Australia!

MasteR

I'm offline
Karakteristikat e pergjithshme Fiziko - Gjeografike.
Australia shtrihet e gjitha ne hemisferen jugore dhe ne pjesen me te madhe ne gjeresione tropikale.
Laget nga ujrat e oqeanit Indian ne Perendim dhe nga ujrat e Paqesorit ne LIndje dhe ne Veriut.
Nepermjet Arkipelagut ishullor te Malajzise dhe dhe te Malajeve lidhet me Azine dhe ndahet prej saj nga deti Arafur dhe Timor.
Ne VlL e JL te kontinentit shtrihet Deti i Koraleve dhe Deti Tasman.
Pikat skajore te Australise jane:
Ne Veri Kepi Jork
Ne Jug Kepi Vilson
Ne Lindje Kepi Stip
Ne Perndim Kepi Bajron.

Kontinenti ka nje shtrirje lindje - perendim 4,5 mije km dhe veri - jug 3,3 mije km.
Siperfaqja 7.7 milion km ne katror..
Kontinenti ka pamje te myset nga veriu dhe te lughet nga jugu...
Vija Bregdetare eshte zhvilluar dobet. Gjatesia e saj arrin ne 19.3 mije km..
Keshtu qe gjiret dhe gadishujt e saj jane te pakte..
Brigjet e Australise jane ne pergjithesi te papershtatshme per krijimin e porteve pasi jane mocalore dhe te rrethuara nga rifet e koralet.
Australia mund te konsiderohet si kontinenti me i fushor e me reliev me te thjeshte se te tjeret. Vetem 13% e sip se saj ngrihet mbi 500 m.
Lartesite mbi 300 m zene 56%. Lartesite mbi 1000 m zene vetem 1%.

Klima

Pjesa me e madhe e kontinentit shtrihet ne zonen e klimes tropikale.
Skajet veriore shtrihen ne zonen subtropikale, kurse ato jugore shtrihen ne zonen subtropikale te tipit mesdhetar..

Bimesia

Nga ana floristike Austrolia formon nje krahine te veçante bimmore te quajtur Australis, qe ka nje flore te varfer por te veçante dhe origjinalee cila perfshin nje numer te madh bimesh endemike rreth 70% e bisesis se saj.
P sh ka lloje eukaliptesh dhe akacie etj Ekualipti eshte druri kryesor i pyllit australian dhe eshte jashtezakonisht i forte dhe rezistent. Disa prej llojeve te tij arrijne ne 150 m lartesi, dhe dimensioni i trungut te tij arrin ne 30m.


Gadishujt e Australise.

Gad Toka Arnherm Shtrihet ne pjesen Veriore midis detit Arafur dhe detit Timor dhe gjirit Karpentaria.
Ka sip rreth 245 km ne katror. Brigjet e tij jane te zhvilluara mire dhe kane nje numer te madfh gjiresh dhe ishujsh bregdetar.


Gadishulli Ejr Ndodhet ne Jug midis Gjirit te Madh Australian dhe gjirit Spenser. Ka siperfaqe prej 43 km ne Katror. Ky gadishull ka rezerva te medha Hekuri.


Gadishulli Jork
Shtriohet ne pjesen VL , midis gjirit KArpentaria ne perendim dhe detit te Koraleve ne lindje. Siperfaqja e tij eshte rreth 235 km ne katror. Ne lindje te gadishullit shtrihet Barriera e Madhe e Koraleve.

Hidrografia

Australia eshte kontinenti me i varfer me ujra siperfaqsore.

Lumenjte


Dajamantina eshte lumi ne Australina Qendrore dhe buron nga pllaja Seluin dhe derdhet ne Liqenin Ejr. Gjatesia 896 km.

Ficroj. Eshte lume ne pjesen VP te Australise. Gjatesia 520 km.. Buron nga pllaja Kimberli dhe derdhet ne gjirin King ne Oqeanin Indjan.

Flinders Eshte lume ne Australine Veriore. Gjatesia 830 km. Buron nga malet e Australise Lindore dhe derdhet ne Gjirin Karpentaria.

Murrej Eshte lumi me i madh dhe me i rendesishem i AUstralise. Shtrihet ne JL te kontinentit. Buron ne jug te maleve Kushciushko dhe derdhet ne gjirin e MAdh Australian.. Gjatesia 1632 km..

Darling Eshte dega e djathte e lumit Murrej . Eshte lumi me i gjate ne Australi 2720 km. Buron nga malet e Australise Lindore
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Bëju.

    Votat: 11 40.7%
  • 2-Ankth mesnate.

    Votat: 3 11.1%
  • 3-Të dua ty.

    Votat: 8 29.6%
  • 4-Nje kujtim.

    Votat: 5 18.5%
Back
Top