Love
βeℓℓe â๓e
Mallkimi ‘Kennedy’ godet përsëri. Shkrimtarja dhe aktivistja për të drejtat e njeriut, 52- vjeçarja Kerry Kennedy, vajza e Robert Kennedy dhe ish-gruaja e guvernatorit të New York, Andrew Cuomo është arrestuar dje pas një incidenti rrugor të ndodhur për shkak se ishte duke i dhënë makinës nën efektin e drogës. Sipas policisë, makina në të cilën udhëtonte pasardhësja e Kennedy është përplasur me një makinë të parkuar në anë të rrugës dhe megjithatë ka vazhduar rrugën. Kennedy u gjet më vonë nga polica në makinën e saj, pranë një daljeje të autostradës.
Nga analizat toksikologjike rezultoi se gruaja ishte duke i dhënë makinë në një gjendje mendore të kufizuar për shkak të sasisë së drogës që kishte konsumuar.
Arrestimi i Kerry Kennedy është një tjetër goditje për familjen më të njohur amerikane, mallkimi për të cilën, siç thuhet nuk paska fund. Robert F. Kennedy, ish-ministër i drejtësisë gjatë presidencës së vëllait të tij, John, u vra në vitin 1968, ndërsa ishte duke konkurruar në zgjedhjet paraprake të demokratëve për Shtëpinë e Bardhë.
Majin e kaluar, Mary Richardson Kennedy, ish-gruaja e njërit prej njëmbëdhjetë fëmijëve të Bob, Robert Francis Jr., kreu vetëvrasje duke varur veten në banesën e saj në Bedford.
Burimi: g.shqip