Aurela mashtron me shtatzëni

aurela-gace.jpg

Këngëtarja 36-vjeçare, Aurela Gaçe, e cila përfaqësoi Shqipërinë këtë vit në Eurosong, që u mbajt në Gjermani, me këngën “Feel the pasion”, shkoi me një ambicie të madhe, por e vërteta ndodhi që e la Shqipërinë jashtë finales.

Gjatë intervistave të ndryshme që ajo dha për gazetarët e huaj, pas konkurrimit në natën gjysmëfinale, Gaçe u pohoi atyre se ndihej e shokuar dhe se fajin për humbjen nuk e kishte aspak ajo si këngëtare.

Por komentet e shumta të publikut, në të gjitha ueb faqet e mundshme në internet, ishin në masë kundër asaj. Aurela u konsiderua “fajtorja” që i hoqi shansin Shqipërisë për të konkurruar në finale.

Dhe Aurela, shpejt e shpejt mendoi se si ta shuante këtë zhurmë, që i dha një minus karrierës së saj muzikore. Me rikthimin e saj në Shqipëri, mendoi të krijonte një histori më të madhe me një lajm të krijuar nga jeta e saj, duke aluduar se do të eklipsonte lajmin e skualifikimit në Eurovizion. Që në datën 14 maj, kur komentet e këqija për zërin e saj, theksin e keq të anglishtes dhe, më tepër për egërsinë e saj në perfomancën skenike, ajo në profilin e saj të fansave në Facebook dha papritur një lajm tjetër, si për të justifikuar arsyen e dështimit, ndërsa thotë”: ”…sepse kam një engjëll brenda qenies sime që po rritet përditë dhe këndoi në duet me mamin e vet në skenën e Eurovizionit. Pres fëmijën tim të parë”. Dy ditë më vonë, këngëtarja ka vazhduar me statuse të tjera rreth këtij lajmi, ndërsa shprehet se: “Sa kam dashur të bëhem nënë gjithë këto vite dhe koha shkonte e dëshpërohesha, se nuk po e takoja atë që do ta doja shumë e të isha gati të kisha fëmijën… pasi kurrë nuk doja të sillja në jetë një fëmijë që nuk do të ishte fryt i një dashurie të vërtetë dhe Zoti më do, ma solli çdo gjë siç e ëndërroja”. Duke e përfunduar këtë njoftim nga jeta e saj me një tjetër status, ku thotë: “Ju falënderoj të gjithëve… Doja kaq shumë të vinte kjo ditë, e kërkoja një baba të mirë për fëmijën dhe e gjeta… edhe njeriun që dua, edhe babanë e fëmijës. Jam njeriu me i lumtur… nuk më ndal dot asgjë tani që Zoti na e fali këtë engjëll”. Dhe përfundojnë këtu statuset e saj në lidhje me shtatzëninë për të vazhduar me një udhëtim të gjatë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ku nesër në mbrëmje do të jetë në një koncert gala në Manhattan, NY, për 20-vjetorin e Gazetës Iliria. Më pas, udhëtimet e saj për koncerte do të vazhdojnë në Chicago dhe Michigan.

E për një femër shtatzënë, kaq shumë udhëtime të zgjatura dhe tension nuk do të mund të përballoheshin, fakte që shtojnë dyshimet për këtë shtatzëni të servirur si lajm nga vetë Aurela. Ndërkohë që, për sa i përket lidhjes së saj të dashurisë dhe burrit ideal të cilin ajo e dashuron vërtet, siç thotë në këto statuse, mbetet për t’u diskutuar. Kjo për faktin pasi kur gazeta “Panorama” publikoi disa javë më parë lajmin e historisë së dashurisë me menaxherin disa vite më të ri, Aurela u përpoq ta mohonte me telefonata gjithë arrogancë në redaksi.

Kjo pasi ajo ishte në prag të pjesëmarrjes së saj në Eurosong dhe nuk i interesonte që vëmendja të përqendrohej tek lajme nga jeta e saj private, pasi për momentin i interesonte vetëm Eurosongu. Ndërsa tani që zhgënjeu publikun e saj shqiptar, ky lajm rozë nuk i mjaftoi aspak. E ftuar në një program televiziv grek pas konkurrimit, ajo pohoi se në Eurovision kishte kënduar me një bebe 3-muajshe në bark. Po ky lajm u përforcua me intervista të marra nga ndonjë gazetë në Shqipëri. Gjithsesi, tani për t’i shpëtuar çdo lloj zhurme, ka menduar më mirë të shkojë ca larg, derisa gjithçka të mund të harrohet, pikërisht në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Ndërkohë që sapo ka përfunduar klipin e saj të xhiruar këto ditë me kosovarin Mc Kresha, të titulluar “Cash”, ku sërish kemi një dëshmi kundër faktit të shtatzënisë, pasi aty ajo shfaqet pothuaj si një kozmonaute që bën akrobaci në xhirimet e klipit të ri. (panorama)
 
Pe: Aurela mashtron me shtatzëni

baaaaaaaaah ca zhgenjimi :p
 
Pe: Aurela mashtron me shtatzëni

Sa inat e paska mar gazetari qe shkruan kundra Aureles , mbase e ka shtatzanine te tille qe i perballon edhe udhetimet ,kur kalon tre muajt e pare te shtatzanise ,muajt e tjere jane te rehatshem .
 
Pe: Aurela mashtron me shtatzëni

:)....ka deshtuar...tani ashtu do thote:)
 
Pe: Aurela mashtron me shtatzëni

Po sipas gazetarit nje femer shatzane eshte INVALIDE, e semure, dhe qe nuk leviz me dot nga krevatiiiiiiiiiii?
Jeni ne vete???
Skeni pare femra qe punojne deri ne muajne e 9, e ikin nga puna direkt ne spital...
Shtatzania nuk dmthn asgje tek nje femer qe gezon shendet, nenkuptohet qe dhe nqs bara eshte pa probleme, e vendosur ku duhet.
Me nje ushqim te sakt dhe gjume te regullt ska asnje problem...

Une nuk shof asnje arsyje per te cilen Aurela mos udhetonte me avion, e sikur deri ku ka vajtur...deri ne Gjermani, jo ne SHBA ose Kine...

Sdine dhe keta ca te shkruajne me.
 
Pe: Aurela mashtron me shtatzëni

Ne fakt per te udhetuar me avjon, te pakten ketej duhet te marresh nje ok nga mjeku, pasi varet se si eshte shtatezania dhe niveli i "shendetit" apo "rrezikut" te shtatezanise. Nuk shikoj asgje te keqe te punoje ajo, personalisht linda te enjten dhe kam punuar deri te marten... Rendesi ka te jete shtatezani e shtendetshme dhe ajo te ndihet mire.
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Bëju.

    Votat: 11 40.7%
  • 2-Ankth mesnate.

    Votat: 3 11.1%
  • 3-Të dua ty.

    Votat: 8 29.6%
  • 4-Nje kujtim.

    Votat: 5 18.5%
Back
Top