Autobusi me 53 shqiptarë bie në humnerë në Mal të Zi

Arfenilla

Themelues i Forumit
Një autobus me shqiptar ka dalë nga rruga mes Tivarit dhe Ulqinit duke u rrëzuar dhe si pasojë kanë mbetur të plagosur 23 persona, ndërsa një grua ka humbur jetën.

Media malazeze Vijesti shkruan se ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e sotme rreth orës 18:00 kur autobusi me targa shqiptare AA 581 JX ka dalë nga rruga në vendin e quajtur Ura e Mërkotit dhe ka rënë në një greminë.

Sipas Portalit Vijesti.me, të dhënat e para tregojnë se një grua ka vdekur në aksident, ndërsa në autobus kishte 53 pasagjerë, të cilët kishin shkuar për të festuar Krishtlindjen.

Ndërkohë Ministria e Jashtme e Shqipë
risë informon se nuk bëhet fjalë për viktima, por vetëm për një grua të plagosur dhe se në aksident janë përfshirë 25 shqiptarë.

Të lënduarit nga aksidenti janë dërguar në spitalin e Tivarit, ndërsa ata me lëndime të rënda u dërguan në Qendrën klinike në Podgoricë. Ndërsa nga Shkodra kanë shkuar edhe dy ambulanca.

Sipas të dhënave jozyrtare, policia dhe zjarrfikësit kanë arritur që të nxjerrën rreth 30 udhëtarë nga autobusi i aksidentuar, ndërsa shkak mendohet të ketë qenë terreni i vështirë dhe moti i keq.B lajmi
164785.jpg



164788.jpg
164789.jpg
 
Titulli: Autobusi me 53 shqiptarë bie në humnerë në Mal të Zi

Tmerr...ishalla jo viktima
 
Titulli: Autobusi me 53 shqiptarë bie në humnerë në Mal të Zi

Ngushellime familjes se gruas qe ka humbur jeten ? artikulli nuk eshte i qare... sherim te shpejte te plagosurve.
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Bëju.

    Votat: 11 40.7%
  • 2-Ankth mesnate.

    Votat: 3 11.1%
  • 3-Të dua ty.

    Votat: 8 29.6%
  • 4-Nje kujtim.

    Votat: 5 18.5%
Back
Top