-
- Anëtarësuar më
- Jul 16, 2008
-
- Mesazhe
- 15,632
-
- Reagimet e mara
- 11,995
-
- Mosha
- 39
-
- Vendndodhja
- Perball
-
- Website i juaj
- fv.al
KZAZ nr. 49 të njësisë bashkiake nr. 5 ku aktualisht numërimi vazhdon në mënyrë të ngadaltë dhe shpeshherë ka pasur incidente e tensione, e ka vizituar orët e vona të mbrëmjes ambasadori i SHBA-ve Aleaksandër Arvizu.
Mbërritja e papritur e tij, sic raportoi gazetari i NEWS 24 Arbër Hitaj bëri që komisionerët e përfshirë në debate t’i rikthehen numerimit të kutive. Sherri i nisur mes komisionerëve u bë për një fletë votimi, që kamera nuk e tregoi në lexim.
I pyetur nga gazetarët për situatën e krijaur aty, Arvizu u shpreh se është me rëndësi që qytetarët të mësojnë rezultatin e zgjedhjeve.
“Njerëzit duan që votat të numërohen, njerëzit meritojnë që votat të numërohen. Ne po bëjmë punën tonë që votat të numërohen”, shtoi ambasadori SHBA.