Auto & Moto GP

Xhelozi

Staf në FV.AL
S/M
Ne kete teme do postojme vetem per makina dhe motorra classic / modern rreth historise kurioziteteve shkences dhe teknologjis se tyre .



Historia e makinës 'Mercedes Benz' dhe 10 modelet më të mira ne histori
Historia e makinës 'Mercedes Benz' dhe 10 modelet më të mira në histori.

Ndoshta simboli i vetëm më i identifikueshëm i stilit dhe luksit në botën e automjeteve është Mercedes Benzi me tre yje.
Mercedesi ka udhëhequr tregun, me një balancë delikate ndërmjet stilit dhe teknologjisë që nga viti 1881, që e bën atë një nga manufrakturuesit më të vjetër të makinave që ekziston sot.
Ndërkohë që shpesh është thënë se ju mund të gjeni se si një makinë do të jetë pas 20 vjetësh, duke e krahasuar me Mercedez Benzin e sotëm, në këtë listë jepen dhjetë dizajnet më të bukura të tij. Në fund të fundit, do ketë patur një arsye pse Janis Joplin e dëshironte një të tillë me patjetër – duke patur parasysh këngën e saj “Mercedes Benz”.
E në fakt shqiptarët janë shumë të dashuruar pas Benzave, aq sa shpesh herë jemi bërë argument në reportazhet e gazetarëve të huaj.

Si u krijua

Historia e makinës 'Mercedes Benz' dhe 10 modelet më të mira në histori (FOTO)
Ndoshta simboli i vetëm më i identifikueshëm i stilit dhe luksit në botën e automjeteve është Mercedes Benzi me tre yje.
Mercedesi ka udhëhequr tregun, me një balancë delikate ndërmjet stilit dhe teknologjisë që nga viti 1881, që e bën atë një nga manufrakturuesit më të vjetër të makinave që ekziston sot.
Ndërkohë që shpesh është thënë se ju mund të gjeni se si një makinë do të jetë pas 20 vjetësh, duke e krahasuar me Mercedez Benzin e sotëm, në këtë listë jepen dhjetë dizajnet më të bukura të tij. Në fund të fundit, do ketë patur një arsye pse Janis Joplin e dëshironte një të tillë me patjetër – duke patur parasysh këngën e saj “Mercedes Benz”.
E në fakt shqiptarët janë shumë të dashuruar pas Benzave, aq sa shpesh herë jemi bërë argument në reportazhet e gazetarëve të huaj, shkruan Tirana Observer.

Si u krijua
Mercedes-Benz i gjen origjinat e saj tek krijimi i Karl Benz, makina e parë me benzinë, Benz Patent Motorqagen, që e mori patentën në Janar 1886 dhe Gottlieb Daimler dhe tek inxhinieri Wilhelm Maybach, i cili konvertoi një karrocë duke i shtuar një motorr me benzinë. Makina e parë Mercedes u tregtua për herë të parë në vitin 1901 nga Daimler-Motoren-Gesellschaft.
Makinat e para Mercedes-Benz u prodhuan në vitin 1926, me shkrirjen e kompanive të Karl Benz dhe Gottlieb Daimler duke krijuar kompaninë Daimler-Benz. Përgjatë viteve 1930, Mercedes-Benz prodhoi modelin 770, në makinë shumë popullore gjatë periudhës së Gjermanisë Naziste.
Adolf Hitleri njihet se ka drejtuar shumë makina të tilla gjatë kohës së tij në pushtet, me xhama antiplumb. Shumica e modeleve të mbijetuara i janë shitur me ankand blerësve privatë. Njëra prej tyre është e ekspozuar në muzeun e luftës në Kanada, në Otava, Ontario. Mercedes-Benz ka shpikur shumë inovacione teknike dhe sigurie të cilat më vonë u bënë të zakonshme në markat e tjera. Mercedes-Benz ëstë një nga markat më të mirënjohura të makinave në botë, dhe është marka më e vjetër e makinave në botë.
Ylli me tre cepa
Shiko fotografinë 1901987
Ky simbol është trashëguar nga Daimler-Motoren-Gesellschaft e Gottlieb Daimler dhe Wilhelm Maybach. Në vitet 1870 Gottlieb Daimler, kur punonte tek Deutz AG Gasmotorenfabrik, i dërgoi gruas së tij Emma Kunz një kartolinë duke treguar banesën e tij me një yll me tre cepa dhe duke shkruar:
“Një ditë ky yll do të ndriçojë mbi fabrikat tona triumfuese”.
Të inspiruar nga kjo, që prej asaj kohe Daimler dhe Maybach kanë ndërtuar motorra të lehtë për tokë, ujë dhe ajër (tre cepat). Ylli me tre cepa u pa për herë të parë në vitin 1910. Në vitin 1916 ylli rrethohej nga një rreth me katër yje të tjera shtesë, ose me emrin Mercedes ose me emrin e fabrikës (Untertürkheim ose Berlin-Marienfelde). Ndërsa simboli që shohim sot, u regjistrua për herë të parë në vitin 1937 me bashkimin e Daimler-Benz, një yll tredimensional me tre cepa brenda një rrethi.

Sllogani i Mercedes-Benz është “Das Beste oder nichts” (Shqip: “Më të mirën ose asgjë”).

10 – Makina G – Class, 1979


Shiko fotografinë 1901988
G – Class e 1979 u ndërtua për ushtrinë gjermane si një mjet i lehtë luftimi (mendojeni atë si një version më të fortë të Xhipit). Ky model nuk arriti të bëhej pjesë e mjeteve luftuese, pasi Volsvageni më pak i kushtueshëm u zgjodh në vend të tij; megjithatë ai mposhti një fenomen global që është gjallë edhe në ditët e sotme. Struktura e kësaj makine është një ikonë automobilistike si në botën e luksit ashtu dhe në atë të të gjitha llojeve të rrugëve. Në kohën që është ndërtuar, ai ishte një nga mjetet e vetme me tre diferenciale të plota. Në ditët e sotme, G – Class apo G – Vagon, është ndër të preferuarit e personave të famshëm. Me një çmim që fillon nga 100 mijë dollarë, është një nga më të shtrenjtit në tregun e makinave sportive.

9 – Mercedes Benz CLS, 2004ë

Shiko fotografinë 1901989
CLS ka qenë dhe ende është, një koncept që lidhet me mjetet 9automobilistike revolucionare. Ai ka një çati të pjerrët si makinat sportive apo veturat e vogla me dy dyer, por ndryshe nga ato ka katër dyer dhe sedilje në pjesën e pasme të tij. Megjithatë, këto sedilje kanë vend vetëm për dy persona, jo tre. CLS mund të përshkruhet si një veturë me katër dyer, madje dhe si veturë që ka vende mjaftueshëm për shumë njerëz. Eleganca e saj jo vetëm që rriti kërkesat për këtë makinë, duke u bërë një nga të preferuarat e njerëzve, por gjithashtu nxiti dhe markat e tjera të makinave që të nxirrnin në treg makina sportive me shumë vende; diçka që nuk ishte provuar më parë. CLS krijoi një frymë të re në fushën e makinave, një nga rritjet më të mëdha në botën e sotme – dhe e gjithë kjo e realizuar me stil.

8 – Mercedes Benz 600 Pullman, 1963

Shiko fotografinë 1901990
Makina që lidh personazhet e Koko Shanel, Hug Hefner, Elizabet 8Tejlor, Xhon Lenon, Aristotle Onasis, Xhek Nikolson, Fidel Kastro, Pol Pot, dhe një sërë personazhesh të tjerë të famshëm? Të gjithë ata kanë patur në posedim Mercedez Benzin 600 Pullman. Kjo makinë ka qenë makina luksoze me shumë vende për dy dekada radhazi, e megjithatë u ndërtuan më pak se 3000 makina të këtij lloji. Pullman kishte një model ndryshe strukturimi, ku në vend të pjesës metalike të pjesës së sipërme të makinës, ai kishte xham (dhe kjo që në 1963!). Ai ka gjithashtu borinë me zhurmën më të lartë që kanë patur ndonjëherë makinat. Pullman është një ikonë edhe në ditët e sotme.

7 – Mercedes Benz SLS AMG Gulluing, 2011

Shiko fotografinë 1901991
Modeli i ri i Mercedez Benzit SLS AMG, me dyert që hapen nga lart 7si krahë zogu, është një mjet turistik, i gjithi me strukturë alumini. Makina është e para që është dizenjuar tërësisht nga brandi AMG. Pjesa më e dukshme e SLS janë dyert që hapen nga lart, dhe që konsiderohet nga të shumtë si makina më e bukur e prodhuar ndonjëherë. Kjo, SLS, është një ‘kafshë’ tërësisht ndryshe, e prodhuar me teknologjinë më të fundit, që ka dhe opsionin e shpërthimit të dyerve nëse ndodhin incidente të ndryshme. Kjo makinë është pa dyshim makina më e mirë e vitit, dhe do të mbahet mend si kombinimi i vërtetë i klasikes dhe modernes.

6 – Kosuorth 190 E, 1983

Shiko fotografinë 1901992
E ndërtuar me qëllim garimin në rrugë të vështira, Kosuorth 190 E, 6arriti të skualifikohet nga garat nga shpikja e re e Audit, sistemi i ri i tyre me katër rrota. Por kjo nuk nënkuptonte se prodhimi special 190 E, me një fuqi prej 300 kuaj, nuk do të ‘fluturonte’ në rrugë. Në të vërtetë, Kosuorth ka shënuar tre rekorde shpejtësie botërore për disa vite, dhe u bë inspirim për BMW M3, që më vonë ndryshoi dhe performancën e saj. Kosuorth 190 E është konsideruar si modeli origjinal i AMG.

5 – Mercedes Benz 540 K Special, 1937

Shiko fotografinë 1901993
Që një makinë të kishte 180 fuqi kuaj dhe një motor super të fuqishëm në 1930, ishte vërtet diçka speciale. Mercedezi 540 K 5Special (K është për Kompresorin) ishte një lloj i tillë makinë, dhe që shënoi një etapë të re në garën e fuqisë së makinave në gjysmën e parë të shek XX. Në atë kohë, makinat më të shpejta dhe më të fuqishme në rrugë arrinin maksimumin e fuqisë prej 100 kuaj, ndaj dhe 540 K ishte një hap përpara në garë. Motorri i saj masiv kërkonte që pjesa e saj e përparme të ishte mjaft e madhe, dhe pesha e pjesës së prapme e bënte drejtimin e saj të vështirë. Makina ishte dizenjuar për udhëtime me shpejtësi të madhe në autostradë, dhe jo për të marrë kthesa të forta në alpe. Vlera e saj në ditët e sotme arrin deri në 6 milion dollar.

4 – Mercedes Benz AMG E63

Shiko fotografinë 1901994
Një ujk në lëkurën e një deleje, nëse ka ekzistuar ndonjëherë një i tillë, E63 AMG është ndoshta një nga më perfektet në botë. Makina është për rreth 90 % të vrojtuesve tip i Mercedesit E – Klas, por ata që janë brenda tij do të vërejnë rrotat e saj me madhësi 20 inç, fasadë të shndritshme dhe një zhurmë që do të zgjojë fqinjët çdo mëngjes. Ajo që e bën këtë makinë perfekte, nuk është drejtimi i saj në shinat e trenit apo transmisionet e saj – është fakti që ka përmasën perfekte. Për shembull C63 është shumë i vogël që të jetë i përshtatshëm për katër persona, dhe ndërkohë S63 është shumë i madh. Nëse dëshironi një makinë të përshtatshme për të gjitha, është E63 AMG është ajo e duhura.

3 – Mercedes Benz SL 300 Gulluing, 1954

Shiko fotografinë 1901995
SL 300 Gulluing është makina që ndryshoi gjithçka për Mercedes 1954 Mercedes-Benz 300 SL GullwingBenzin në Amerikë. Përpara prezantimit të këtij modeli, amerikanët besonin se Mercedesi ishte prodhuesi i makinave klasike, të cilësisë së lartë, por të papëlqyeshme – të mërzitshme. Gulluing bëri që njerëzit të fillonin ta shihnin Mercedes Benzin si prodhuesin e makinave sportive luksoze për të rinjtë dhe të bukurit, pavarësisht se u prodhuan vetëm 1400 makina të këtij lloji. SL 300 ishte makina e parë që punonte me benzinë, dhe që lënda djegëse futej direkt serbatorin e naftës. Gulluing është renditur si një nga pesë makinat sportive më të mira të të gjitha kohërave.

2 – Mercedes Benz C111, 1970

Shiko fotografinë 1901996
Seria e prodhimit C111 ishte një linjë eksperimentale makinash e 2përdorur nga Mercedes Benzi për të testuar teknologjinë inovative si motorët diesel, motorët e vendosur në mes të makinës si dhe luksin e ajrit të kondicionuar. E gjithë makinë e C111 është ndërtuar me fibra xhami dhe dizajni i saj i dhanë asaj koeficientin e lëvizjes – i paarritur më parë – prej 191 (koeficient për lëvizjen e makinës në ujë). C111 ka shënuar rekorde të shumta shpejtësie në terren toke, dhe disa herë ka kaluar shpejtësinë 200 milje/orë. Një version më i ri i C111, i pajisur me një motor me fuqi 500 kuaj, shënoi rekordin prej 250.98 milje/orë në 1979, transmeton tiranaobserver.

1 – Garuesi SLR 300, 1955

Shiko fotografinë 1901997
Nuk është diçka e zakonshme që makinë garash të dizenjohet në bazë të makinave të zakonshme, por kjo është pikërisht ajo që 1ndodhi në këtë rast. SLR 300 u largua nga tregu amerikan nga SLR 300 Gulluing, por ishte shumë më i lehtë për shkak të përbërjes së saj prej alumini. SLR 300 ishte makina e parë e garave që përdori friksion me ajër të presuar, dhe u bë zgjedhja e garuesve legjendarë si Striling Moss kur garoi në 1955 në Mile Milja, dhe që u shpall fitues. Ai përfaqëson më të mirën e dizajnit dhe motorrëve të Mercedez Benzit klasik.
 
Një nga motorrët më të mirë klasik: Moto-Guzzi V7
Shiko fotografinë 1749736

Moto-Guzzi V7 nga jashtë mund të duket si një motorr i vjetër dhe jo aq i mirë për tu pilotuar. Por pamja e jashtme ju gënjen. Motorri ka një dizenjim klasik, të jep një ndjesi të mirë kur udhëtoni dhe është shumë i besueshëm.
Megjithatë për një pilot i cili kërkon shpejtësi në motorrin e tij ky motorr do të ishte i mërzitshëm. Moto-Guzzi V7 nuk është prodhuar si një motorr shpejtësie.
 
Një nga motorrët më të mirë klasik: Harley-Davidson Fat Boy
Shiko fotografinë 1749738
Ky është motorri perfekt nëse jeni një fans i udhëtimit me motorr klasik. Nuk është një nga motorrët më të rehatshëm por një nga motorrët më të bukur që mund të gjeni. Për shumicën e atyre që zotërojnë një të tillë ai është një motorr i pazëvendësuseshëm.
Shiko fotografinë 1749739

Fat Boy është një motorr i balancuar dhe shumë i thjeshtë për tu manovruar.

Me modifikimet e fundit të bëra shpejtësia maksimale e këtij motorri është 110mph. Ky motorr është i shtrenjtë si çdo motorr Harley.

Çmimi i tij është 9450 paund
 
  • Dashuri
Reactions: D.
Teme adrenaline ?. Makinat I adhuroj edhe pse nuk di shume nga ato se vet kam nje papaq por se di dashuroj adhuroj Audi .4 rrathet dhe turiri perpara jane mishi puçkurriza.
Normal ka makina qe o zot kur shikoj ate supercars blondie dua te behem bjonde vetem te prek makina te tilla .
Persa i perket motorrave ne rini i pelqeja por nga nje aksident shume vite me perpara i Kam tmerr sot e kesaj dite
 
Ky është motorri i parë elektrik i Harley Davidson
Shiko fotografinë 1749740
Harley Davidson Livewire quhet motorri i parë elektrik që marka Harley Davidson do të nxjerrë në treg. Ky motorr i cili është bazuar tek një model i vitit 2014 do të dalë në shitje në fillim të vitit të ardhshëm. Kompania ende nuk ka dhënë detaje rreth performancës së motorrit por vetëm ka deklaruar se do të ketë një start fantastik. Fuqia e motorrit do të vijë nga një bateri lithiumi e cila mund të karikohet në shtëpi ose tek vendet e vendosura për makinat dhe motorrët elektrikë.

Shiko fotografinë 1749741
Harley gjithashtu deklaroi se shitësit të cilë do të shesin këtë motorr do të kenë edhe karikues “fast charger”. Me frena nga Brembo dhe amortizatorë nga Showa ky motorr do të jetë shumë i rehatshëm dhe i sigurtë. Dizajni i motorrit do të jetë një dizajn klasik i një motorri Harley Davidson.
 
Teme adrenaline ?. Makinat I adhuroj edhe pse nuk di shume nga ato se vet kam nje papaq por se di dashuroj adhuroj Audi .4 rrathet dhe turiri perpara jane mishi puçkurriza.
Normal ka makina qe o zot kur shikoj ate supercars blondie dua te behem bjonde vetem te prek makina te tilla .
Persa i perket motorrave ne rini i pelqeja por nga nje aksident shume vite me perpara i Kam tmerr sot e kesaj dite
Ne fakt nuk pashe teme te tille dhe mendova t shtojm pak adrenalinen ?

Audi jan makina te mira jan shum te shpejta kan nje dizajn te bukur brenda dhe nje pamje dritheruese nga jasht Shiko fotografinë 1749743


P.s fans of Benz ?
 
Një nga motorrët më të mirë klasik: Harley-Davidson Fat Boy
Shiko fotografinë 1749738
Ky është motorri perfekt nëse jeni një fans i udhëtimit me motorr klasik. Nuk është një nga motorrët më të rehatshëm por një nga motorrët më të bukur që mund të gjeni. Për shumicën e atyre që zotërojnë një të tillë ai është një motorr i pazëvendësuseshëm.
Shiko fotografinë 1749739

Fat Boy është një motorr i balancuar dhe shumë i thjeshtë për tu manovruar.

Me modifikimet e fundit të bëra shpejtësia maksimale e këtij motorri është 110mph. Ky motorr është i shtrenjtë si çdo motorr Harley.

Çmimi i tij është 9450 paund
Ca fiksimi jan ???
 
10 motorët kryesorë më të shtrenjtë të prodhuar ndonjëherë
Nëse mendoni të jeni një biker, nuk ka asgjë që mund t'ju ndalojë. Kalorësit kanë nevojë të jenë në rrugë të hapur duke dalë në det përmes rrjedhës së tyre të gjakut dhe kur ata janë atje, është e lavdishme. Megjithëse çdo motor mund të japë atë nxitojnë, disa mund ta bëjnë atë me një fuqi pak më shumë kuaj dhe një stil shumë më tepër. Këtu është lista jonë e dhjetë e lartë e motoçikletave më të shtrenjta në botë, për të vërtetët pasionantë.

10. MV Agusta F4CC - 102,000 € Kjo bukuri duket sikur është hipur direkt nga qyteti Gotham, me shpejtësi që përputhen. Duke u kapur me 200 kuajfuqi, u prodhuan vetëm 100 bashkime të MV Augusta F4CC; dhe secila prej këtyre biçikletave ekskluzive janë pothuajse tërësisht të ndërtuara me dorë, duke përfshirë valvulat e motorit nga Ferrari. Pronarët e saj mund të mos luftojnë krimin, por është e vështirë të mos ndjehesh pak si Batman në një nga këtoShiko fotografinë 1749754
9. Hildebrand & Wolfmüller - 130,000 € Historia merr vëmendjen këtu me motor të parë të prodhimit të ndërtuar ndonjëherë, kur dy vëllezër që ishin inxhinierë me motor avulli (Hildebrand) u takuan me shpikësit Alois Wolfmüller në Mynih në 1894. Prodhuar midis 1894 dhe 1897, ky Shpejtësia më e lartë e biçikletës është 45 kmph, e cila do të kishte qenë mjaft e shpejtë për një biçikletë të motorizuar të shekullit të 19-të. Versionet e mbetura të kësaj biçiklete tani qëndrojnë në muze në të gjithë botën, dhe ju mund të thoni që ato kanë tejkaluar nga objektet funksionale në art.
Shiko fotografinë 17497558. Hub-më pak Harley Davidson - 133,000 € Ju do të duhet të shihni këtë futurist Harley Davidson ta besoni atë, por tani për tani imazhet do të duhet të mjaftojnë. Kjo biçikletë shkon në rrota më pak qendra, që do të thotë se nuk ka zhurmë ndryshe nga super biçikletat e tjera. Me një trup të gjithë alumini të formuar nga një copë komplet i monedhave, kjo biçikletë futuriste duket sikur dëboi drejt nga filmat 'Tron' dhe në rrugën tuaj.Shiko fotografinë 17497577. MTT Turbine Streetfighter - 150,000 € Kjo super biçikletë është më e njohur për përshpejtimin e saj qesharak me dridhje zero. Zbuluar në vitin 2008, Streetfighter ka 420 kuaj fuqi për shkak të turbinës së tij Rolls-Royce Allison. Nëse me të vërtetë dëshironi të pomponi gjakun tuaj, thjesht rrokullisni një ndërprerës dhe menjëherë mund të arrini 500 kile të çift rrotullimit.Shiko fotografinë 1749758
6. Dodge Tomahawk V10 Superbike - 470,000 € Së pari i zbuluar në Detroit në 2003, Dodge Tomahawk V10 Superbike është shumë më tepër për shpejtësinë sesa funksioni. Ky koncept superbike peshon 680 kg dhe mund të shkojë aq shpejt sa 485 km / orë, që është më i shpejtë se një shpërthim bërthamor. Nuk është për t'u habitur që kjo bishë nuk është e ligjshme për të përzënë në rrugë, por nëse apokalipsi godet ndonjëherë, të shohësh shpërthim nëpër qytet do të ishte një pikë e theksuar.Shiko fotografinë 1749759

5. Harley Davidson Starship Cosmic - 1,280,000 € Mirëseardhja për Amerikën totale. Harley Davidson Cosmic Starship mund të mos jetë në gjendje të mburret me epërsinë teknike të shumë prej motoçiklistëve në këtë listë, por është një bashkim i vërtetë i artit dhe makinerisë. Sheshi i saj i jashtëm është pikturuar me dorë nga Jack Armstrong, një artist amerikan i frymëzuar nga Pollock, veprat e të cilit shiten për rreth 3 milion dollarë.Shiko fotografinë 1749760

4. Chopper Yamaha BMS - 2,560,000 € Cila është edhe më e vlefshme se arti? Gold. Chopper Yamaha BMS nuk është biçikleta më e shpejtë në rrugë, por meqenëse pothuajse tërësisht e mbuluar me ar prej 24 kt dhe me një vend të veshur me tapiceri me kadife, ai është padyshim një simbol i statusit. Që nga viti 2013 ky është i vetmi motor me pllaka ari për të bërë hijeshi rrugëve.Shiko fotografinë 1749761
3. Ecosse Spirit - 3,800,000 € Me vetëm 10 të bëra ndonjëherë, Shpirti Ecosse është pjesa më e madhe e inxhinierëve amerikanë dhe britanikë, të cilët u frymëzuan nga makinat me shpejtësi të lartë në Formula 1. Arritja në 370 km / orë, kjo raketë paketon një grusht të fuqishëm. Për të qenë në gjendje të ngasni këtë biçikletë do t'ju duhet të bëni një kurs trajnimi 2-javor në selinë e Ecosse, dhe ne nuk do të presim asgjë më pak nga një motor prej 3 milion €.
Shiko fotografinë 17497622. 1949 E90 AJS Porcupine - 6.000.000 € tshtë e qartë se kjo motoçikletë ishte shumë përpara kohës së vet, vetëm duke e parë atë. Zhvilluar në 1949 Porcupine ngjan me biçikleta moderne në rrugë sot më shumë se kurrë. Me vetëm 4 njësi të prodhuara ndonjëherë, është e thjeshtë të justifikosh çmimin ... dhe fakti që Les Graham, prodhuesi i saj, fitoi Kampionatin Botëror për të në 1949. Disa e quajnë atë motoçikletën më të bukur të krijuar ndonjëherë.
Shiko fotografinë 1749763
1.Neiman Marcus Limited Edition Fighter - 9,400,000 € pruditërisht motoçikleta më e shtrenjtë në këtë listë është plotësisht e ligjshme në rrugë, me shpejtësi që arrin 300 km / orë. Neiman Marcus, departamenti, prodhoi 45 njësi të Fighter duke filluar me 94,000 € secila. Por me modelin e saj të bukur të orës dhe marketing të shkëlqyeshëm duke e quajtur atë ‘Evolucioni i makinës’, Fighter mundi të marrë 100 herë çmimin e tij origjinal në ankand, duke e bërë atë biçikletën më të shtrenjtë të prodhuar ndonjëherë.
Shiko fotografinë 1749764
 

Konkursi Letërsisë

  • Jeta pa ty

    Votat: 6 46.2%
  • Simfonia e bisedave tona

    Votat: 2 15.4%
  • Bora e parë

    Votat: 3 23.1%
  • Larg

    Votat: 2 15.4%
Back
Top