Athleti i Krishtit Gjergj Kastrioti i Qujatur edhe Skenderbeg

Lauri

Anunnak
Athleti i Krishtit Gjergj Kastrioti i Qujatur edhe Skenderbeg Princ i Epirotasve I dergon pershendetje Turkut te Madh Muratit 2, Otoman Prijesit te turqeve.

Shume I peruluri
Me nderime Qofshi Shendoshe
Ne Keshtjellen Tone ne Arberi me 14 gusht 1444
Gjergj Kastrioti i quajtur dhe Skenderbej.

V.O Ky dokument eshte botuar ne revisten Eskluzive te dates 18 tetor 2001
Burimi nga vjen dokumenti, Arkivat Sekrete te Vatikanit “ regesti Vatikani” vol 457 dok 13795



"..I nderuari prijes i Otomaneve, dikur sic shkruan, me paskeshit bere shume borxheli me gjithefare nderimesh e privilegjesh. Usot do ti shlyej me urtesine dhe gjuhen time te peshuar mire sepse mendoj se asgje nuk eshte aq e ulet sa mospermbajta e vetevetes nga nje ligjerim aq i shemtuar dhe nga fjale teper te ulta si ato Tuajat qofte kundrejt edhe nje armiku nga me te pameshirshmit. Prandaj ne ne letren tuaj dhe te derguarinn Tuaj i pritem dhe i pranuam me respektin me te thelle, pa u shqetesuar fare, madje, qe ta themi sinqerisht, letra juaj na beri shume per te qeshur, sase qe duhej qe te zemeroheshim ! JU nga njera ane merrni guximin qe ne fillim ta na padisni per mosmirenjoheje dhe pabesi te madhe, a nga ana, tjeter te shtyre nga ndjenjat e thella te shpirtebutesise te cilat mbreterojne ne shpirtin Tuaj, me permendni humbjen e shpirtit tim, pa e menduar Tuajin shume te mjere duke qene mbrojtes dhe ruajtes i zelleshem i nje feje te tille sic eshte ajo muhamedane. Me ne fund ju nuk respektoni asnje rregull apo te drejte lufte dhe me parashtroni ne menyre vullgare dhe te trashe por te mos thene te paturpeshme, si ndonje mundes te mundurin, kushte te panumerta paqje vecanerisht te atillate cilat veshtire te mund t’ju besoj dhe degjoj njeriu pa i zene veshet me duar.

Te gjitha keto sharje dhe fyreje, Tuajat o Murat i Madh do ti jepnin te drejte kujtdo dhe atij me te duruarit per te share dhe fyer, por une prapeseprape nje pjese te tyre ja fal moshes e prirjes gojeleshuar dhe mendjes sklerozike te nje plaku, pjesen tjeter pikellimit Tuaj qe nuk eshte fare lehte pet ta zbutur sidomos kur kam vendosur te luftoj me JU, jo me sharje dhe te klithura por me forcen e armeve, merine dhe inatin e luftes per te drejte dhe liri.

Megjithekete JU lutem o Turku i Madh, pse talleni kaq fort me Perendite, e me njerezit sikur ju kam rene uune uve ne qafe e jo e kunderta, Ju mua. Keshtu pabesi ju e quani largimin tim te domosdoshem prej JUSH ? Krim ma llogaritni edhe clirimin e Atdheut tim qe e bera me trimeri dhe zgjuarsi ? Por, o njerez, une jam i gateshem te pranoj me gjithe deshire te shpallem prej jush pergjegjes ne jete te jeteve per keto krime.

Respekti dhe nderimet Tuaja, gjithashtu kundrejt nesh, qe mi kishit shkruar e mi radhisni si litar vargor i pafund do T’ju kujtoja me kenaqesi, sikur te mund te harroja gjithe ato te keqija dhe tmerre, te cilat po te viheshin radhazi ne peshoje, me siguri se miresite tuaja, aq te shumta, do te zhdukeshin nga faqja e dheut, prej mbrapeshtive Tuajat teper te medha. Megjithekete neve nuk ka pelqen te radhisim ketu e t’ju bejme te skuqeni por e shohim te udhes qe t’ju kujtojme qe ju vete ti peshoni keto radhazi. Per nje gje te vetme do te habitej kushedo, pa dyshim, kushdo qe te degjonte se si kam mundur une ti duroj, te gjitha ato mizori, neveri dhe merri Tuajat te cilat nuk kishin fund.. Dominionin ateror ma rrembyet, me keni ndare nga vellezerit edhe mua vete, qe nuk i trembesha vdekjes, me kishit denuar me perbuzje, dinakeri dhe vuajtje qe te shuesha me turp para botes.

Tashi ju duket e cuditeshme o Murat I Madh, qe ky shpirt kjo zemer, qe nuk harruan kurre lirine kerkonte te shpetonte ne cdo menyre nga nje roberi e tmerreshme dhe fyese. Dhe deri kur, kujtuat se do te mund te duroja sundimin tuaj te harbuar dhe te temershem? Vertet une durova shumme me gjate se c’mund te durohej. Asnjehere nuk i bishterova zgjedhes prane jush. Gjate gjithe kesaj kohe kam perballuar rreziqe te perbashketa dhe te vecanta si me vete deshiren time si me urdherin Tuaj.
Ne biseda te perditeshme miqte e mi te nderuar shpesh me flisnin per pusite dhe dredhite qe me benit JU. Megjitahte une per nje kohe te gjate kam besuar se as ne fjalet as ne veprat Tuaja nuk fshihej ndonje dhelperi, derisa planet Tuaja te prapa dolen vetevetiu Sheshit. Pas gjithe kesaj as mua nuk me mbeti gje tjeter vecese me kujdes dhe veprime te matura gjithesesi ne menyre diskrete te percillja gjithe dhelperite dhe dinakerite Tuaja, gjerisa nuk me buzeqeshi fati i shumepritur per te fituuar lirine time dhe te atdheut tim.

Nuk ka pse t’ju vije tashti kur JU, sic e cekem me lart, e keni marre veten ne qafe me veprimet dhe dredhite Tuaja te pabesa. Une mendoj se keto jane te pakta O Murat i madh ne krahasim me ato qe kam shpresuar e deshiruar. Prandaj eshte shume me e favorshme qe tash e tutje, Ju ti lini anash kercenimet e rrepta dhe te mos permendni me rastin e fatekeqesise se madhe hungareze qe ju katandisi fare. Cdo njeri ka zemren e vet, ka oren e vet, ka fatin e vet O Prijesi Im, te cilin ma kane caktuar Perendite qe ne do ti dalim zot me shume durim mencuri dhe vendosmeri te palekundur. Ne o Murat I madh nuk ju kerkojme keshilla e as meshire armiku per veprimet dhe qendrimet qe marrim e as kerkojme paqe prej Jush por me ndihmen e Perendive fitoren e mbrojme vete ma gjjakun Tone.

Shume I peruluri
Me nderime Qofshi Shendoshe
Ne Keshtjellen Tone ne Arberi me 14 gusht 1444
Gjergj Kastrioti i quajtur dhe Skenderbej.

(Fotoja eshte e vendosur per plotsim teme dhe nuk i perket shkrimit origjinal)
(Marre tek "Arbenia")

sken_zps7d27acaf.png
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Brenga ime dashuri

    Votat: 7 41.2%
  • 2-Botë e mjerë

    Votat: 4 23.5%
  • 3-Shitësja e farave

    Votat: 6 35.3%
Back
Top