Sulltan Mahmuti ka desht me hek te devijuar qe thrrasin ne Islam jo qe i ka interesu bektashizmi por keta te ster devijuar ma te devijuar se fete tjera therrasin ne Islam qe s'eshte ai Islami i vertet qe therrasin keta injorant.
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Brenga ime dashuri

    Votat: 7 41.2%
  • 2-Botë e mjerë

    Votat: 4 23.5%
  • 3-Shitësja e farave

    Votat: 6 35.3%
Back
Top