Avokat në gjykatë dhe korrier droge në fundjavë. Si u kapën me hashash grupi dhe “Golja” e “Turi Spatka”

NeVertiti

~Kohe & Stine~
Staf në FV.AL
Themelues

Avokat në gjykatë dhe korrier droge në fundjavë. Si u kapën me hashash grupi dhe “Golja” e “Turi Spatka”​

-640-0-619916e1a38d5.jpg


Një dosje hetimore, që flet për aktivitet kriminal të një avokati në qytetin e Korçës, ka çuar në zbulimin e një grupi, që ka trafikuar drogë, në mënyrë të përsëritur nga Shqipëria në Greqi dhe Maqedoni.
Avokati Joni Mosku, gjatë ditëve të javës shërbente si mbrojtës ligjor i qytetarëve të ndryshëm në gjykatën e Korçës, ndërsa në fundjavë shërbente si transportues i lëndëve narkotike nga Shqipëria në Maqedoni.

Rasti është zbuluar nga prokuroria e Korçës, e cila ka hetuar për disa muaj më radhë aktivitetin e paligjshëm të avokatit dhe një personi tjetër, që quhet Ligor Romançka.


Në përgjimet e prokurorisë Romançka, identifikohet me nofkën “Golja”, ndërsa dy personat e tjerë, nga katër që janë ndaluar, janë Idriz Manej me pseudonimin “Shkodrani” ose “Gjyshko” dhe i shoqëruari, Andrea Çiko, me pseudonimin “Turi Spatka”.

I arrestuar për këtë çështje është dhe Albion Çiko, si njeriu që ka bërë modifikimin e makinave në servis.

Makinat modifikoheshin në servisin që është në pronësi të Andrea Çikos ose “Turi Spatkës”, që ndodhet në zonën e fshatit Vloçishtit të Korçës.


Një gjë e tillë është bërë në automjetin tim “Opel Meriva”, me targë AA310VA, i cili u kontaktua në doganën e Goricës, se ishte i ngarkuar me drogë.

Drejtues i këtij automjetit, brenda të cilës u zbuluan nga qeni nuhatës i policisë, sasi prej 66 kg drogë, është një avokat që gjatë javës shërben si mbrojtës ligjor në sallat e gjyqeve në Gjykatën e Korçës, dhe në fundjave ishte kthyer në korrier droge.

Fakti i ndalimit të tij në doganën e Goricës në datën 6 nëntor 2021,tregon qartë implikimin e avokatit, Joni Mosku.

“Ora Neës” mëson se për të shuar çdo dyshim të mundshëm tek policët, avokati fundjavën kur do kalonte dhe sasinë e drogës në Maqedoni,ka marrë me vete, gruan dhe vajzën e tij të mitur, me qëllimin krijimin e idesë se ai ishte një familjar dhe po shkonte në Maqedoni me qëllimin e një vizite turistike.

Por në fakt gjithçka ka qenë një plan i detajuar, pasi avokati Joni Mosku, ka qenë në vëzhgim nga policia dhe jo vetëm.

Por në vëzhgim në distancë, ai ka qenë edhe nga dy bashkëpunëtorët e tjerë të grupit, Ligor Romançka ose “Golja” dhe Idriz Manes me pseudonimin “Gjyshko”.

Vëzhgimi i tyre ka vijuar deri në momentin kur policia ka gjetur drogën dhe ka arrestuar avokatin.

Pas këtij momenti, “Golja” dhe “Gjyshko”, kanë vendosur të dalin nga rreshti i makinave për të kaluar në Maqedoni dhe të largohen në drejtim të Korçës.

Por një lëvizje e tillë, është vënë re nga agjentët e vëzhgimit, të cilët kanë bërë ndalimin e tyre gjatë rrugës në kthim, duke i komunikuar arrestimin për llogari të prokurorisë së Korçës.

Vëzhgimi dhe përgjimi i këtyre personave, ishin provat kryesore dhe të pakundërshtueshme, megjithëse “Golja” dhe “Gjyshko”, pretenduan në momentin e arrestimit se nuk kishin bërë asgjë të paligjshme.

Ndërkohë gjatë kontrollit të një ambienti magazinë në qytetin e Korçës, e cila ishte marrë me qira nga, Ligor Romaçka, brenda magazinës u gjend një automjet tip “Opel Meriva” pa targa dhe pa dokumentacion, ku brenda të cilit janë gjetur dy canta sportive me lëndë të dyshuar narkotike kannabis sativa, me peshë 47 kg e 820 gram./ORA NEëS
b.g.shqip
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Kur flet shpirti.

    Votat: 6 27.3%
  • 2-Buzëqeshje Maskuar.

    Votat: 12 54.5%
  • 3-Jam femër.

    Votat: 2 9.1%
  • 4-Je ti Nënë.

    Votat: 1 4.5%
  • 5-Ne duart e kohes.

    Votat: 1 4.5%
Back
Top