Arroganca perfekte eshte te ndjehesh perfekt

Kam njohur managera dhe politikane shume te paedukuar, arrogante, me njohuri skarso dhe pyes gjithmone veten cfare edukate kane marre dhe ne cfare pike kane qene te papregatitur mesuesit e tyre, shkolla, universiteti.
Nuk mendoj per lendet teknike,per ekonomine, per drejtesine, per zhvillimin e vazhdueshem, por mendoj per dicka me te rendesishme dhe te lene menjane: per formimin dhe personalitetin.
Ne te gjithe e dime qe ka persona te forte, te ndershem, qe dine te perballojne problemet me te veshtira, qe trajtojne te tjeret duke respektuar dinjitetin e tyre dhe bejne te mundur qe te dale ne pah me e mira. Dhe kur nje Shtet apo nje istitucjon eshte ne krize, te gjithe ne duam te kemi njerez te tille ne komande. Franca kur ishte prane luftes civile, ju drejtua De Gaulle-it; perballe krizes ekonomike me te frikshme te historise boterore, Amerika ju besua Roosvelt-it.
Shume njerez mendojne se keta individe kane lindur keshtu, qe jane keshtu nga natyra, dhe kjo eshte pjeserisht e vertete, por eshte po aq e vertete qe ata jane edukuar keshtu, pastaj jane pregatitur per detyren e tyre dhe me ne fund jane autoformuar.

Keto modele duhet te marrim si shembull. Te gjithe ne kemi kapacitetin dhe virtytet qe mund te zgjohen dhe gabimet qe mund te korrigjohen.
Gjate gjithe iter-it te studimeve qe shkon nga shkolla 8-vjecare deri tek e larta duhet te mesohet - sidomos atyre qe do kene detyra komande - si duhet te ndertohet nje personalitet i forte, komplet, harmonik dhe se si ta ruajme me kohen.
Si te mprehesh ndjenjat, si te ushtrosh inteligjencen si te hapesh horizontin tend ne hapesira te reja, si te degjosh, si te jesh i sinqerte me vetveten dhe te kerkosh te njejten gje tek te tjeret, si te mbash pastertine e brendshme (shpirterore) qe na lejon te gjykojme njerezit dhe situatat ne menyre objektive.
Kush mendon qe eshte perfekt dhe nuk ndjen detyren qe duhet te ndryshoje sjellje do behet arrogant dhe do "hedhe balte mbi c'do gje qe do preke".
Nuk duhet te kemi besim tek njerezit qe thone se nuk mund te behemi me te mire: duke ndenjur me nje kuzhinjer te mire do mesojme te pergatisim pjatanca perfekte me ingrediente te thjeshte, por nese nuk duam te mesojme, do vazhdojme te gatuajme gjera qe nuk futen ne goje.

Po pra, secili nga ne mund te permiresoje vetveten dhe ti beje jeten me te rehatshme te tjereve!
 
Redaktimi i fundit:
Ben shume mire Viole qe shpeshhere thumbonm kur gjumi na merr e s'na con gjekundi.

Eshte e ver8 qe ka perhere kohe dhe mundesi per te bere dicka ndryshe, per te bere dicka sa me mire.

Me ndosh shpesh te them qe dicka te mire beni, e ktheni boten me te mire, dicka te mire te beni tek vetja do ta reflektoni sigurisht.

Nese nuk mund te jeni qiri per te shperndare driten, mjafton te behemi pasqyre per ta reflektuar ate.

Shoqeria perhere krijon nje hiearki te caktuar, e rendesishme eshte qe cdokush te zer vendin e tij.

P.s Shpesh i kam permendur rojet e punes time, por ma falni serish. 2 prej tyre jane me dy fakultete dhe njeri ka qene nder te paret te Lidhjes se Shkrimtareve. Ky eshte pozicionimi i keq i meritave.
 
Teper interesante ky artikulli. Dhe mua me pelqeu shume kur e lexova, eshte goxha frymezues. Me pelqen vertet se si arsyeton ky Francesco Alberoni. Te gjithe artikujt e tij tek Corriere della Sera jan vertet bashk-kohore.
Gjithsesi komplimente, goxha perkthim! Nuk e kisha ven re qe gjysma e temave te ketij nenforum ishin artikuj te tij. Vertet, kur lexon ne nje gjuhe, te lexosh ne nje tjeter te njejten gje te duket dicka komplet ndryshe.
 
Redaktimi i fundit:
Therime pergezime,po tregon se po kalon nje fazete rendesishme ne analizen dhe ke rritur shkallen e vemendjes se imet.
Sekreti asht qe ne duhet te edukojme njerez te till.
 
Redaktimi i fundit:
Teper interesante ky artikulli. Dhe mua me pelqeu shume kur e lexova, eshte goxha frymezues. Me pelqen vertet se si arsyeton ky Francesco Alberoni. Te gjithe artikujt e tij tek Corriere della Sera jan vertet bashk-kohore.
Gjithsesi komplimente, goxha perkthim! Nuk e kisha ven re qe gjysma e temave te ketij nenforum ishin artikuj te tij. Vertet, kur lexon ne nje gjuhe, te lexosh ne nje tjeter te njejten gje te duket dicka komplet ndryshe.

Ti je perfekte, ndaj po te jap edhe 5 min te tjera publicitet:):ciaoo:

Sa keq qe nuk kap thelbin e atyre qe shkruan Alberoni!

Copyright Briciolo
 
Redaktimi i fundit:
Titulli: Arroganca perfekte eshte te ndjehesh perfekt

Mare nga xha xhai ne kundershtimin e "Fatma" ndaj toricieneve anliste shqiptare
Fatma;
Me c’shoh ketu jane hapur qitapet dhe po i behet leksion Kadarese per sjellje te mire.
Ne nje menyre po aq autoritare sa dhe c’akuzohet : te detyrohet te beje debat me cdo kusht edhe kur ky eshte i pamundur. C’debat mund te besh me dike qe deklaron -”antishqiptari Gjergj Kastrioti” ?!
Edhe debati ka nje moral.Nuk debaton dot me nje vrases per hir te pluralizmit te mendimit. Ne Europe nuk lejohet debat per holokaustin.
Kadare nuk debaton ,stigmatizon. Dhe eshte ne te drejten e vet. Edhe per nje arsye te qenesishme sepse argumentat antiskenderbe jane teper minore per t’i ndryshuar thelbin figures se Gjergj Kastriotit. S’eshte vecse nje zhurme efemere,nje energji e harxhuar me kot.Dhe aspak ne dobi te shqiptareve.
 
Titulli: Arroganca perfekte eshte te ndjehesh perfekt

Perseri nje post i nje tjetri ne kundershtim me artikullin e xha xhai reth kadarese :'Nga autoriteti ne Autoratirizem';
Posti 1
Po, dija dhe shkenca ecin përpara nëpërmjet dialogut të pandërprerë midis gabimit dhe korrigjimit, mirëpo ato nuk merren me çështje të cilat janë gabim - të paktën të ishin të gabueshme.

Pluaralizmi, demokracia, liria e shprehjes, e margaritarë tjerë të zbuluar rishtas, nuk promovojnë shitjen e pordhave për muzikë.
Posti2
I dashur Xh2, në momentin kur mendimi im (tri herë i menduar, një herë i thënë) mbizotërohet nga shprehja (që gjithnjë don të jetë e çliruar, por që shpesh përfundon e lirë) dhe e drejta (e njeriut, miti i ri për këtë rinosh në këtë planetë) nga përgjegjësia (e po atij njeriu), ndoshta edhe mund ta bëj një simfoni fasulesh, pasi që s’dyshoj që do të gjenden aplaudistë b-logjesh e kritika artistësh që i shëtisin kufijtë, caqet, gardhet e zona tjera provinciale të artit, të cilët do të përsiasnin shkarazi mbi tangjentet e rrymave të ajrit e harmonitë e zhurmave, duke e huqur thelbin e çështjes, paçka që me një Vepër të tillë mund ta humbas respektin ndaj vetvetes; mjafton të ushtroj zellshëm lirinë, pluralizmin, demokracinë, e melheme tjera që shërojnë çdo defekt që urtia e përvoja mund të më kenë shkaktuar. Ani tash, në kohra ultramoderne të relativitetit, ku patjetër që gjendet ndonjë peshore ku budallai rëndon më shumë.

Të përshëndet përzemërsisht (nëse në këtë sistem vlerash zemra ende ja vlen),
Verdi, i cili sapo u nis për të kërkuar turrën e druve në të cilën u dogjën Ferrajt me shokë.
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Bëju.

    Votat: 11 40.7%
  • 2-Ankth mesnate.

    Votat: 3 11.1%
  • 3-Të dua ty.

    Votat: 8 29.6%
  • 4-Nje kujtim.

    Votat: 5 18.5%
Back
Top