Ata që shajnë efektet, por kultivojnë shkaqet

NeVertiti

~Kohe & Stine~
Staf në FV.AL
Themelues
ATA Qث SHAJNث EFEKTET, POR KULTIVOJNث SHKAQET

maska.gif


Nga Ledian DROBONIKU

Ata janë enzima e së keqes. Shtylla e sistemit. Asorbojnë çdo kritikë, duke e bërë të padëmshme për sistemin e të pranueshme për popullin. اdo sistem totalitar, toleron apo orkestron një farë kritike, mjafton që ajo të mbetet brenda kornizës e mos të rrezikojë themelet e tij. Mos u besoni fytyrave dhe maskave të sistemit kur:

1. Ankohen për oligarki, por nuk kërkojnë zgjerimin e demokracisë dhe pjesëmarrjes qytetare. Pushteti ose mbetet brenda pallatit dhe oborrtarrëve ose hapet ndaj popullit. Deri sa pushtetarët të emërojnë njëri-tjetrin, privilegjet do mbizotërojnë mbi interesin publik.

2. Ankohen për varfëri e padrejtësi, por nuk propozojnë politika shpërndarje e shtet social.

3. Ankohen për papunësi, por nuk heqin dorë nga politika deflative duke bllokuar paranë e investimet.

4. Ankohen për lirinë e shtypit por nuk kërkojnë ndarjen e tij nga bizneset e pushteti politik

5. Ankohen për ushqimet kancerogjene por nuk kërkojnë sanksionimin si vepër penale e terrorrizëm ushqimor.

6. Miqtë ndërkombëtarë dhe ambasadorët ankohen për korrupsion por nuk publikojnë llogaritë bankare të oligarkëve shqiptarë në bankat e tyre

7. Ankohen për borxhin publik, por jo shkaqet dhe përdorimin e tij, ndërsa injorojnë borxhin privat që po fundos vendin.

8.
Duan demokraci por anatemojnë e fajësojnë popullin 9. Mburrin lirinë dhe konkurrencën por flirtojnë me monopolistët e lobet 10. Përmallen për kombin por e vjedhin dhe e shesin Epoka e sotme nuk karakterizohet nga mungesa e informacionit, por nga vërshimi i tij.

Ashtu si dhe për ushqimet, sistemi promovon sasinë por jo cilësinë. Për cilësinë e ushqimeve duhet të paguash para, kurse për atë të informimit kohë e para. Privilegj i pak njerëzve. Ja ku mbrritëm në paradoksin, ku pabuksit “trashen” e fatlumët ruajnë elegancën. Skllavëria enveriste nuk u zhduk, thjesht u përmbys duke ruajtur vlerat absolute. Por ashtu si dje prapë skllevërit sistemin nuk e kuptojnë, u duket sikur e luftojnë por pa dashje prapë e mbrojnë.

(gazeta-Shqip.com)
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Brenga ime dashuri

    Votat: 7 41.2%
  • 2-Botë e mjerë

    Votat: 4 23.5%
  • 3-Shitësja e farave

    Votat: 6 35.3%
Back
Top