Ka qenë një vit i mbushur me shtatzëni dhe me bebe që bëhen VIP që në barkun e nënës. E tillë është edhe vajza e Aurela Gaçes e cila sipas të gjitha informacioneve duhet të ketë lindur sot në orën 8 të mëngjesit. Të paktën, ky është orari zyrtar i lënë nga këngëtarja Aurela Gaçe dhe gjinekologu, i cili do të asistojë në operacionin që do të sjellë në jetë fëmijën e saj të parë. Mësohet se këngëtarja ka vendosur që ta lindë vajzën e saj nëpërmjet prerjes çezariane. Operacioni është vendosur të kryhet te “Hygeia”, një nga klinikat private me reputacion të shkëlqyer për lindjen e bebeve nëpërmjet operacionit. Urojmë që gjithçka të shkojë sa më mirë për këngëtaren dhe në momentin që do të lexojë këtë shkrim të jetë duke mbajtur në krahë vajzën e saj, të cilën mësohet se do ta presë mamaja e këngëtares, të paktën kjo është ajo që Aurela ka deklaruar, duke qenë se nëna e saj është me profesion, mami. Në intervistën e një jave më parë në programin e së shtunës, “1001 Pse”, Gaçe deklaroi edhe një herë me të madhe dashurinë që ka për babain e fëmijës së saj të parë, Skerdin si dhe pohoi gjithashtu se e ka tejkaluar me ushqimin gjatë këtyre muajve.
Burimi: Publialb.com