Azilkërkuesit në Gjermani, Schmidt: Nuk kanë asnjë mundësi, mund të kthehen vizat

NeVertiti

~Kohe & Stine~
Staf në FV.AL
Themelues
Azilkërkuesit në Gjermani, Schmidt: Nuk kanë asnjë mundësi, mund të kthehen vizat.

schmidt.jpg


Presidenti i Entit Federal për Migrimin dhe Refugjatët në Gjermani, Manfred Schmidt ka bërë një pasqyrë të situatës aktuale të azilkërkuesve në Gjermani, ku vetëm në pak kohë, 30 mijë prej tyre janë nga Shqipëria. E ky numër është shqetësues.

“Ne kemi një numër shumë të madh azilkërkuesish këtu në Gjermani. Gjatë këtij viti kemi llogaritur që kanë ardhur 450 mijë të tillë. Kryesisht, vendi nga vijnë më së shumti është Siria, por ajo që ne na shqetëson më tepër aktualisht është se vendi i dytë nga vijnë ata është Shqipëria. Për një kohë të shkurtër na kanë ardhur rreth 30 mijë aplikues. Këta azilkërkues nga Shqipëria kanë mundësi shumë të pakta për të fituar të drejtën e azilit në Gjermani. Arsyet që paraqesin ata për të kërkuar azil janë shumë të dobëta”, tha Manfred Schmidt.

Për sa i përket shtetasve shqiptarë që janë aktualisht në Gjermani, Schmidt ka siguruar se ata do të kthehen.

“Ne kemi filluar procesin e përshpejtimt të procedurave për kthimin e azilkërkuesve shqiptarë në vendin e tyre. Për një muaj janë marrë rreth 5000 vendime negative dhe azilkëkuesit do të kthehen në Shqipëri. Gjithashtu, ka edhe një marrëveshje mes landeve të Gjermanisë, që aplikuesit për azil do të qëndrojnë në shtëpitë e strehimit ku vendosen fillimisht, e nuk do të shpërndahen nëpër komuna të tjera, pasi për ta do të merret vendim i shpejtë. Jemi duke shqyrtuar çështjet e azilkërkuesve, që vijnë nga Shqipëria dhe kanë arsye shumë të dobëta. Atyre do t’u ndalohet të hyjnë më në Gjermani dhe nuk do t’u mundësohet më leja e qëndrimit”, u shpreh më tej Schmidt.

I pyetur lidhur me pagesat, që janë ofruar deri më tani nga lande të ndryshme të Gjermanisë, për kthimin vullnetar të azilkërkuesve, presidenti Schmidt ka saktësuar se kjo gjë ka ndodhur vetëm në një komunë të Gjermanisë. Por, ai shtoi se Enti Federal për Migrimin dhe Refugjatët, për të gjithë ata azilkërkues që kthehen vullnetarisht në Shqipëri, përmes organizatës IOM, merr përsipër shpenzimet e udhëtimit.

“Azili iu refuzohet shqiptarëve”

Manfred Schmidt: Zgjidhje vetëm nëpërmjet lejeve të punës

Duke u ndalur te disa propozime të ardhura nga parti të ndryshme në Gjermani, për dhënien e vizave të punës, Schmidt ka dhënë një sinjal pozitiv në këtë drejtim.

“Ekzistojnë mendime dhe debate, që ne si shtet të zgjerojmë rregullat për të dhënë leje qëndrimi. Siç dihet, Gjermania ka sistemin më liberal ndër vendet e Europës Perëndimore, sa i përket lejes së qëndrimit. Gjithashtu, dihet që Gjermania ka një sistem dual sa i përket profesioneve, sistem të cilin shumë shtete të tjera nuk e kanë. Po diskutohet që, kriteret që kemi për të fituar një leje qëndrimi, duam t’i lehtësojmë pak për rastet nga Shqipëria. Në këtë mënyrë, shtetasit shqiptarë do të kenë mundësi për të përfituar më lehtë një leje qëndrimi, nëpërmjet profesionit të tyre në Gjermani. Por kjo masë është edhe për të sinjalizuar se, azili është rruga më e gabuar për shqiptarët për t’u integruar në Gjermani”, deklaroi Schmidt.

Manfred Schmidt ka folur dhe për konferencën, që pritet të mbahet në fillim të shtatorit mes krerëve të landeve të Gjermanisë dhe Kancelares Merkel.

“Kjo është konferenca e dytë mes Kancelares Merkel dhe drejtuesve të landeve. Konferenca e parë është zhvilluar më 18 qershor dhe aty janë diskutuar çështjet e kërkesave për azil, të cilat u shtuan në mënyrë drastike, në mënyrë që t’i bënim sa më optimale proceset e azilkërkimit dhe për t’i përshpejtuar ato. Janë diskutuar gjithashtu proceset teknike, ndërsa tashmë në konferencën e dytë do të diskutohet nëse qëndrojnë ato dhe çfarë rezultatesh kanë sjellë, si dhe nëse është e nevojshme për të ndërhyrë dhe për të marrë masa të tjera”, tha Schmidt.

Nëse situata vijon të jetë e tillë dhe numri i azilkërkuesve të jetë i lartë, zoti Schmid nuk ka përjashtuar as kthimin e regjimit të vizave.

“Kjo pyetje është shumë reale dhe e pranishme në Gjermani. Po diskutohet në mënyrë gjithnjë e më të shpeshtë. Vetë fakti, që brenda një kohë shumë të shkurtër kanë ardhur 30 mijë aplikues nga Shqipëria, është shumë shqetësues. Kështu që, nëse numri i azilkërkuesve vazhdon të jetë i lartë, ka mundësi që këto masa ne t’i ndërmarrim për të ndalur ardhjen e azilkërkuesve, të cilët nuk kanë asnjë arsye për ta bërë një gjë të tillë”, paralajmëroi Manfred Schmidt.

E në fund, presidenti i Entit Federal për Migrimin dhe Refugjatët në Gjermani, u ka drejtuar një thirrje të gjithë shqiptarëve, që po mendojnë të udhëtojnë për të kërkuar azil drejt Gjermanisë.

“Ju lutem mos u besoni thashethemeve të gabuara, që vijnë nga trafikantë të qenieve njerëzore, sipas të cilave Gjermania ofron azil për rrethanat për të cilat mbizotërojnë në Shqipëri. Të informohen mbi mundësitë ligjore që kanë shtetasit shqiptarë për të ardhur në Gjermani. Kërkesa e tyre për azil në Gjermani i çon ata në një fatkeqësi”, përfundoi Schmidt.

gazeta-Shqip
 
Titulli: Azilkërkuesit në Gjermani, Schmidt: Nuk kanë asnjë mundësi, mund të kthehen

Gati të kthehen 1400 azilkërkues. Ambasada Gjermane publikon kalendarin

To view this content we will need your consent to set third party cookies.
For more detailed information, see our cookies page.


Që Shqipëria është një nga vendet me numrin më të madh të azilkërkuese në Gjermani, këtë e tregon qartë numri i të kthyerve në atdhe. Deri në fund të shtatorit është bërë plani për rikthimin e të paktën 1400 azilkërkuesve dhe më shumë se gjysma e tyre janë nga Shqipëria.

Ambasada Gjermane shpërndau një listë me datat kur azilkërkuesit do të kthehen, numrin e tyre, si dhe kombësinë. Shumica dërrmuese janë shqiptarë dhe kosovarë, më pak serbë dhe maqedonas. Ambasada Gjermane bëri të ditur se kjo listë është pjesë e aksionit të ndërmarrë nga institucionet gjermane për kthimin e përshpejtuar të azilkërkuesve shqiptarë.

Gjatë ditës, Ambasada Gjermane në Tiranë sqaroi edhe një pretendim të shfaqur nga disa azilkërkues në mediat shqiptare, sipas të cilëve autoritetet gjermane nuk i kishin informuar përpara fluturimit të kthimit për në Shqipëri, por u kishin thënë se po i zhvendosnin drejt një qendre tjetër brenda Gjermanisë. Përfaqësia diplomatike gjermane thotë se ky është një pretendim i rremë. Personat që janë subjekt i rikthimit apo i dëbimit nga Gjermania në kuadër të procedurave të azilkërkimit informohen rreth masave të synuara në përputhje me të gjitha parimet e shtetit ligjor përmes policisë dhe me asistencën e përkthyesve, thuhet në njoftimin e Ambasadës Gjermane.

Zyra e saj në Tiranë sqaroi se “autoritetet përkatëse gjermane janë të pranishme gjatë gjithë procesit të dëbimit dhe u përgjigjen pyetjeve të azilkërkuesve të refuzuar me mbështetjen e përkthyesve, që do të thotë se azilkërkuesit informohen plotësisht rreth të gjitha masave që kanë të bëjnë me ta."

Riatdhesimi i azilkërkuesve do të bëhet me avionë “charter” si më poshtë:

20.08.2015 - rreth 70 shqiptarë dhe 70 kosovarë
26.08.2015 - rreth 70 shqiptarë dhe 70 kosovarë
02.09.2015 - rreth 70 shqiptarë (data e saktë nuk është përcaktuar ende përfundimisht)
03.09.2015 - rreth 70 shqiptarë dhe 70 kosovarë
10.09.2015 - rreth 70 shqiptarë dhe 70 kosovarë
15.09.2015 - rreth 70 shqiptarë dhe 70 maqedonas
16.09.2015 - rreth 70 shqiptarë dhe 70 serbë
17.09.2015 - rreth 70 shqiptarë dhe 70 kosovarë
22.09.2015 - rreth 70 shqiptarë dhe 70 kosovarë
29.09.2015 - rreth 70 shqiptarë
30.09.2015 - rreth 70 shqiptarë dhe 70 kosovarë

/ Top Channel
 
Titulli: Azilkërkuesit në Gjermani, Schmidt: Nuk kanë asnjë mundësi, mund të kthehen

Tani eshte mese e qarte ... Qe kjo Ishte nje gracke politike/marreveshje e politikaneve tone dhe atyre Gjermane ndaj popullit Shqiptar. E c'fare bejne tani ? Dalin dhe ankohen, gjoja qe jane te shqetesuar ... Ndersa njerezit I sorollasin lart e Poshte neper cadra/kampe/male.

Turp te kene.
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Brenga ime dashuri

    Votat: 7 41.2%
  • 2-Botë e mjerë

    Votat: 4 23.5%
  • 3-Shitësja e farave

    Votat: 6 35.3%
Back
Top