Astronomët babilonas kanë përdorur gjeometri për të llogaritur pozicionin e jupiteri

Kresha

A pretty face can never trick me
https://postimage.org/app.php
Majtas: Pllaka me shkrim kuneiform. Djathtas: Vizualizim i metodës së përshkruar në pllaka për llogaritjen e pozicionit të Jupiterit. Foto: Mathieu Ossendrijver.

Historiani i shkencës, Mathieu Ossendrijver në Universitetin Humboldt në Berlin ka zbuluar diçka të papritur dhe të mrekullueshme gjatë studimit të pllakave të vjetra babilonase. Nga përkthimi dhe interpretimi i pesë pllakave, katër nga të cilat i ka riinterpretuar, ai ka vënë re se babilonasit kishin përdorur sipërfaqen nën grafik për të llogaritur pozicionin e Jupiterit në qiell. Zbulimi i tij është publikuar në revistën shkencore Science më 29 janar.

Babilonasit e vjetër jetonin të pjesën e Mesopotamisë që sot është Iraku dhe shkruanin të pllaka prej argjile me një shkrim të njohur si kuneiform (shkrim në formë pykash). Pesë nga këto pllaka ruheshin në Muzeun Britanik në Londër dhe përshkruanin një lloj llogaritjeje. Disa nga këto pllaka janë zbuluar në shekullin e XIX nga joprofesionistë dhe për pasojë ishin mjaft të dëmtuara dhe nuk ishte shumë e qartë se çfarë paraqisnin. Edhe pse dy nga pllakat u deshifruan në vitin 1955 dhe dy të tjera këto vitet e fundit, studiuesit nuk kanë qenë në gjendje të lidhin llogaritjet që përshkruheshin në to me ndonjë planet të veçantë. Pasi një koleg, profesori i asiriologjisë, Hermann Hunger, i tregoi Ossendrijver-it një fotografi të një pllake të pestë, ai arriti t’i riinterpretojë pllakat duke ua lidhur kuptimin me njëra-tjetrën. Ajo që zbuloi ishte një llogaritje shumë e sofistikuar për pozicionin e Jupiterit në qiell.

Babilonasit kanë filluar të bëjnë observime të detajuara astronomike që diku në shekullin e VII p. K. Nga pllakat e tjera të interpretuara më herët, dihej që ata kanë përdorur aritmetikë për të llogaritur pozicionin e planetëve në qiell. Pllakat e sapo interpretuara i takojnë periudhës mes shekullit IV p. K. e I p. K. Dhe kjo është hera e parë që zbulohet se ata kanë përdorur edhe gjeometri, madje gjeometria e tyre është shumë e sofistikuar, më e sofistikuar se ajo e grekëve.

Në pllaka përshkruhet matja e shpejtësisë së Jupiterit në lëvizjen e tij në qiell, bazuar në distancën e përshkuar çdo ditë (në gradë në ditë) dhe distancën totale (në gradë) të përshkuar nga Jupiteri në 60 ditët e para pas paraqitjes së tij në qiell si yll i mëngjesit. Shpejtësia e tij zvogëlohet në mënyrë lineare për 60 ditë. Paraqitja e kësaj shpejtësie në grafik krijon një trapezoid. Llogaritjet e tyre paraqesin diçka të ngjashme me krijimin e grafikut për shpejtësinë e Jupiterit në varësi të kohës dhe llogaritjes së sipërfaqes nën grafik. Pllakat nuk përmbajnë figura, por vetëm përshkrime të metodave të llogaritjes. Metoda e tillë nuk është përdorur në Evropë deri në shekullin e XIV kur të ashtuquajturit “llogaritarët e Oksfordit” që punonin në Kolegjin Merton në Oksford e përshkruan atë dhe në të njëjtën kohë matematikani, filozofi dhe peshkopi francez Nicholas Oresme e shprehu në terma grafikë.

//archaeologynewsnetwork
 
Titulli: Astronomët babilonas kanë përdorur gjeometri për të llogaritur pozicionin e

Nga ketu del edhe e gjithe historia biblike e zanafiles.. kerkoni mbi keta shkrime kuneiforme dhe merreni per baze cfare shkuhet ne te. Ata jane origjinale sikur ate dite qe jane shkruar. Aty do gjinden te gjithe zotet e librave fetar te sotme, nga yaweh, allah apo hubal, bal fegor, moloch dhe nje thes plot me zota te tjere.
Jane histori kaq magjepse sa qe te vjen te qeshesh me te madhe se si kane evoluar keta te behen ne nje te vetem sic e njohim sot, nje zot. Ne fakt kishte plot si yaweh e allah.

Lexoni lexoni histori antike se do ju hapet mendja vertete.
 
As nuk është tema për Zotërat, as për Biblën.
Nëse nuk e ke një argument të vogël se në Bibël
përmendet Jupiteri apo diçka ngjajshëm postimi yt është jashtë teme,
dhe kisha lutur stafin t'a përdorë fshesën.
 
Titulli: Astronomët babilonas kanë përdorur gjeometri për të llogaritur pozicionin e

Ja dhe nje konfermim qe ti nuk merr ere nga antikiteti sumerian e babilonez. Te gjitha hyjnite qe permenden aso kohe jane te parelilizuara me emretimet e planeteve te sistemit tone diellor.

Tiamat
psh, eshte nje planet primordial qe u shkatrrua ne ate qe quhet beteja celeste, dhe u krijua fashoja e asteriodeve dhe Toka.
Tiamat = Zoti Marduk i adhuruar ne Babiloni

Jupiter, se po te fus ne teme, eshte zoti i te gjithe zoteve per romaket, per greket Zeus

Pse ke frike te flasesh per zotet antik, po i del fetyra gjekundi ndonje zoti te vecante?
 
Ti i din të gjitha, vetëm se me shqipen ke problem!

Kur përmend Biblen, më nxjerr diçka nga Bibla!
Mos trego çfarë ta merr mendja.
dhe fjala është për Jupiterin.
 
Titulli: Astronomët babilonas kanë përdorur gjeometri për të llogaritur pozicionin e

Jemi ne historine boterore, jo ne atronomi..
Naten e mire.
 
Titulli: Astronomët babilonas kanë përdorur gjeometri për të llogaritur pozicionin e

Jemi ne historine boterore, jo ne atronomi..
Naten e mire.

Pamarrësparasysh, nuk po flitet për Biblën, as për fe, as për Zotëra.
 
Titulli: Astronomët babilonas kanë përdorur gjeometri për të llogaritur pozicionin e

Kush ju a mesoj Babilonezeve 2000 vite para Krishtit keta sisteme llogaritjesh moderne, kur ne shek 14 mendohej qe ishin europianet te paret qe benin llogari te tilla astonomike..

To view this content we will need your consent to set third party cookies.
For more detailed information, see our cookies page.
 
Titulli: Astronomët babilonas kanë përdorur gjeometri për të llogaritur pozicionin e

Interesante lauri ky zbulim... perpara grekeve??? Po ne krahasim me maya???
 
Titulli: Astronomët babilonas kanë përdorur gjeometri për të llogaritur pozicionin e

Pse jo jana, iliret e vjeter erdhen me ballkan rreth vitit 1000 para krishtit, mes kohes se bronxit&hekurit. Vete Zeus zoti i ilirve thote qe une vi nga lindja.
Ne kete kohe qe ben fjale tema eshte pikerisht koha e Abramit biblik qe del nga qyteti i Uruk(ur) i cili qeverisej nga shume i njohuri babilonezi Gilgamesh.
Abrami biblik ishte nje coban bagetishe, babai i dy popujve, arab me ismaelin dhe ebrej me isakun.

Imagjinoni tani cfare shkence e filozofie kishte ne Lindjen e Mesme pikerisht ne ate kohe, ku religjonet ebre islam dhe krishterimi mbajne si rrenje fillestare abramin. Cobanin e deleve qe flet per nje Zot unik, dhe gilgamesh konsiderohet edhe sot si mitologji Lol
 
Konkursi Letërsisë

  • 1-Bëju.

    Votat: 11 40.7%
  • 2-Ankth mesnate.

    Votat: 3 11.1%
  • 3-Të dua ty.

    Votat: 8 29.6%
  • 4-Nje kujtim.

    Votat: 5 18.5%
Back
Top