Arrestohen dy të rinjtë që tentuan të përdhunonin 25 vjeçaren

NeVertiti

~Kohe & Stine~
Staf në FV.AL
Themelues
Dy të rinj kanë përfunduar në prangat e policisë së Tiranës, pasi kanë tentuar të përdhunonin një 25 vjeçare. Ka qënë e reja e cila menjëherë i është drejtuar uniformave blu, duke bërë të mundur prangosjen e dy të rinjve 23 vjeçarë.

perdhunojne1.jpg


Ardi Hyka 23 vjeç dhe Denis Uku 23 vjeç, me banim në Vaqarr të Tiranës, janë arrestuar pas denoncimit të bërë nga 25 vjeçarja me iniciale M.P.

Vajza ka thënë në polici se rreth mesnatës së të dielës, në rrugën “Shaban Bardhoshi” në Tiranë, dy të rinjtë kanë tentuar të kryejnë marredhënie seksuale me dhunë me të.

Gjatë arrestimit, dy të rinjtë kanë kundërshtuar me dhunë punonjësin e policisë me iniciale S.P., ndërsa mbeten ende mister rrethanat e plota të ngjarjes. /albeu
 
Titulli: Arrestohen dy të rinjtë që tentuan të përdhunonin 25 vjeçaren

A e kan kundershtu policin me dhune ? ; FNSH`N te kishte lajmru miku ti kishin thy nja ca brinje te dyve qe tjen shembull edhe per tjeret, edhe tak, robi e kupto qe ske pse kundershto policine, kundershto gjykaten.
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Brenga ime dashuri

    Votat: 7 41.2%
  • 2-Botë e mjerë

    Votat: 4 23.5%
  • 3-Shitësja e farave

    Votat: 6 35.3%
Back
Top