Asnje leshim mbi trojet shqiptare! Nenshkruani peticionin.

Shqipëri: Historianët kërkojnë debat për çështjen e kufirit detar
Armand Mero
09-10-2009


Në Shqipëri disa dhjetra shoqata dhe historianë të njohur kanë nënshkruar një rezolutë përmes së cilës i kërkojnë parlamentit dhe presidentit të vendit të mos miratojnë marrëveshjen me Greqinë për përcaktimin e kufirit detar derisa ajo t'i nënshtrohet një diskutimi të hapur të ekspertëve. Kjo marrëveshje ka shkaktuar debate disa mujore dhe ekspertë ushtarakë kanë hedhur dyshime të forta se Shqipëria ka humbur sipërfaqe të konsiderueshme me përcaktimin e vijës së re detare.

YouTube - Kufiri Detar me Greqine



Nënshkruani peticionin, sepse ajo marrëveshje nuk duhet të ratifikohet.


Kundra ratifikimit nga parlamenti të marrëveshjes shqiptaro-greke për përcaktimin e kufijve detare mes tyre Petition
 
Nenshkruaj Peticionin: Kunder ratifikimit të marveshjes Shqiperi Greqi

KLIKO KETUKundra ratifikimit nga parlamenti, të marrëveshjes shqiptaro-greke për përcaktimin e kufijve detare mes tyre. Petition

Petition:
Drejtuar:
1. Presidentit te Republikës së Shqipërisë
2. Kuvendit të Republikës së Shqipërisë...
3. Kryeministrit të Republikës së Shqipërisë
4. Kryetarit të Kontrollit të Lartë të Shtetit

Për dijeni:
Gjykata Kushtetuese e Republikës së Shqipërisë
Kryetarit të Kuvendit
Konferencës së Kryetarëve të Kuvendit
Byrosë së Kuvendit

Baza Ligjore:
Nenet 48 i Kushtetutës dhe neni 11 i Konventës Europiane për Mbrojtjen e të Drejtave dhe Lirive Themelore të Njeriut.
Ne, shtetas e Republikës së Shqipërisë, të indinjuar thellësisht nga projektligji që pritet të ratifikoje marrëveshjen ndërkombëtare midis Republikës së Shqipërisë dhe Republikës së Greqisë “për përcaktimin e kufijve detar midis dy vendeve”, kemi ndërmarrë këtë iniciativë qytetare për t’iu drejtuar kërkesa të caktuara nëpërmjet këtij peticioni.
Duke pasur parasysh, kritikat e mëdha që i janë bërë kësaj marrëveshjeje nga ekspertë të mirënjohur; mungesën e theksuar të transparencës përgjatë negocimit të kësaj marrëveshjeje dypalëshe; shpejtësinë e pashpjegueshme të procedurave administrative dhe parlamentare nëpër të cilën ka kaluar ky projektligj; mungesën e debatit në komisionin e ligjeve dhe kalimin e saj menjëherë për votim dhe për në seancë plenare; afrimin e frikshëm të datës së diskutimit dhe miratimit në seancë plenare; nenin 131 të Kushtetutës ku shprehet se kushtetutshmëria e marrëveshjeve ndërkombëtare mund të shikohet vetëm para ratifikimit të saj nga Kuvendi, e vlerësojmë tepër të rëndësishme përfshirjen e sa më shumë institucioneve kushtetuese në këtë lloj vendimmarrjeje, në mënyrë që të respektohet integriteti territorial i Republikës sonë, sovratiteti i shtetit dhe Kushtetuta e tij.
Arsyeja e këtij peticioni është fakti që NE NUK JEMI Tث BARABARTث Nث KثTث MARRثVESHJE EDHE PSE E KEMI FIRMOSUR ATث.

UJDHESA OTHONOI është konsideruar si fillim për llogaritjen e DSH të Greqisë, si në drejtim të perëndimit ashtu dhe atë veriperëndimor, duke mos marrë parasysh veçoritë dhe kërkesat që jep UNCLOS. Kjo i ka dhëne një përparësi shumë të madhe Republikës së Greqisë, duke cënuar hapësirat ujore tradicionale të Shqipërisë.
Kështu, kërkojmë interesin më të madh për këtë çështje me përmasa kombëtare të institucioneve të cilave u drejtohet ky peticion. Në përputhje të plotë me nenin 134 të Kushtetutës pika 1, gërma “a”, “b”, “c”, “ç”; në përputhje me nenin 131 gërma “b” të Kushtetutës, nenit 49 të ligjit nr. 8577, datë 10.02.2000 “Për Organizimin dhe Funksionimin e Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Shqipërisë, kërkojmë nga:

1. Presidenti i Republikës, që të marrë të gjitha masat e nevojshme, në përputhje me autoritetin, kompetencat dhe mundësitë që i njeh Kushtetuta dhe Ligji për të inicuar një gjykim kushtetues paraprak me qëllim që Gjykata Kushtetuese të shprehet përfundimisht për pajtueshmërinë e kësaj projektmarrëveshjeje me Kushtetutën;
2. Kuvendit të Republikës, që në përputhje me Kushtetutën dhe me Ligjin t’i kërkojë Gjykatës Kushtetuese të shprehet mbi kushtetutshmërinë e kësaj marrëveshjeje, duke pasur parasysh që kërkesa të vijë nga minimalisht 25 deputetë të këtij Kuvendi;
3. Kryeministrit të Republikës, që në përputhje me Kushtetutën dhe Ligjin t’i kërkojë Gjykatës Kushtetuese të shprehet mbi këtë marrëveshje, mënyrë që të shtohet edhe një filter më shumë në këtë vendimarrje të rëndësishme dhe kjo nismë të përmbushë standartet e transparencës së funksionimit të administratës shtetërore në një shtet të së drejtës.
4. Kryetarit të Kontrollit të Lartë të Shtetit, që në përputhje me Kushtetutën të rakordojë punën me autoritetet e lartpërmendura për të inicuar sakaq një gjykim kushtetues paraprak mbi këtë çështje.
Gjithashtu kërkojmë vëmëndjen e veçantë e Gjykatës Kushtetuese mbi këtë çështje; vëmëndjen e veçantë të Kryetarit të Kuvendit Znj. Jozefina Topalli, Konferencës së Kryetarëve dhe Byrosë së Kuvendit që të kenë parasysh kërkesen tonë në punën organizative, funksionale dhe administrative te institucionit, në planifikimin e kalendarit të punës dhe të votimit të projektligjeve.
Duke mbetur me shpresën e madhe se kërkesa jonë do merret parasysh ju urojmë punë të mbarë!
 
12 i 13 qe e lexoje dhe anjeri nuk ka shprehure 1 mendim ose sharje
ne lajmet e sotme na doli qe gazesiellsi qe do vije nga turqia do kaleoje ne kete zone per ne itali qe do te thote qe shqiperia gishti i mesit na i ka hequr nga suma greku dhe na i ka future ne goje fale zotesise se politikaneve shqipetare
 
Territoret dhe kufijte ndryshohen vetem nese humbet luften.Populli shqiptar nuk ka humbur ndonje lufte qe qeveria e tij te kapitulloje duke kaluar nen pronesine greke nje pjese te ujrave teritoriale te detit Jon.Qeveritaret shqiptare bejne biznese personale duke shitur hapsirat teritoriale shqiptare,pa llogaritur pasojat e mevoneshme ne dem te popullit shqiptar.Shqiperia nuk disponon territore te teperta .Jemi te gatshem ti mbrojme me cdo kusht hapsirat shqiptare.Eshte turp dhe tradheti kombetare per cilindo qe eshte dakord qe keto kilometra katrore hapsire ujore ti kalojne Greqise.Perfundimisht e firmosa peticionin duke u deklaruar kundra ketij projektligji te qeverise paraqitur parlamentit shqiptar.
 
me c'do kusht duhet te mbrojme kufijte por dua te them dhe dicka se ne kete problem me greqine duhet te jete dhe prania e autoriteteve turke sepse pamvarsia shqiperise i eshte dhene nga turqia dhe duhet ta kemi parasyshe kete gje para se te ulemi ne bisedime apo te shpallim lufte me greket.
 
me c'do kusht duhet te mbrojme kufijte por dua te them dhe dicka se ne kete problem me greqine duhet te jete dhe prania e autoriteteve turke sepse pamvarsia shqiperise i eshte dhene nga turqia dhe duhet ta kemi parasyshe kete gje para se te ulemi ne bisedime apo te shpallim lufte me greket.

Je mire meshedet zotrote??
 
Te duket mire Ai ty, ka ngaterruan Armenine me Shqiperine, po cudi si flet dhe shqip...
 
Te duket mire Ai ty, ka ngaterruan Armenine me Shqiperine, po cudi si flet dhe shqip...

Armeni -Turqi kane kontradita midis njeri tjetrit madje egziston dhe armiqesia midis tyre dhe sot.

por Shqiptar dhe Turq jane dy popuj shoke ortake qe prapa ju vjen historia.
 
Qe besa Turqia le ta shikoje kufirin e vet me Greqin qe e ka te pregu. :ciaoo:
 
Congratulations. You have successfully signed the petition:
Kundra ratifikimit nga parlamenti, të marrëveshjes shqiptaro-greke për përcaktimin e kufijve detare mes tyre..

You are signer #2914
 
Congratulations. You have successfully signed the petition:
Kundra ratifikimit nga parlamenti, të marrëveshjes shqiptaro-greke për përcaktimin e kufijve detare mes tyre..

You are signer #2921 [?]


Nuk e di sa here dhe ne sa emra e kam votuar kete peticion
 
Shume pak vota per Peticionin:Kundra ratifikimit nga parlamenti, të marrëveshjes shqiptaro-greke për përcaktimin e kufijve detare mes tyre.Forumi Virtual duhet ta votoje njezeri kete peticion.I lutem Administratoreve te forumit te sensibilizojne antaret nepermjet Emailit dhe mesazheve private per ta votuar.Ky eshte kontributi me i vogel qe mund te behet per mbrojtjen e teresise teritoriale te shqiperise.Vaj halli ne se neser pelcet lufta,cfare do te ndodhi me ne??????
 
Congratulations. You have successfully signed the petition:
Kundra ratifikimit nga parlamenti, të marrëveshjes shqiptaro-greke për përcaktimin e kufijve detare mes tyre..

You are signer #2995 [?]
 
A0141E18.jpg


Komisioni i pergjithshem i peshkimit per mesdheun GFCM - Home ka vene kufinjte me vije te panderprere.

Ndersa kufinjte me vija te nderprera jane propozom i AdriaMed AdriaMed Home Page kufinj te cilet jane miratuar perfundimisht ne 2001.
 

Attachments

  • management_unit.jpg
    management_unit.jpg
    90.3 KB · Shikime: 0

Konkursi Letërsisë

  • 1-Bëju.

    Votat: 11 40.7%
  • 2-Ankth mesnate.

    Votat: 3 11.1%
  • 3-Të dua ty.

    Votat: 8 29.6%
  • 4-Nje kujtim.

    Votat: 5 18.5%
Back
Top