Arritja e madhe/ PD-LSI firmosin marrëveshjen e koalicionit për 25 prillin, ja SLOGANI që kanë zgjedhur

Firmoset marrëveshja e koalicionit për zgjedhjet e 25 prillit, mes Partisë Demokratike e drejtuar nga Lulzim Basha dhe Lëvizjes Socialiste për Integrim, me në krye Monika Kryemadhin.

Palët kanë zgjedhur sloganin “Shqipëria, shtëpia që fiton”.

Detaji që bie në sy është se logo është e shkrirë mes PD dhe LSI.

Kujtojmë që PD dhe LSI kanë vendosur më parë që të dalin me dy lista në zgjedhje.

/Fast News
 
Fiton shtepia e lulit dhe mones, populli....., po nje gje s`di une, me duket se koalicionet parazgjedhore jane te ndaluara, ..kush mund te me sqaroje
 
Firmoset marrëveshja e koalicionit për zgjedhjet e 25 prillit, mes Partisë Demokratike e drejtuar nga Lulzim Basha dhe Lëvizjes Socialiste për Integrim, me në krye Monika Kryemadhin.

Palët kanë zgjedhur sloganin “Shqipëria, shtëpia që fiton”.

Detaji që bie në sy është se logo është e shkrirë mes PD dhe LSI.

Kujtojmë që PD dhe LSI kanë vendosur më parë që të dalin me dy lista në zgjedhje.

/Fast News
Natyrisht kjo arritje e madhe behet ne emer te NDRYSHIMIT?
 
Edhe pak po na vjen prilli
Partit hinen ne fushat
Na thrret Kola ,Braçja e Mhilli
Te votojm ma t’mirin shkerdhat

N’rresht per nji ngeshesh e ngeshem
Me list n’dorë qysh pa u gdhi
Të votojm hajnin ma t’nershem
Veç n’ven ton kjo ban vaki

N’demostrat per me shkatrru
Dalin njerzit te rrevoltum
Qysh se vota asht kriju
Nji djal t’nershem se votum

Votojm hajna e batakçi
Nji dhom hane me kollare
Buk nuk kena me çu n’shpi
Shesim vedin per dy pare

Per dy pare ,nji thes mill
Qe z’durojn dy ditë te shpija
Pjesen tjeter xehena n’dill
Veç ti ket votat partija

Pasha besen asht e vertet
Na ma par te mallkojm vedin
Hajnat na i votojm vet
E mallkojm Shabanin e Pjetrin

Kena ba marri me okë
Mduket vedi si hajvan
Pse nuk patme kurr mend n’kokë
Per me zgjedh nji djal taman

#odabejtave naten e mir
 
Back
Top