Atyre do t’u drejtohemi përsëri…

polisi_tajrush

Struga zemra Ilirides
555u54stj6094765371xv7.jpg


Po - po , kështu do të ndodhë. Veteranëve, invalidëve, familjeve të luftës do t’u drejtohemi përsëri edhe pas disa muajsh kur do të fillojnë ethet e garës zgjedhore.


Kështu ka ndodhur në të gjitha fushatat që pas vitit 2001 e nuk ka dilema se do të jetë ndryshe kësaj radhe . Ndodh kështu se ata janë më besnikët, më të duruarit, por për fat të keq edhe më të zhgënjyerit nga të gjitha shtresat e tjera të shoqërisë, pavarësisht se kanë vuajtur e sakrifikuar më shumë. E meqenëse kanë mbetur edhe pak muaj deri sa të shkohet edhe një herë për t’u kërkuar votën, do të ishte mirë që ballafaqimi me këtë kategori të jetë sy më sy, i drejtpërdrejtë e pa premtime të përsëritura, të cilat i kanë lodhur më së shumti se këdo, shtresën më të vendosur të shoqërisë shqiptare. Do të ishte mirë në se kemi guxim politik t’u themi se çfarë është bërë konkretisht për ta, çfarë është arritur nga ajo që u premtohet pa kursim tash sa vite me radhë . Ata vërtet janë të duruar e të urtë gjer në dhembje, por si çdo gjë që ka kufi, mund edhe t’i humbasim. Humbasim jo vetëm një mbështetje të rëndësishme e me vlera të afirmuar morale, por edhe politika humb një standard moral shumë përcaktues: standardin e mirënjohjes. Të thirrur prej 7 vitesh në sakrificat e gjithanshme të kësaj kategorie që i bën nder çdo populli, politika shqiptare nuk mund ta zgjidh problemin e ish luftëtarëve dhe të familjeve të dëshmorëve të UاK-së vetëm me një ligj të karakterit social, vetëm duke u shtuar pak bukë ose ushqim. Sigurisht që kjo është e rëndësishme për të zgjidhur një pjesë të krizës së rëndë ekonomike që ata përballojnë, por një ligj i tillë duhet të jetë shumë më i gjerë. Ata përpara se t’u jepet një mbështetje ekonomike kanë nevojë për një mbështetje morale, por një vlerësim tjetër të Luftës, për pastrimin përfundimtar të fjalorit politik nga fjala “terroristë”, për theksimin e motiveve të vërteta përse u ngritën në këtë përpjekje dhe se cilat ishin shkaqet e vërteta të ngjarjeve të vitit 2001. Dhe kjo nuk bëhet as me Marrëveshje dhe as me zgjidhje oportune e të çastit. Kjo bëhet më një ligj të plotë, i cili garanton në mënyrë institucionale zgjidhjen e këtij problemi sa delikat, aq edhe përcaktues. Partia e trashëgimtarëve të luftës ,siç ka dëshirë ta cilësojë veten BDI , është tani përgjegjësja kryesore për të kërkuar nga qeveria dhënien fund të kalvarit të plotësimit të kërkesave legjitime për familjet e dëshmorëve, invalidët e luftës po edhe të luftëtarëve të tjerë. Një ligj i plotë i cili duhet të ketë brenda vetes edhe dimensionin politik dhe historik, krahas atij social, do të bënte të mundur që jo vetëm lufta e madhe e vitit 2001 të përcaktohej përfundimisht qartë në motivet e vërteta të saj, por të gjitha detyrimet e tjera që rrjedhin pas atyre ngjarjeve të merrnin një legjitimitet historik, politik dhe juridik. Kështu edhe plotësimi i kërkesave sociale që zvarriten pa kuptim, risocializimi i familjeve të dëshmorëve, integrimi në administratën publike i luftëtarëve, do të ishin jo vetëm të justifikuara, por si kërkesa normale e detyruese për zbatim për shoqërinë e sotme. Politikanët shqiptarë quajnë arritje të madhe kur bëhet një hap i vogël për zbatimin e Marrëveshjes së Ohrit, duke e konsideruar atë më shumë si lëshim i politikës maqedonase dhe duke iu falënderuar me servilizëm asaj, se sa një e drejtë e vonuar e jona për të cilën ne duhet t’i shprehim falënderim atyre që e mundësuan me luftë këtë standard.
Edhe ligjin që sillet sirtarëve nga njëra qeveri në tjetrën ka ardhur koha ta bëjnë të plotë e me karakter të shumanshëm. Para së gjithash duke i dhënë karakterin e nevojshëm historik, pasi ajo luftë nuk nisi për plotësimin e disa kërkesave të vogla, por për të ndalur diskriminimin e vazhdueshëm që ndodhte ndaj popullsisë shqiptare që nga viti 1945. ثshtë një përgjegjësi e madhe shoqërore zgjidhja përfundimtare me ligj e kësaj çështjeje, pa u përpjekur për ta modifikuar me fjalë të ndërmjetme dhe terma që vetëm e kanë zvarritur e shtyrë pafundësisht këtë çështje. Mbetet për t’u provuar se sa do të jetë i sinqertë përkushtimi i politikës shqiptare për të zgjidhur çështjen e ish luftëtarëve të UاK-së dhe familjeve të dëshmorëve, duke treguar se ndaj tyre nuk sillemi me demagogji, por me vërtetësi e përkushtim.

Abdylhalim KASAMI
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Nje veshtrim, nje dashuri.

    Votat: 1 10.0%
  • 2-Agim shpërthyes

    Votat: 2 20.0%
  • 3-Për të voglën

    Votat: 1 10.0%
  • 4-Qiriu pa fjalë

    Votat: 3 30.0%
  • 5-Për të satën herë ….

    Votat: 1 10.0%
  • 6-Tik tak.

    Votat: 0 0.0%
  • 7-Nuk je më vetëm.

    Votat: 2 20.0%
Back
Top