Shfletimi si vizitorë është i kufizuar

Artan Fuga;Nuk është fatkeqësi natyrore ngritja e çmimit të gazit, energjisë elektrike dhe e naftës.

Artan Fuga



Nuk është fatkeqësi natyrore ngritja e çmimit të gazit, energjisë elektrike dhe e naftës. Nuk është fare si tërmeti, si pandemia. Mos ngatërrojmë dukuritë ekonomike me ato natyrore.
Nuk shpjegohet problemi shqiptar me dukuri globale. Cfarë lidhje ka përshembull Rroskoveci me Londrën, Tokion a Milanon?
Struktura jonë e prodhimit është krejt tjetër. Ne prodhojmë domate, presh. Ata prodhojnë makina.
Por, kur prej dekadash ngremë problemin ore ne bijtë e Konti Kacikut jemi që ngrohemi me korrent, askush nuk ta vë veshin! Fut ndërto pa fund kate, merre popullsinë që dikur ngrohej hohoho me dru, në qytete si klientelë për qendrat e mëdha tregtare, dhe tani bërtasim : Fatkeqësiiiiiiiii natyroreeeeeee globaleeeeee, po vjeeeeeeen!
Cfarë do bëjmë tani? Hë! Të rrimë në shtëpi me pallto dhe dorashka! Apo do të vijnë orët e zgajtura pa drita e korrent e të kthehemi te qiriri! Po ashensorët t'i punojmë me ujë?
Për të qarë dhe qeshur!
Kur u rrit çmimi i energjisë, a eksportojmë energji elektrike ne apo rrimë kot? Dhjetfish t'a shesim!
Këto na tregoni se për të bërtitur : erdhiiiii kriza ! nuk është ndonjë zor!
Shpjegojmë Shqipërinë dje ekonominë e saj me bursat globale
Opozita është mbyllur krejtësisht në një mendim ekonomik formalist, jo ul taksën, jo buxhetI, jo ndihma! Do ta kuptojnë ndonjëherë se me mekanizma monetaristë ne nuk dalim kurrë nga qorrsokaku ku kemi hyrë.
Duhen reforma strukturore të ekonomisë dhe prodhimit. Ndryshe, kot, i kërkojmë qeverisë të kullandriset me ca burime financiare që i jep këtu dhe i heq aty.
Mjerim i madh!
Mirë qeveria që është ulur mbi një model ekonomik që e zhyt popullsinë në krizë dhe varfëri, po opozita çfarë ka që nuk ka program ekonomik për të nxjerrë Shqipërinë nga kolapsi por na propozon vetëm politikën e arnimeve financiare!
 

Konkursi Letërsisë

  • Aeroporti i Zaventemit

    Votat: 6 54.5%
  • Të harrova, sepse të dua

    Votat: 5 45.5%
  • Vetëm …

    Votat: 4 36.4%

Theme Editor

Settings Colors

  • Mobile users cannot use these functions.

    Select View Mode

    Switch between full screen and narrow screen modes.

    Grid View

    Easily review content and get an organized view with grid mode.

    Image Grid Mode

    Display your content in an organized and visually rich way with background images.

    Sidebar Close

    Create a larger workspace by hiding the sidebar.

    Fixed Sidebar

    Ensure constant access and easily manage your content by pinning the sidebar.

    Box view

    You can add a box-style frame to the sides of your theme or remove the existing frame. Valid for resolutions over 1300px.

    Radius Control

    Customize the look however you like by turning the radius effect on or off.

  • Choose your color

    Choose the color that reflects your style and ensure aesthetic harmony.

Back