Arrestohen piratet e “Pay Per View”

Erblinaa

Anëtar i ri
Arrestohen piratet e “Pay Per View”
Një super operacion policor, që ka nisur në të gjitha rrethet e Shqipërisë, ka vënë në pranga deri me tani 16 persona të akuzuar për “mashtrim kompjuterik”, që përmes klonimit ilegal kanë shitur në treg karta dhe aparate digjitale të riprogramuara.

Policia shqiptare ka bërë të ditur se të arrestuarit në bashkëpunim me njëri-tjetrin kanë klonuar dhe më pas u kanë shitur qytetarëve karta të platformës DigitAlb, paketës SuperSport, Sky dhe Nova që transmetojnë programe me pagesë, artistike dhe sportive.

Sipas policisë të pandehurit dekodifikonin sinjalin dhe më pas e shisnin në mënyrë pirate.

Hetimet për këtë operacion, të quajtur “Modem” kanë nisur në tetor 2008 në Policinë e Tiranës, ndërsa më pas janë identifikuar edhe disa prej pikave ku tregtoheshin aparate të tilla në Tiranë, por edhe në rrethet Durrës, Shkodër, Fier, Vlorë, Berat dhe Korçë. /tch/
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Brenga ime dashuri

    Votat: 7 41.2%
  • 2-Botë e mjerë

    Votat: 4 23.5%
  • 3-Shitësja e farave

    Votat: 6 35.3%
Back
Top