اudia, shteti hedh në gjyq protestuesit anti-Bollano

vitk

Anëtar i Respektuar
[COLOR="Red"

Ismail Xhaferi

Në Gjykatën e Tepelenës u zhvillua dje seanca e planifikuar ndaj dy të rinjve, që akuzohen për organizim dhe pjesëmarrje në një manifestim të paligjshëm nacionalist. Luan Halili dhe Eugen Hasanbega janë dy të rinjtë nga fshati Toç i këtij rrethi, të cilët janë kallëzuar për ndjekje penale nga komisariati i Tepelenës, për shkak se në muajin qershor të këtij viti, së bashku me dhjetëra banorë të tjerë kanë organizuar një manifestim popullor ndaj qëndrimeve antikombëtare të kryetarit të Bashkisë së Himarës dhe njëherësh kryetar i OMONIA-s, Vasil Bollano dhe prefektit të Gjirokastrës, Spiro Ksera. Me parulla në duar, ata dolën rrugës nacionale Tepelenë-Ballsh dhe kërkuan shkarkimin e Kserës e Bollanos dhe uljen e tyre në bankën e të akuzuarve. Gjyqi ka nisur edhe me një protestë me flamuj kombëtarë para gjykatës. Brenda në sallë, dy të akuzuarit që rrezikojnë disa vite burg për organizim mitingjesh të paligjshme, deklaruan se ata kishin kryer një detyrë patriotike. Seanca që drejtohej nga gjykatësi Shkëlqim Mustafa, ka vijuar me marrjen në pyetje të policit të zonës, i cili tha se kishte kontraktuar me të akuzuarit që kishin kërkuar leje në polici, leje e cila nuk iu është dhënë nga shefi i komisariatit, me përgjigjen se nuk kishte forca policie në dispozicion për të ruajtur rendin. Halili dhe Hasanbega deklaruan para trupit gjykues se “kishin marrë pjesë në këtë manifestim, pasi janë shqiptarë dhe e quajnë detyrë patriotike mbrojtjen e dinjitetit dhe sovranitetit të Shqipërisë. Ne nuk kemi bërë asnjë thirrje antikushtetuese, por në protestë kërkuam që në bankën e të akuzuarve të ulen ekstremistët Bollano e Ksera, që kanë bërë thirrje antikushtetuese për copëtimin e shtetit shqiptar, duke nxitur urrejtjen etnike. Ne jemi për respektimin e Kushtetutës e Kodit Penal dhe për mbrojtjen e çështjes kombëtare”, - u shprehën ata. Avokati i çështjes kërkoi paraqitjen e shefit të komisariatit në seancë, i cili është emëruar tashmë në Peqin. Për rrjedhojë, me kërkesë të prokurorit Përparim Nelaj, çështja u shty për në datën 14 janar. Eugen Hasanbega dhe Luan Halili, janë dy të rinj nga fshati Toç i Tepelenës, të cilët protestuan së bashku me dhjetëra të tjerë ndaj prefektit të Gjirokastrës, Spiro Ksera, i cili në datën 18 maj ’08 mori pjesë në një tubim antishqiptar të zhvilluar në Konicë. Ksera, i mbështjellë me flamurin e Vorio-Epirit, ka artikuluar publikisht, sipas mediave greke, domosdoshmërinë e “kthimit në identitetin grek” të Jugut të Shqipërisë, duke pretenduar njëkohësisht se “Kosova dhe Epiri i Veriut janë raste të ngjashme dhe si të tilla, komuniteti ndërkombëtar e në veçanti Bashkimi Europian nuk mund të ketë dy qëndrime të ndryshme për dy çështje të njëjta”.
 
Titulli: اudia, shteti hedh në gjyq protestuesit anti-Bollano

kam pare vidjon dje dhe vertete tregon pamundesine e shqipetareve per te treguar qe jane te tille, madje edhe ne shqiperi. Eshte trupi me i madh qe te shkojne ne gjyqe keto dhe bollano apo Dule te flasin, kundershtojne dhe flasin ne publik per antishqiptarizem duke i bere kundershtim te hapur kushtetutes, duke i cenuar vendit tone sovranitetin dhe duke hapur probleme te reja me fqinjet tone greke.
 
Titulli: اudia, shteti hedh në gjyq protestuesit anti-Bollano

kete pikerisht do dhe ballano. rremuje dhe protesta. po mos ti vihet veshi atehere ai ska cfare te lehe me. mos i kushtoni rendesi ketije injoranti
 
Titulli: اudia, shteti hedh në gjyq protestuesit anti-Bollano

e pashe ne lajme dje per ata dy cunat por ne shqiperi duhet te jesh antishqiptare se ndryshe e hengre
 
Titulli: اudia, shteti hedh në gjyq protestuesit anti-Bollano

Kulmi spo paska fund me duket ...
 
Titulli: اudia, shteti hedh në gjyq protestuesit anti-Bollano

O BALO TE HENGERT TENJA TE KEQEN E KE PERBRENDA , shprehje e urte shqiptare kjo. Vec te ne gjen shprehje te tilla ne popull qe s'gjejne pershtatje ne kultura e ne gjuhe te botes, E dini pse ..... Se ne vuajme nga vetja .
 
Titulli: اudia, shteti hedh në gjyq protestuesit anti-Bollano

Po qe nuk perben me cudi si i behet ???

Bollano, miku i ngushte i kryeministrit antishqiptar, me seksere serb...
 
Titulli: اudia, shteti hedh në gjyq protestuesit anti-Bollano

Po qe nuk perben me cudi si i behet ???

Bollano, miku i ngushte i kryeministrit antishqiptar, me seksere serb...

"Gjithcka mund te ndodhi jetojme ne shqiperi", vendi i cudirave eshte shqiperia, asgje s'eshte cudi vertete.

Jemi ne hall mar burr se po na dalin tetan te lidhun me armiqt e hapun te shqipnis. Deri tani vetem Veliaj mund te mos jete i perfshire ne pazare te tilla, por edhe per ate nuk betohem :D.
 
Titulli: اudia, shteti hedh në gjyq protestuesit anti-Bollano

mos u nxitoni djelmosha. nxitimi ndihmon palen greke
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Brenga ime dashuri

    Votat: 7 41.2%
  • 2-Botë e mjerë

    Votat: 4 23.5%
  • 3-Shitësja e farave

    Votat: 6 35.3%
Back
Top