Arrestohet italiani në Berat, kapet me heroinë, kanabis e armë zjarri

NeVertiti

~Kohe & Stine~
Staf në FV.AL
Themelues
Arrestohet italiani në Berat, kapet me heroinë, kanabis e armë zjarri

pranga.jpg


Autoritetet shqiptare kanë vënë në pranga një shtetas italian në Berat, pasi ai është kapur me një sasi heroine, kanabis , si dhe me armë zjarri pistoletë.

Policia e Beratit bën të ditur se personi i vënë në pranga është Fabrizio Polidori, 46 vjeç, shtetas italian, rezident në lagjen “11 Shkurti”, Kuçovë.

Policia ka ndaluar automjetin me targa AA755O në lagjen “11 Shkurti”, i cili drejtohej nga shtetasi Fabrizio Polidori dhe gjatë kontrollit në pjesën e bagazhit është gjetur një sasi materiali pluhur me ngjyre kafe të dyshuar si lëndë narkotike heroinë, lëndë narkotike kanabis sativa, si dhe një armë zjarri pistoletë, EKOL, kalibër 9 mm.
g.shqip
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Brenga ime dashuri

    Votat: 7 41.2%
  • 2-Botë e mjerë

    Votat: 4 23.5%
  • 3-Shitësja e farave

    Votat: 6 35.3%
Back
Top