Art në Bunkerin e Titos

Arfenilla

Themelues i Forumit
Për pesë muajt e ardhshëm, bunkeri nuklear i braktisur në Konjic të Bosnës, do të jetë vitrinë e trendëve të artit bashkëkohor. Alban Muja është artisti i vetëm pjesëmarrës nga Kosova.

I ndërtuar për t’i bërë ballë një shpërthimi nuklear 20 kilotonësh, bukeri i liderit Jugosllav Josip Broz Tito, që ndodhet pranë qytetit boshnjak të Konjicit, do të ketë një rol krejt ndryshe pas më shumë se 30 vjet prej kur u ndërtua - si nikoqir i Biennales së dytë të Artit Bashkëkohor, D-O ARK Underground, nga 26 prilli deri më 26 shtator, duke sjellë punë të 35 artistëve nga 19 vende të ndryshme..

Alban Muja është artisti i vetëm nga Kosova i cili merr pjesë me një projekt në vizatim i quajtur “Artist Moves”.

Për të është me rëndësi kjo pjesëmarrje pasi që Bienalja “mbahet në një vend shumë specific, dhe pjesëmarrja e artsitëve ka qenë shumë e larmishe, por edhe puna e kuratorëve.”

Muja thotë që të vecantë këtë Bienale e bënë fakti që shumica e projekteve kanë të bëjnë me atë hapësirë, sikur edhe projekti i Mujës.

Projekti i Alban Mujës: "Artist Moves"

Projekti “Artist Moves” i Mujës konsiston në 12 vizatime. Në këto vizatime Muja prezanton lëvizjet e artistëve të cilët ishin pjesëmarrës të instalacionit të Bienales së dytë në Konjic.

Projekti, të cilin Këshilli i Europës e quajti si ngjarja më e mirë kulturore e vitit 2011, do të kurohet nga Branko Franceschi nga Kroacia dhe Bashak Shenove nga Turqia.

Një artikull i shkruar nga Franceschi deklaroi se artistët do të provojnë të gjallërojnë botën magjepsëse të strehimit nuklear, i vendosur 280 metra nën tokë.

“Artistët reflektojnë kompleksitetin që D-o Ark përfaqëson, dhe do t’ua rikthejnë njerëzve të cilët paguan për ndërtimin e tij, e cila kurrë nuk ishte paramenduar për ta.”

Disa nga artistët pjesëmarrës të bienales në Konjic:

Adel Abidin (Bagdad/Helsinki), Alban Muja (Prishtinë), Alfredo Pirri (Romë), Almin Zrno (Sarajevë), Apparatus 22 dhe Studio Basar (Bukuresht), Armin Linke (Berlin), Autopsia (Pragë/Novi Sad), Banu Cennetoglu dhe Yasemin Ozcan (Stamboll).

Biennale_Konjic_61103.jpg

Rreth 80 vepra të artit nga 28 vende të mbetura nga bienalja e parë do të shfaqen gjithashtu në strehimin që mbulon 6500 metra katrorë dhe përmban qindra dhoma.

Alban.jpg
I mbajtur me emrin “Time Machine-No Network", ekspozitat e Dark-0 Underground të parë ishin zgjedhur nga Petar Cukovic nga Mali i Zi dhe Branislav Dimitrijevic nga Serbia.

Veprat e artit të mbetura, bashkë me të rejat, sipas Franceschi, do të “shtojnë vizion, dritë dhe zë në strukturën e mbetur të skeletit që kalon kohën në errësirë.”

Vizitorët do të mund të shohin ekspozitën tri ditë në javë, dhe duhet fillimisht të informojnë zyrën e turistëve në Konjic, sepse bunkeri është ende në pronësi të ministrisë së mbrojtjes së Bosnës.

Bunkeri është i hapur të hënën, të mërkurën dhe të premten në ora 10 paradite, 12 paradite, dhe dy pasdite. J.k
 
Titulli: Art në Bunkerin e Titos

po bunkerat tone i kane prishur te gjithe ?
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Nje veshtrim, nje dashuri.

    Votat: 1 12.5%
  • 2-Agim shpërthyes

    Votat: 1 12.5%
  • 3-Për të voglën

    Votat: 1 12.5%
  • 4-Qiriu pa fjalë

    Votat: 3 37.5%
  • 5-Për të satën herë ….

    Votat: 1 12.5%
  • 6-Tik tak.

    Votat: 0 0.0%
  • 7-Nuk je më vetëm.

    Votat: 1 12.5%
Back
Top