"Ju kerkimtarë te guximshem e te kuturisur dhe te gjithe atyre qe i hipin anijes neper dete te trazuara me velat ercake, ju qe deheni nga misteret, ju te ngazellyer nga muzgjet, ju qe ju joshet shpirti nga nje tingull fyelli drejt greminave rrenacake, sepse nuk doni te ndiqni nje fill qe ju çon te zbuloni gjera te padenja per t'u kuptuar, - ju te gjitheve ju tregoj misteret qe pashe, vegimet e njeriut te vetmuar.
I shqetesuar eca perseri ne muzgun e perzishem, te erret e te vrazhde, me buzet te shtrenguara. Me teper se nje diell ka perenduar per mua.
Nje shteg ngjitej me guxim ne mes shkembijve, i keq, i vetmuar, pa bar dhe kaçube, nje shteg mali qe kerciste nen hapin tim perbuzes.
Duke ecur i heshtur, i tallur nga kerkellima e guraleceve, çapi im ngjitej lart.
Per lart, per inat te shpirtit qe e terhiqte per poshte, drejt gremines, shpirtit te rendeses, demonit dhe armikut tim te betuar.
Per lart , megjithese mbaj ne kurriz kete shpirt vetmimtar qe me derdh plumb te shkrire ne vesh dhe mendime te renda ne koke.
Hej shpirt vetmimtar, ti je vertitur per lart, por çdo gur i flakeritur bie per poshte!
Hej shpirt vetmimtar, ti gur hobeje, ti rrenimtar yjesh, e ke vertitur veten lart, e ke denuar veten te vritesh nga guri yt!
Njeriu eshte, dhe per kete nuk ka dyshime, kafsha me kurajoze. Ajo i mund te gjitha te tjerat. Me fanfaren e luftes mund çfaredo dhimbje, por dhimbja njerezore eshte me e thella, ajo vret edhe vdekjen, sepse thote: "eshte kjo jeta? E mire pra, njehere tjeter".