Askush nuk eshte me i skllaveruar se ai qe gabimisht mendon se eshte i lire.

Lauri

Anunnak
“Intermexo” në kujtim të një miku dhe një armiku të shqiptarëve…

Vlen të kujtohet se perkundër politikes zyrtare të fuqive të atëhershme të Europes , kishte edhe zëra intelektualesh potencial të cilet e shihnin në sy realitetin historik dhe konkret të trojeve shiptare. Studiuesi britanik Artur Xhon Evans botoi “Letrat Ilire” po në vitin 1878 , pasi kishte vizituar (një vit më parë) ,Durresin , Shqiperinë Veriore dhe Kosoven me në krye Prizrenin . Pershtypjet e vizitës së tij ky studiues i permbyllte

me fjalët : ” Gjithçka më bënë të kujtoj se nuk jam as në mes të sllavëve e as në me të turqve. Keta janë me të vertetë bashkëpatriotët e Skenderbeut dhe të Aliut të Tepelenes – shqiptarë , trashigimtarë të fortë si shkëmbi ,një racë luftarake dhe gjithmonë e pamposhtur…”. Me sa duket fuqitë Europiane të kohes kishin vendosur të mos degjojnë potenciale intelektuale të pa-anshme si studiuesin britanik Evans , por të “degjonin” Karl Marksin , mikun e sllavëve dhe armikun e shqiptarëve , filozofin e proletarëve ( të atyre që populli u thoshte horra) i cili ndër të tjera shkruante: “Arnautët (shqiptarët),janë pjesërisht të krishterë të ritit ortodoks –grek dhe pjesërisht musliman ,ku duke gjykuar persa i njohim janë pak të pergatitur per tu qytetruar. Prirjet e tyre grabitqare duhet të detyrojnë çdo qeveri fqinje ti mbajnë nën trysni të rreptë ushtarake …Nuk mund të mohohet fakti se gadishulli i quajtur Turki europiane është pasuri natyrore e trashiguar nga stergjyshrit e races sllave të jugut ….Rival të sallavëve janë vetem barbaret arnaut dhe turqit të cilët prej kohesh duhen denuar si kundershtaret më të egër të qytetrimit e perparimit , perkundrazi sllavë janë bartës të qytetrimit…”.
(Se çfarë “qytetrimi” suallen sllavët në Ballkan e më gjërë , kjo nuk donë shumë koment , pasi pasojat e ketij “qytetrimi” sot i gjykon vetem Haga…).
Karl Marks mik i sllaveve dhe armik i shqiptarve, portreti i ti per 50 vjet ne muret e instuticioneve shqiptare perkrah te atij te Enver Hoxhes. Per 50 vjet shqiptaret konsumuan duart me duartrokitje, dhe duke ju thurur lavdi.

E po, mund te themi se eshte pikerisht keshtu:
Askush nuk eshte me i skllaveruar se ai qe gabimisht mendon se eshte i lire.
(Johann Wolfgang von Goethe)
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Brenga ime dashuri

    Votat: 7 41.2%
  • 2-Botë e mjerë

    Votat: 4 23.5%
  • 3-Shitësja e farave

    Votat: 6 35.3%
Back
Top