Austriakët në 1869: Shqiptarët mund të bëhen zotër të rajonit

Lauri

Anunnak
Austriakët në 1869: Shqiptarët mund të bëhen zotër të rajonit

Cilatishin mendimet e një analisti politik të një gazete austriake në vitin e largët1869, rreth rëndësisë së faktorit shqiptar në vigjilje të asaj që njihejasokohe si “çështja orientale”. Kush ishin për të shqiptarët dhe cila do mundtë kishte qenë sipas tij, e ardhmja e tyre e afërt?

janina_zps78b4db5d.png

Pjesa1
Emrii tij vështirë të merret vesh, por ajo që ka më shumë rëndësi janë mendimet evlerësimet e tij të shkruara në një fejton, gjini kjo shumë e përhapur nështypin europian të kohës. Shkruan nën inicialin “K” dhe boton një cikël meemrin “Popujt e Orientit”, në vitin e largët 1869, në një gazetë që ngahulumtimi paraprak, del se botohej nën sponzorizimin e shoqërisë së famshme“Lloyd”, që ishte simboli i transportit dhe tregtisë në brigjet e Adriatikut, eqë në atë kohë ishte një domen i plotë i Austro-Hungarisë. Gazeta në fjalëquhej “Die Debatte”, botohej në Vjenë dhe ekzistoi nga viti 1864-1869, duke eshtyrë në fakt ekzistencën e vet edhe dhjetë vjet të tjerë nën emrin “DieTageszeitung”. Orientimi politik i saj, ishte ai tradicionalist konservator, nëshërbim të objektivave të Mbretërisë dualiste. Cikli nis me një hyrjeshtjelluese (shih: “Die Vِlker des Orients”, Feuilleton der „Debatte”, 19shkurt 1869, Nr. 50. Viti VI, fq. 1) ku autori ndërsa kritikon mungesën elargpamësisë nga diplomacia vendase e ajo europiane, flet për kërcënimin e madhqë po i bëhej paqes nga ajo që njihej si “çështja orientale” – ku nën këtëpërcaktim, për kohën mendohej Ballkani – për shkak të zhvillimeve e dinamikavetë reja që epoka kishte sjellë. Pikëpamja e autorit të fejtonit, i cili duketse ishte një njeri që pikësëpari kishte shkelur në çdo cep të rajonit dhe qëpretendonte se njihte shumë mirë madje edhe Shqipërinë e shqiptarët, shkon –nëse do bënim një krahasim me realitetet e sotme – disi me atë të filozofit esociologut të ditëve tona, Samuel P. Huntington (autori i “Përplasja eqytetërimeve”, 1996). Ndër të tjera ai thotë se: “Dhe bëhet fjalë në këtëkatastrofë për një luftë të përgjithshme të Islamit me Krishtërimin, në të cilën,ngulitja e flamurit të Profetit dhe ngritja e Kryqit, në shumëanshmërinë eproblemit dhe përzierjes së interesave, më shumë apo më pak, do të përfshijë tëgjithë popujt muhamedanë; në anën tjetër të gjitha fuqitë e mëdha tëkrishtera”. Paralajmëron hapur krizën kur thotë se: “Po, kush e njehOrientin dhe rrethanat që e përbëjnë, ashusikurse shkruesi i këtij artikulli,pas konstatimeve shumëvjeçare, para së gjithash karakterin dhe përpjekjet epopujve të tij dhe marrëdhënien e tyre me njëri-tjetrin, nuk ka më asnjë dyshimse shpërthimi i krizës që kaq kohë ia kemi pasur frikën, ndodhet shumë pranë”.

Parashikongjithashtu se me apo pa hir, Amerika do të përfshihet në këtë luftë, duke iparaprirë si pakkush tjetër ndoshta në fakt për kohën, asaj çka do të ndodhterreth pesë dekada më vonë dhe që historia do ta vlerësonte si “Lufta e Madhe”(dmth. Lufta e Parë Botërore). Për këtë arsye, dhe duke shpresuar se do tanjihte më së miri lexuesin e gazetës me tiparet dhe karakteristikat e popujveqë i përkisnin asaj që në histori njihet si “fuçi baruti”, autori na shpalospërgjatë harkut kohor të një muaji ciklin në fjalë (që niste me paraqitjen erumunëve dhe mbyllej me grekët), i cili në pjesën e pestë të tij përmbante edhekapitullin mbi shqiptarët (shih: “Die Vِlker des Orients-Die Albanesen”,Feuilleton der „Debatte”, 27 mars 1869, Nr. 86. Viti VI, fq. 1). Sigurishtse nga këtu nis realisht interesi ynë për ta risjellë në jetë këtë shkrim, icili pa dashur të polemizoj, rezulton të mos jetë zbuluar më parë e të mos jetëgjithashtu pjesë e cikleve të udhëtimeve, që botoheshin rëndom në gazetataustriake nga albanologë, historianë, arkeologë, diplomatë e studiues tëdisiplinave të ndryshme, që asokohe kishin nisur të shkelnin në hapësiratshqiptare të kohës. Transkriptimi dhe përkthimi i materialit në fjalë, duhetthënë qysh në krye të herës se përbën një sfidë më vete, pasi jo vetëmgjermanishtja paksa arkaike, por edhe deshifrimi i fjalëve të shkruara me njëfont nga familja e tipit “gotik”, të cilin hapësira gjermanishtfolëse rezultonta ketë përdorur masivisht në shtypin e kohës, duke vijuar me shumicë madjederi në rënien e nazizmit, si një element i fortë identitar (i krahasueshëm mecirilizmin tek gjuhët sllave), bëjnë që materiali që po botojmë, të ketë vërtetëvlera. Pesha e tij realisht rritet kur i hedh një sy përmbajtjes së shkrimit,ku autori ka shkruar pa rezerva rreth karakterit, forcës, zakoneve, trimërisë,bukurisë së racës, e për më shumë, rëndësisë së faktorit shqiptar në rajon.Diku, autori thekson: “…ata, jo vetëm që hasen në një numër të madh dhe tëpërhapur gjeografikisht, por paraqesin edhe një popull të fuqishëm dhe merrënjë, dhe formojnë më pas njërin ndër faktorët më të rëndësishëm në dramën efundit që pritet të luhet”. Ky kontribut ndoshta është njëri ndër mëpozitivët e shkruar ndonjëherë në hapësirën europiane të kohës rrethshqiptarëve, paçka se aty gjendet edhe ndonjë pasaktësi. Duhet pranuar seshkrimi i tij reflekton jo vetëm teoritë dhe praktikat e kohës, por edhedijenitë e kufizuara në fusha si gjuhësia për shembull (por jo vetëm), ndërsaautori thotë se “shqiptarët merren vesh mirë në aspektin gjuhësor me fqinjëtsllavë”, apo se Shqipëri do të thotë “vend i shkëmbinjve”. Sidoqoftë,zelli, vërtetësia dhe dashamirësia, përkrah profesionizmit të autorit, dalindukshëm si elementë primarë menjëherë në pah. Ai e nis duke pohuarse: “Ka popuj në kufinjtë e botës së qytetëruar që janë të njohur nëpërgjithësi në publik vetëm nëpërmjet emrit, por që e meritojnë të njihen mëgjërësisht, bazuar në fatet, bëmat dhe cilësitë që shfaqin. Tek këto popujbëjnë pjesë edhe popuj të tillë si shqiptarët”, por vë në dukje nga anatjetër se Shqipëria, s’ishte prekur thuajse fare nga studiuesit e huaj, nëse ekrahason me provincat e tjera të Turqisë europiane dmth. të Ballkanit. Ndërsangre lart bukurinë e racës, i hyn madje krahasimeve në fushën e antropologjisë,vlerëson maksimalisht kostumet tradicionale, për të cilat pohon se s’kishteparë askund tjetër në Ballkan apo në Orient, ngjyra e kombinacione aq tënatyrshme, të mrekullueshme e të llogjikshme, sa në ato të shqiptarëve. Fletgjerësisht për mënyrën e jetesës, banimin, ushqimin, qytetet më të mëdha, ngrelart dëshirën dhe zellin e shqiptarëve për t’u arsimuar (vëren megjithatë sestadi aktual në këtë apsekt, vinte si pasojë e mungesës së mundësive emjeteve), kontributet në histori dhe në administratën e Perandorisë turke; ikrahason me zviceranët në dëshirën për të shërbyer nën armë në ushtritë ehuaja, vë në dukje tendencën për t’a lënë vendin e të parëve e shkuar nëemigracion, por lavdëron përpjekjet për të sjellë përparimin në kontaktet qëmarrin me popujt e tjerë. Thekson sjelljen prej kaçaku të disa fiseve erajoneve, por avokon e kërkon mirëkuptim, kur thotë se kurrsesi këto fenomene nukduheshin parë si fakte nga të cilat të bluaje në kokë mendimin se shqiptarivjedh e vret si një ordiner, përkundrazi, ai urren veset e pasurimin jo tëndershëm. E krahason nga këmbëngulja me gjermanët dhe këshillon se, brenda njëlëkure të sertë në dukje, gjendet një shqiptar human e fisnik. Flet përpasuritë e bekimin që natyra i kishte dhënë shqiptarëve, për parajsën e florësdhe faunës, ndjen keqardhje që megjithë prodhimet që sillte toka, puna e djersae tyre, shqiptari mezi i përmbushte nevojat më elementare ekonomike. Bënkrahasime, sjell të dhëna, nxjerr përfundime e ravijëzon prognoza afatshkurtrae afatgjata. Rendit katër grupime kryesore që përbënin bërthamën e popullsisëshqiptare, ku ndër to listohen edhe çamët. Cilëson si pikë kulmore të historisëSkënderbeun, por nuk e përmend askund Ali Pashën si një fenomen e kujtimhistorik shumë i afërt për kohën. Të habisin sidomos parashikimet e tijshpresëdhënëse, të cilët koha në fakt (ose fatkeqësisht) nuk do ti përmbushte,ndërsa thotë se: Nuk do jenë grekët ata që do të arrijnë hegjemoninë në Jug,por shqiptarët, dhe jo vetëm në Maqedoni dhe Thesali, por edhe në vetë Greqinë,ata do të bëhen zotër dhe këtë do ta arrijnë në mënyrën më të lehtë tëmundshme, pasi në Veri të vendit, ata faktikisht janë shumicë. Për ta lënë nëdorë të vetë lexuesit dhe për të pasur mundësinë e konsultimit me materialinorigjinal, po e botojmë të plotë përmbajtjen e pjesës hyrëse të “ciklit mbipopujt e orientit” nga viti 1869, dhe më pas edhe kapitullin ku flitet ekskluzivishtpër shqiptarët.

***

Mbiciklin “Popujt e Orientit”
Orientifiton dita-ditës tashmë më shumë interes. E ashtuquajtura “çështja orientale”po shkon gjithnjë e më shumë drejt një zgjidhje me kahje dhune; për njëzgjidhje paqësore, as që bëhet fjalë. Diplomatët tanë rrallë e njohin udhëtimine madh të historisë botërore dhe të lëvizjes së kulturave mbi tokë; Diapazoni iparashikimeve të tyre, megjithë mprehtësinë e dinakërinë që posedojnë, nukarrin më tej se sa sot për nesër, dhe i gjithë arti i tyre shtetformueskonsiston vetëm në atë, që zgjidhja, ashtusikurse edhe çështjet e tjera kohore,më konkretisht edhe ajo orientale, të mbahet në statuskuo aq sa mundet dhe timbivendosin problemet, duke i ndërruar thjesht vendet me njëri-tjetrin. Madje,edhe duke qëndruar galiç mbi fuçinë e barutit që kërcënon të shpërthejë çdoçast, ata këndojnë himnet e qetësisë dhe të paqes së përgjithshme botërore,dhe, duke i hedhur sytë nga Lindja, mendojnë se ekzistojnë akoma alternativa tëmira dhe ngushëllohen me fjalinë e moçme: “Après nous, le déluge” (Pasnesh, qameti – shën. i përkthyesit). Por duke parë çështjen dhezhvillimin që po marrin gjërat në Orient, ata gjenden të gjithë sot nëvorbullën e një gabimi trashanik në atë që po bëjnë. Ata, akoma mund t’ia dalinsi gjithnjë për momentin, ta mbajnë në frena konfliktin greko-turk që ua mbajtifrymën pezull, dhe me këtë ta shtyjnë zgjidhjen, duke vendosur një afat të ri,por me këtë, shkaku i trazirave të përgjithshme në Orient nuk është shmangur;përkundrazi, e keqja me këtë bëhet edhe më e keqe dhe katastrofa që kërcënon tëvijë, përshpejtohet edhe më shumë. Po, kush e njeh Orientin dhe rrethanat që epërbëjnë, ashusikurse shkruesi i këtij artikulli, pas konstatimeveshumëvjeçare, para së gjithash karakterin dhe përpjekjet e popujve të tij dhemarrëdhënien e tyre me njëri-tjetrin, nuk ka më asnjë dyshim se shpërthimi ikrizës që kaq kohë ia kemi pasur frikën, ndodhet shumë pranë. Dhe bëhet fjalënë këtë katastrofë për një luftë të përgjithshme të Islamit me Krishtërimin, nëtë cilën, ngulitja e flamurit të Profetit dhe ngritja e Kryqit, nëshumëanshmërinë e problemit dhe përzierjes së interesave, më shumë apo më pak,do të përfshijë të gjithë popujt muhamedanë; në anën tjetër të gjitha fuqitë emëdha të krishtera. Meqë kjo luftë për këta të fundit, në të njejtën kohë do tëjetë një luftë për të poseduar çelësin e mbretërimit të botës, në të cilën edheAmerika nuk do të shohë më duarkryq, do të jetë pra me pak fjalë një luftëgjithpërfshirëse. Në këtë stad të gjërave, për pubklikun që lexon gazetën, nukdo të ishte pa interes, nëse ne do ti paraqisnim atij sipas pikëpamjes sonë,këta popuj të ndryshëm të Orientit, që do të duken me gjasë në skenën e nesërmetë luftës, për aq sa ata përfaqësojnë, në një trajtesë sa më natyrale tëmendimit dhe veprimit që ata posedojnë, me një fjalë të karaktereve të tyre,fesë, traditave e zakoneve, mënyrës së jetesës dhe arritjeve sociale. (Gazeta“Die Debatte”, 19 shkurt 1869)

***
Popujt e Orientit – Shqiptarët
Ka popuj në kufinjtë e botës së qytetëruar që janë të njohur në përgjithësinë publik vetëm nëpërmjet emrit, por që e meritojnë të njihen më gjërësisht,bazuar në fatet, bëmat dhe cilësitë që shfaqin. Tek këta popuj bëjnë pjesë edhepopuj të tillë si shqiptarët, apo siç i njohin në Turqi, “arnautët”. Ata vetene thërrasin “shqiptarë”. Në kontekstin e “çështjes orientale”, ata marrin njëpeshë edhe më të madhe se sa malazezët dhe boshnjakët të marrë sëbashku, dhepërballë armikut janë më të respektuar se sa grekët; jo vetëm ata të rajonevenë brendësi të vendit, por edhe ata të shtrirë buzë detit. Ata janë nga më tërëndësishmit dhe në disa aspekte, edhe më interesantët nga të gjithë popujt elitoralit adriatik e jonian. Pasi ata, jo vetëm që hasen në një numër të madhdhe të përhapur gjeografikisht, por paraqesin edhe një popull të fuqishëm dheme rrënjë, dhe formojnë më pas njërin ndër faktorët më të rëndësishëm në dramëne fundit që pritet të luhet. Në krahasim me popujt e tjerë, ata dallojnëqartazi edhe nëpërmjet pamjes së tyre të jashtme dhe mënyrës së tyre origjinaletë jetesës. Ata popullojnë një sipërfaqe me shtrirje të gjatë toke, e cila nisnga veriu, duke u kufizuar me Bullgarinë, Bosnjen dhe Malin e Zi, e deri nëGreqi duke shkuar në jug, në lindje me Maqedoninë dhe Thesalinë, në Perëndim nëpjesën më të madhe nga Deti Adriatik e ai Jon, duke përfshirë në vetvete atë qëdikur njihej si “Mbretëria e moçme e Epirit”. Nuk ekziston asnjëra ngapanoramat tokësore të Turqisë europiane që deri më tani, akoma të ketë mbeturakoma kaq e paprekur nga studiuesit e mirëfilltë, sa Shqipëria. Dhe akoma dhesot e kësaj dite, ajo mbetet me siguri njëri ndër vendet më interesante të“trekëndëshit ilirik”. Shqipëria, që do të thotë “vendi i shkëmbinjve”, është –siç sugjeron ky emërtim, një vend malor e shkëmbor.

Gjeografiadhe klima
Përsai përket lartësisë, thyerjes së terrenit dhe egërsisë që paraqesin malet e tij,ka më shumë ngjashmëri me Bosnjën. Por shkëmbinjtë e saj janë në vazhdimësiedhe më të thepisur e të pjerrët, dhe guvat e honet që ata formojnë më tëshpeshta dhe më frikndjellëse se sa ato të Bosnjes. Vetëm se maletshqiptare nuk janë aq të veshura nga pyjet se sa ato boshnjake në pjesënveriore të vendit. Shtrirja e tyre, zakonisht ka drejtimin nga lindja drejtperëndimit, dhe përfundojnë pranë deteve, duke formuar pjesërisht kepe eterrene paramalore. Vargmalet gjigande që shtrihen nga veriu në jug, që “hapinkrahët e tyre” në brendësi të vendit, thuhej ndër të moçmit e Pindit. Shqipëriaështë gjitashhtu shumë e pasur në ujëra, liqene, lumenj dhe përrenj, dhe nëbrigje ka shumë gjire dhe limane, ndër të cilët ne do mund t’u tregojmë mbiDurrësin dhe Vlorën. Klima në përgjithësi është e shëndetshme. Në rajonet më tëlarta, ajo është e ashpër, përkundrazi, në luginat e ulëta e të thella dhe nëdete, ajo është parajsore. Sipas klimës orientohet natyrisht edhe vegjetacionii vendit. Në rajonet e ashpra shtrihen me kujdes frutat e malit e ato të egra,në ultësira dhe rajonet bregdetare rriten agrume të mrekullueshme. Madje atjehas tek-tuk edhe palma.

Popullsia:sipas turqve, 2 milionë
Kështu,me pak fjalë është bërë ky vend, banorët e të cilit ne tashmë duam ti njohim mënga afër. Numri i banorëve të Shqipërisë, sipas përllogaritjeve turke, shkon nëmë shumë se 2 milionë. Në këtë kontigjent, rreth 1,500.000 janë shqiptarë tëmirëfilltë. Por në këtë shifër nuk janë përfshirë akoma të gjithë shqiptarët,pasi këta banojnë jo vetëm në vendin e tyre të origjinës, por edhe jashtë tij,të shpërndarë kudo në Turqinë europiane, kryesisht në Rumeli dhe në Stamboll.Edhe në Maqedoni, Thesali e Greqi, kryesisht në pjesët veriore të saj, ata janëtë përfaqësuar fort. Madje në Atikë dhe Moré ka shumë vendbanime e toponimeshqiptare. Pas bullgarëve, shqiptarët janë populli më i madh dhe më i përhapurnë territoret e Gadishullit ilirik. Nacionaliteti i shqiptarëve është njëçështje, për të cilën studiuesit akoma nuk kanë rënë dakord ndërmjet tyre.

Gjuhae shqiptarit
Gjuhae këtij populli është një përzierje e shumë idiomave, konkretisht e greqishtes,turqishtes, latinishtes, sllavishtes dhe gjermanishtes. Ngaqë në këtë gjuhëhasen elementët sllavë dhe meqenëse shqiptarët në aspektin gjuhësor, mund tëmerren vesh më fqinjët e tyre sllavë, ka të tillë që i mbajnë ata për sllavë,por po aq mirë mund ti merrje ata në këtë mënyrë për italianë, grekë apogjermanë.

Paraqitjae jashtme, doket dhe zakonet
Dukegjykuar mbi paraqitjen e tyre të jashtme fizike, si dhe nga doket e zakonet dhemënyrën e jetesës, ata ndryshojnë rrënjësisht nga sllavët, dhe në pjesën verioretë vendit, që thuajse është i banuar plotësisht vetëm prej tyre, ata jetojnë tërrethuar nga sllavët, siç janë malazezët, boshnjakët, serbët e bullgarët, tëizoluar tërësisht. Elementi origjinal i gjuhës shqipe është ilirishtja e vjetërdhe ky mbetet elementi më origjinal; ajo i ka asimiluar idiomat e huaja, duke ipërshtatur në trupin e vet dhe ka mbijetuar në atë mënyrë që ky origjinalitet,i ka bërë gjuhëtarët profesionistë që merren me gjuhët antike, të mendojnë seshqiptarët janë pasardhësit e pellazgëve të vjetër. Le të supozojmë,megjithatë, se kjo pikëpamje është e sajuar, me këtë sidoqoftë nuk është fituarshumë, përderisa raca dhe nacionaliteti i pellazgëve akoma përbën në vetvetenjë pikëpyetje. Meqë ra fjala, sipas të gjitha të dhënave të mbledhura,rezulton e sigurtë se shqiptarët kanë origjinë indo-gjermanike dhe janëpasardhës, sidomos, të ilirëve antikë, të epirotëve të famshëm për ashpërsinëdhe trimërinë e tyre, të cilët dikur kishin bërë të dridhej madje edhe vetëRomën fuqiplotë, dhe që nacionalitetin e tyre, megjithë pushtimet e shumta endryshimin e raportteve që solli koha, në thelb e ruajtën të pandryshuar. Dhepikërisht këtu ndjehet origjinaliteti i tyre. Ata ndryshjojnë në pamje të parëedhe nga popujt e tjerë të Turqisë europiane dhe formojnë ndër të gjithë ata,nga natyra, padiskutim, prerjen më të bukur të racës njerëzore. Në gjithë këtoveçori të shqiptarëve, në krahasim me popujt e tjerë, ata ndahen mes tyre nëshumë fise origjinale, të cilët dallojnë mes tyre sidomos nga gjuha (dialekti),veshja, mënyra e banimit, zakonet dhe mënyra e jetesës. Më kryesorët e këtyrefiseve janë së pari gegët, e së dyti toskët, së treti lebërit e në vend tëkatërt, janë çamët. Përveç këtyre katër grupimeve, ka edhe të tjerë më tëvegjël, të cilët ne do ti trajtojmë shkurtimisht. Por le të shohim edhe njëherë më nga afër shqiptarin, për të kuptuar, se si ai jeton, cilës familjeshpirtërore i përket.
/shqiperia.com
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Brenga ime dashuri

    Votat: 7 41.2%
  • 2-Botë e mjerë

    Votat: 4 23.5%
  • 3-Shitësja e farave

    Votat: 6 35.3%
Back
Top