Autostrada e korrupsionit kombëtar

sweetzzinna

Dum spiro, spero くる
Autostrada e korrupsionit kombëtar
"Ndërtimi i kësaj autostrade është projekti më domethënës i brezave shqiptarë që kanë kaluar dhe i atyre që do të vijnë..."Krenaria e shefit të policisë në zonën e Pukës është e madhe.

Që prej disa orësh njerëzit e tij punojnë për të liruar rrugën nga kamionët dhe makinat, të cilat janë bllokuar në Qafën e Shllakut, në zonën malore të Shqipërisë së veriut. Dhjetëra makina kanë mbetur në vend dhe dy kamionë rrezikojnë të bien në humnerë. Jo ndonjë gjë e veçantë. "Njerëzit këtu mund të udhëtojnë mirë,'' - thotë polici, i cili përpiqet të lirojë trafikun.

-Mesatarisht ne kemi më pak aksidente se sa pjesa tjetër e vendit''. Rruga e ngushtë e malit është lidhja e vetme midis Kosovës, pjesës veriore të vendit dhe zonës bregdetare. Me ngricën e parë, udhëtimi bëhet aventurë. Në verë duhen 7 orë për 130 kilometra nga Shkodra deri në kufirin me Kosovën, kurse në dimër akoma më shumë, gjithmonë nëse është i mundur kalimi.

Pas bombardimeve të Natos mijëra kosovarë u arratisën në drejtim të Shqipërisë së veriut dhe një pjesë e tyre u vendos në Kukës. "Ata mbërritën në gjendje të mjeruar,'' - thotë Bashkim Shala, gazetar nga Kukësi i së përditshmes më të madhe në vend, "Shekulli''. Në fund të prillit numri i tyre arriti në 160.000.

Një dekadë mbas lufte popullsia e Kosovës është pothuajse homogjene. Rreth 100.000 serbë që kanë mbetur jetojnë në veri të territorit. Krijimi i një shteti të ri shqiptar në Ballkan rizgjon ëndrrën e një bashkimi të dy territoreve shqiptare të cilat u ndanë mbas rënies së perandorisë Osmane në vitin 1912. Sot nuk ekziston pothuajse asnjë lidhje ekonomike apo kulturore midis Shqipërisë dhe Kosovës.

Gjatë periudhës së Enver Hoxhës nuk kishte asnjë lloj lidhje apo kontakti midis dy popullsive shqiptare.
Për të përshpejtuar afrimitetin e tyre, Kryeministri Sali Berisha gërmoi përsëri në projektin që prej vitesh ishte lënë pas dore: ndërtimin e një autostrade midis Tiranës dhe kufirit me Kosovën.

Në Shqipëri projekti, i cili do të kushtojë më shumë se një miliard euro, është ndarë në tre pjesë. Për pjesën e parë të autostradës, nga kufiri i Kosovës deri në Kukës, ka dhënë kredi Banka Islamike. Banka Botërore angazhohet në dhënien e kredisë për pjesën e fundit nga Rrësheni deri në Milot.

Pjesa e mbetur dhe më e vështirë është nga Kalimashi deri në Kukës, rreth 6 kilometra e gjatë, që kalon përmes maleve. Në këtë pjesë? Një tunel prej 5,6 kilometrash. E gjithë kjo do të financohet vetëm nga shteti shqiptar, i cili ka marrë kredi nga banka greke Alfa Bank.

Koha nuk pret. Punimet filluan në verën e vitit 2006 dhe duhet të përfundojnë përpara zgjedhjeve parlamentare të 28 qershorit 2009.

Më 20 mars tuneli midis Rrëshenit dhe Kalimashit u shemb, shembje të cilën ndërmarrja e ndërtimit u përpoq ta fshihte. "Nëse është e nevojshme ne do të shesim edhe stolitë e grave tona për të përfunduar ndërtimin e autostradës'', - theksonte Kryeministri përpara Parlamentit. E ardhmja e tij politike varet nga suksesi i këtij projekti, edhe sikur shtetasit shqiptarë të futen në borxhe për dekada.

Në Prishtinë ministri i Transportit, Fatmir Limaj thotë: "Kjo autostradë do të sigurojë vendosjen e të gjitha lidhjeve në rajon. Ajo do të zgjatet deri në Nis në Beograd dhe do të lidhë Beogradin me Sofjen. Pas 10 vjetësh serbët do të bëjnë pushime në plazhet e Shqipërisë''. - Ministri shton: "Duhet të mendojmë për një kohë afatgjatë njëzet deri në tridhjetë vjet''.

Pyetjet lidhur me projektin e ndërtimit të autostradës përjashtohen. Limaj e quan "autosrada e madhe shqiptare'': "Kush shprehet kundër, dëmton zhvillimin e Kosovës dhe të Shqipërisë. Ky është një projekt me rëndësi rajonale në kontekstin e integrimit të Ballkanit në Evropë...''
Limaj skicon me laps ecurinë e autostradës së ardhshme...

Në Kosovë punimet nuk kanë filluar: "Aksi i ardhshëm rrugor, i cili degëzohet në Preoc, do të lidhë aeroportin e Prishtinës në Fushë Kosovë me kryeqytetin maqedonas, Shkupin.

Ajo kalon përmes hallkave të fundit serbe që rrethojnë Prishtinën. اmimet e truallit po rriten gjithmonë e më shumë. Banorët e rajonit mund të përfitojnë nga shitja e pronave të patundshme. Preoci do të bëhet një zonë tepër tërheqëse'', - thotë ministri, pa përmendur që banorët e këtyre zonave janë serbë.

"Investitorët shqiptarë blejnë terren në rrugën dytësore të ardhshme'', - tregon një gazetar prishtinas. - Pas përfundimit të punimeve ne parashikojmë një dyndje ndërtimesh të reja, siç ndodhi në 10 km e para të autostradës që të çon në Shkup.''

Kjo zonë, e cila më parë banohej nga serbët, u spastrua pas trazirave të Marsit 2004; aty u ndërtuan godina institucionesh dhe kjo solli zhvendosjen e lagjes së fundit serbe nga aksi kryesor.

Rreth 15.000 serbë jetojnë ende në fshatrat përreth kryeqytetit, dhe lidhen mes tyre me anë të rrugëve të vogla, të pashfrytëzuara nga shqiptarët. Mbijetesa e kësaj "bote paralele'' kërcënohet nga ndërtimi i kësaj autostrade. Në fshatra kanë dëgjuar për këto plane, po çfarë duhet bërë konkretisht?

Veterineri Jovan u arratis në 1995 nga Knini i Kroacisë për në Kosovë. Sot ai jeton në një shtëpi, e cila financohet nga Rusia, dhe që para luftës së1999-ës parabanohej nga Romët. Banesa e tij provizore gjendet në terrenin në të cilin do të ndërtohet rruga e ardhshme. "E ardhmja? Unë nuk mendoj për të ardhmen'', - thotë i moshuari: Unë rris derrkucat e mi dhe ata më bëjnë shoqëri.''

Në Kosovë autostrada mbetet ende një ëndërr në diell, por sapo kapërcen kufirin në Morinë, vëren makineri ndërtimi të çdo lloji që gërmojnë malin dhe me qindra punëtorë mbi ura.

Marko punon që prej dy vitesh në kantierin e ndërtimit, si nëpunës i firmës "Granit'' dhe është përgjegjës për urëkalimet. "Këtu fitojmë 500 Euro në muaj dhe nuk mund të ankohemi'', - mendon ai. Ka vetëm një fundjavë të lirë në muaj.

Shumë afër me Kukësin, qyteti i vetëm i këtij rajoni, kumbojnë zhurmat e eksplozioneve në mal. Nga kodrat shfaqen re tymi. Këtu njerëzit janë entuziastë. "Autostrada do të rigjallërojë tregtinë me Prizrenin dhe gjithë Kosovën dhe më në fund do të tërheqë investitorë'', shpreson gazetari Bashkim Shala.

Shpresat janë të mëdha, ndërsa nevoja ekonomike është urgjente. Kromi dhe bakri nuk mbijetuan në sistemin e ekonomisë së tregut. Industria e drurit nuk mjafton për të ushqyer banorët e këtyre maleve. Që prej vitit 1990, më shumë se gjysma e banorëve të kësaj zone janë shpërngulur në Tiranë ose jashtë shtetit.

"Në darkë, kur tregtaret kthehen nëpër fshatrat e tyre, qyteti është i braktisur .Ai ka vetëm 12.000 banorë'', - informon për ne Shala. "Rruga e re është shpresa jonë e vetme. Ndikimi ekonomik është që tani i ndjeshëm. Më shumë se 3000 punëtorë punojnë në kantinat e ndërtimit, gjysma e tyre janë shqiptarë.

Dy kampet që janë ndërtuar për strehimin e inxhinierëve amerikanë dhe sllovakë, punëtoreve turq dhe maqedonas, janë me vlerë edhe për banorët e qytetit. Familjet e varfra nxjerrin fëmijët e tyre për t'i kërkuar amerikanëve ushqim.''

Banorët e Veriut të Shqipërisë, të cilët janë të izoluar prej maleve të Mirditës nga Tirana dhe Shkodra, janë orientuar gjithmonë nëpërmjet rrafshit të Dukagjinit dhe përherë kanë qenë të lidhur me Kosovën, nëpërmjet tregut të Pejës dhe Prizrenit.

Rruga e vjetër, e ndërtuar nga italianët gjatë Luftës së Dytë Botërore, të çon nga Kukësi deri në Shkodër, duke kaluar nëpër fshatra si për shembull Fushë-Arrëza. Këtu mbijetohet vetëm falë udhëtarëve, të cilët për shkak të dëborës dhe akujve nuk arrijnë deri në bregdet.

Pas mbylljes së minierave, disa prej hoteleve dhe tregjeve sigurojnë ekzistencën e një pjese të banorëve. Një tregtar i pazarit të kooperativave të dikurshme thotë: "Autostrada? Natyrisht që ajo është e nevojshme për Shqipërinë, por fshati ynë do të shkatërrohet shumë shpejt me ndërtimin e saj. Në rrugën e vjetër nuk do të ketë më lëvizje, askush nuk do të ndalojë më në Fushë-Arrëz. Ne do të veçohemi nga pjesa tjetër.''
Durres_Kukes.jpg
 
Redaktimi i fundit:
Me hapjen e tunelit të Kalimashit kjo zonë do të anashkalohet vërtet. Autostrada të çon direkt në Tiranë dhe në Durrës, ku ndodhet edhe porti më i rëndësishëm i vendit, teknika e të cilit po ndryshket me kohën dhe nuk është më funksonale.

Gjiri i portit do të mbulohet nga rëra dhe anijet me lartësi të madhe ujore nuk do mund të ankorohen.
Suzana Guxholli, këshilltarja ekonomike e Kryeministrit Berisha siguron se privatizimi i portit do të bëjë të mundur modernizimin e tij. Disa konsorciume të huaja kanë shprehur interesin e tyre për këtë çështje. Durrësi dhe Shëngjini do të shndërrohen në vende tregtare detare, në shërbim të Kosovës.

Një importues në port është më pak optimist për një modernizim dhe privatizim të mundshëm: "Drejtoria e portit është një nga instancat më të rëndësishme e më frutdhënëse në vend.

Drejtori ndryshon me çdo ndërrim qeverie dhe gjatë mandatit të punës, ai mendon vetëm se si të përfitojë sa më shumë. Tregtia me Kosovën mbetet vendimtare. Pak drithëra përgjatë transitit në Durrës, dhe kjo ishte! Në situatën ekonomike të të dy vendeve nuk ka asgjë më shumë se kaq.''

Financimi i autostradës vazhdon të jetë shkaku kryesor për acarimin e politikanëve shqiptarë.
"Ju doni të flisni për autostradën?

Prisni sa të marr aktet, - thotë deputeti Erjon Braçe. Djali i imët, fjalëshumë është zëdhënës i PS në Parlament. Socialistët shprehin atë që edhe shumë shqiptarë mendojnë: "Autostrada e korrupsionit kombëtar'', kështu quhet projekti në gjuhën e popullit.

Kjo rrugë ishte ide e Kryeministrit socialist Pandeli Majko, në 2001. Në fillim pati tre opsione: opsioni i parë ishte shembja e rrugës kryesore aktuale, opsioni i dytë ishte ndërtimi i rrugës kryesore, por pa tunel dhe mbrojtje ndaj ortekëve, dhe opsioni i tretë përfshinte ndërtimin e tunelit të Kalimashit. Ky i fundit u aprovua në 7 tetor 2003, megjithë dyshimet e Bankës Botërore për financimin e autostradës.

Edhe për financimin kishte disa variante në diskutim. Në 2002 Kryeministri Majko vendosi një taksë speciale, e cila u njoh si taksa "Majko''. Fondi Monetar Ndërkombëtar e kritikoi këtë vendim. Marrja e taksave - sipas parashikimeve 60-70 milionë euro - treteshin në buxhetin e shtetit.

Në 2004 u mendua që ndërmarrësve të kontratës t'u lëshohej autorizimi i koncesionit të taksave për përdorimin e rrugës. Madje u nënshkrua edhe një kontratë midis qeverisë socialiste të atëhershme, drejtuar nga Fatos Nano dhe firmës austriake të ndërtimit Strabag AG për një koncesion mbi fragmentin Rrëshen-Kalimash me një vlerë prej 335 milionë eurosh.

Ky fragment do të kishte sigurisht një taksë të detyruar. Me fitoren e Partisë Demokratike në zgjedhjet e Korrikut 2005 çdo gjë u vu përsëri në pikëpyetje. Kryeministri i ri Berisha nuk ndihej fort i lidhur me marrëveshjen, por qeveria vendosi fillimin e punimeve për 2006.

Socialisti Braçe dyshon për këtë vendim të çuditshëm e të përshpejtuar. Në 10 Korrik 2006 për kontrollin e punimeve u zgjodh ndërmarrja "Ecorys''. Më 14 korrik u hap tenderi, në të cilën morën pjesë disa ndërmarrje si "Strabag'', "Croate Konstruktor'' dhe ndërmarrja amerikane "Bechtel'' në bashkëpunim më ndërmarrjen turke "Enka''.

Këto të fundit fituan lejen për pjesën Rrëshen-Kalimash, por në fakt nuk u respektua ligji për detyrime publike. Kur u nënshkrua kontrata më 6 tetor 2006 buxheti i caktuar ishte 418 milionë euro. Më 3 Prill 2007 firma Bechtel kërkoi një rritje të buxhetit deri në 560 milionë euro, ndërsa sot flitet për një shumë prej 620 milionësh.

Ekspertet flasin për një shumë të përgjithshme prej 1.026 miliardë euro për këtë pjesë rruge me gjatësi 60 kilometra, pra më shume se dy-fishi i buxhetit fillestar.

Bechtel është në mbarë botën një nga ndërmarrjet më të mëdha të ndërtimit rrugor dhe ka marrëdhënie shumë të mira me qeverinë amerikane. (ish-qeverinë amerikane). Dyshohet se ambasada Amerikane në Tiranë i ka bërë të gjitha përpjekjet për miratimin e këtij vendimi.

Ndoshta shqiptarët duhet të informoheshin më mirë për atë që ndodhi në Rumani. Atje ndërmarrja Bechtel në bashkëpunim me Enka po ndërton gjithashtu autostradën e Transilvanisë, e cila do te lidhe Brasovën me kufirin hungarez, një distancë prej më shumë se 400 kilometra.

Kostoja fillestare e parashikuar për këtë ndërtim, i cili filloi në vitin 2004, ishte rreth 2,2 miliardë euro. Mbas shumë vonesave ajo parashikohet të përfundojë në 2013-tën, ndërkohë që kostoja do të arrijë deri atëherë një shumë prej 7 miliardë eurosh.

Institucionet rumune u përpoqën që ta prishnin kontratën me këtë ndërmarrje, por në këtë rast ato duhet të shpenzonin miliona si dëmshpërblim.
Në Tiranë një pyetje e madhe ka mbetur akoma e hapur:

Nga e kanë burimin gjithë këto para? Zyrtarisht Alfa Bank i ka dhënë qeverisë shqiptare një shumë prej 300 milionë eurosh, por askush nuk e di me të vërtetë se çfarë garancie ka dhënë shteti për këtë.

Për pjesën që mbetet do të shfrytëzohen burimet e shtetit. ''65 % e shumës së investuar sigurohet nga Ministria e Transportit, pra treçereku i buxhetit të tij do të përdoret për ndërtimin e kësaj autostrade,'' - thekson Braçe. - Banka Botërore kishte propozuar të tjera prioritete për vendin tonë si për shembull arsimin dhe shëndetin.''

Në nëntor të 2008-ës Prokuroria e shtetit hap hetime kundër Lulzim Bashës, i cili në kohën kur filluan punimet ishte ministër Transporti. Karrierën ai e nisi në Kosovë, ku punoi për vite me radhë në administratën kombëtare.

Tani ai është ministër i Jashtëm. 34-vjeçari është një nga miqtë më të ngushtë të Kryeministrit Berisha. Hetimet filluan në një situatë shumë të tensionuar. Basha ka qenë edhe njëherë i dyshuar për lidhjet që ai kishte me mafiozin Damir Faslliç.

Faslliç, i cili në fillim të tetorit u mbajt për një kohë të shkurtër nën arrest në Sarajevë, dyshohet për kontrabandë dhe pastrim parash. Ai ishte themeluesi i dy firmave në Shqipëri, të cilat ishin nën emrin e vjehrrit të tij, ministrit Lulzim Basha. Administratori i firmave është gjithashtu kunat i Ministrit.

Megjithatë gjykata e Tiranës, në 15 Dhjetor 2008, rihapi procedurën e Prokurorit të Përgjithshëm dhe rinjohu imunitetin e Bashës për arsye të funksionit te tij, gjë që, në Shqipëri, shkaktoi një indinjate të thellë.

Ish-kryeministri socialist, Pandeli Majko, mbetet një ithtar i zjarrtë i projektit dhe nuk do të dijë asgjë për çështjet e korrupsionit. Ai na pret në zyrën e tij. Sot Majko është kryetari i komisionit parlamentar për bashkëpunim me Naton.

Ai shton se autostrada e ardhshme ka edhe një kuptim strategjik, sidomos, për pranimin zyrtar të Shqipërisë në Nato.

Autostrada që do të shtrihet nga Prishtina në Adriatik i ofron ushtrisë amerikane në kampin Bondsteel, në jugperëndim të Kosovës, një dalje të sigurt në det dhe gjithashtu një rrugë të hapur drejt anijeve të flotës amerikane, të cilat kryqëzohen në bregdet.
Kampi ''Bondsteel'' është një ndër bazat ushtarake amerikane më të mëdha në Evropë.

Shtetet e Bashkuara, që kanë mbështetur dhe inkurajuar pavarësinë e Kosovës, fitojnë me ndërtimin e kësaj autostrade një rrugë lidhëse më të sigurtë e më të shpejtë me qendrën e Evropës.

Para 2 vjetësh, disa kilometra larg Kukësit u ndërtua një aeroport jo shumë i njohur. Ai funksionon plotësisht dhe është licencuar në Tetor të 2007.

Por, me qënë se firma ndërmarrëse gjermano-amerikane ''Tirana Airoport Partners'' administron aeroportin ''Nënë Tereza'', aeroporti tjetër nuk ka pothuajse fare trafik ajror. ''Në Kukës ulen vazhdimisht avionë të Natos'', - siguron Majko. Ky informacion nuk konfirmohet nga banorët.

Askush nuk ka parë atje ndonjë avion në ulje, edhe pse disa pohojnë të kenë dëgjuar natën zhurma motorësh. Gjatë ditës pista dhe sallat e pritjes janë bosh. Vetëm disa roje të sigurisë bëjnë nxehje përgjatë pistës.

Zyrtarisht projekti i tridhjetë milionë dollarëve u financua nga Emiratet e Bashkuara Arabe ''për të ndihmuar popullsinë e Kukësit'', në kujtim të kampit të refugjatëve, gjithashtu të ndërtuar nga to gjatë luftës së Kosovës. Por qyteza e Kukësit nuk ka nevojë për një aeroport. Ai do të zgjonte interes vetëm nëse do të tërhiqte vëmendjen e udhëtarëve nga Lindja e Kosovës.

A është vërtet kjo ''autostrada e madhe shqiptare" ? Profesori i universitetit, Enis Sulstarova buzëqesh: ''Për të bashkuar një komb duhet më shumë se sa një rrugë''.

Jean-Arnault Dérens /Laurent Geslin *

Marrë me shkurtime nga francezja "Le Monde Diplomatique''. Autorët Jean-Arnault Dérens dhe Laurent Geslin janë kryeredaktorë të forumit online të "Le Courrier des Balkans" dhe autorë të "Comprende les Balkans''
 
LOL LOL LOL Vajti e inaguroi pa mbaruar akoma psikopati hahahahhah pupupu skandali i shekullit jo vetëm për shqiptarët por për mbarë botën ncncncn
 
Зngjεll;160998 said:
LOL LOL LOL Vajti e inaguroi pa mbaruar akoma psikopati hahahahhah pupupu skandali i shekullit jo vetëm për shqiptarët por për mbarë botën ncncncn

Mire qe e inauguroj, por eshte shembur dhe nje tunel...:lol: :lol: :lol:

Nuk e merr me mend populli sesa miliona e miliona jane vjedhur per ate rruge, qe per mendimin tim nuk eshte aspak e sigurte.
Uroj vetem te mos ndodhe ndonje aksident qe te marre shume jete njerezish.
 
Mire qe e inauguroj, por eshte shembur dhe nje tunel...:lol: :lol: :lol:

Nuk e merr me mend populli sesa miliona e miliona jane vjedhur per ate rruge, qe per mendimin tim nuk eshte aspak e sigurte.
Uroj vetem te mos ndodhe ndonje aksident qe te marre shume jete njerezish.[/QUOTE]

Mos mari asnje jete njeriu...ceshte ajo fjale

e beri budallekun Sala, tani te coj punetore te mbarojne tunelin....
 
Pse po beni shaka ju lutem, madje shaka te pakripe. Nxerrni koken ne dritare nga fqinji Malazezias dhe shikoni se si nje grusht popull (600.000) ka filluar autostraden 130 kilometreshe per 2.2 miliarde EURO. :espuls::espuls::espuls::espuls:Ju mendoni te ndertoni rruge falas. Autostrada nuk eshte e PD-se, eshte e krejt SHQIPERISE dhe ajo per dy vite do nxjerre shpenzimet.:gjujpeshk:
 
Mire qe e inauguroj, por eshte shembur dhe nje tunel...:lol: :lol: :lol:

Nuk e merr me mend populli sesa miliona e miliona jane vjedhur per ate rruge, qe per mendimin tim nuk eshte aspak e sigurte.
Uroj vetem te mos ndodhe ndonje aksident qe te marre shume jete njerezish.

Po ctë marri me mend populli u janë qërruar sytë dhe nuk shohin pak lajmet e botës sesa lekë borxhe janë marrë nga Sala psikopati dhe se dihet mirë që populli i shkretë do i paguaj këto borxho me taksat e larta etj etj
Po ku ke parë ti në ndonjë vend të botës të hapen rrugët apo tynelet pa mbaruar punimet plotësisht? Këtë e pamë vetëm në Shqipëri para votimeve që gjojq e mbqroi po mi jepni mua votqt se ju lidha me Kosovën .
Po i rëntë atij ishalla në kokë një herë e mirë se do marri shumë njerëz në qafë me këto idiotësira që po bën do jetë më keq se Gërdeci
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Brenga ime dashuri

    Votat: 7 41.2%
  • 2-Botë e mjerë

    Votat: 4 23.5%
  • 3-Shitësja e farave

    Votat: 6 35.3%
Back
Top