Arvizu, Sequi e Wolfarth hidhen në aksion

WxP

Staf në FV.AL
Adm
Teksa situata politike në vend paraqitet e tensionuar mes dy fronteve, diplomatët e huaj në Tiranë u hodhën në veprim. Ambasadorët e Shteteve të Bashkuara, Bashkimit Europian dhe OSBE-së janë takuar me krerët më të lartë në vend. Stacioni i pare ka qenë kreu i shtetit, Bamir Topi, ku ambasadori i Shteteve të Bashkuara, Arvizu dhe ai i OSBE-së, Wolfarth kanë dikustuar për situatën aktuale politike.

Zoti Arvizu e vuri theksin mbi të gjitha tek respektimi i shtetit të së drejtës në funksion të arritjes së standarteve demokratike dhe konsolidimit të institucioneve të pavarura e kushtetuese, që ato sipas ambasadorit të SHBA të kenë mundësi të përmbushin detyrimet e tyre ligjore.

Në të njëjtën vijë ka qenë edhe ambasadori Wolfarth, ndërkohë që presidenti Top i ka bërë apel të dy palëve politike që të ruajnë qetësinë dhe rendin publik, vetëpërmbajtjen dhe të respektojnë, sic theksohet në njoftimin për shtyp, institucionet, ligjin dhe Kushtetutën.

Sipas kreut të shtetit, Shqipëria ka përvojë në trajtimin e cështjeve zgjedhore dhe ka të gjitha mekanizmat ligjorë për zgjidhjen e mosmarrëveshjeve, kështu që sipas zotit Topi, vetë institucionet përgjegjëse kanë detyrim ligjor të dëshmojnë pavarësi, integritet dhe profesionalizëm në interes të qytetarëve, publikut dhe vendit.

Ndërkohë, ambasadori i Bashkimit Europian, Ettore Sequi dhe zëvendësdrejtori i përgjithshëm i Zgjerimit në Komisionit Europian, Sannino janë takuar me kryeministrin Berisha.

Sipas njoftimit të publikuar në faqen zyrtare të Këshillit të Ministrave, shefi i qeverisë e ka vënë theksin tek transparenca dhe cilësia e procesit të votimit dhe numërimit të zgjedhjeve të 8 majit.

Sipas zotit Berisha, mazhoranca qeverisëse dhe koalicioni i saj është i vendosur që cdo votë e qytetarëve shqiptarë të vlerësohet përmes nje procesi transparent dhe të paanshem, i njëjti, sic ka theksuar kryeministri, që u konstatua gjatë procesit të numërimit, që sipas tij është vlerësuar deri tani si ndër më të mirët e transparentët.

Ndërkohë, nga krahu tjetër ambasadori amerikan Arvizu është takuar me kreun e Partisë Socialiste Edi Rama, ku sigurisht fokusi ka qenë tek situata aktuale politike në vend.



Top-Channel
 

Attachments

  • arvizu-prokuroria.jpg
    arvizu-prokuroria.jpg
    9.1 KB · Shikime: 92
Back
Top