Lauri
Anunnak
Arbërit jo vetëm kanë përbërë shumicën e popullsisë ballkanike, jo vetëm se kanë lidhje të shumëfishta origjine dhe historike me popullsinë e përtej Adriatikut (të Italisë), por kanë qenë element aktiv emancipues në historinë evropiane të shumë mbretërive, në Ballkan, në Azinë e Afërt dhe në Afrikën Veriore.
"FEJA E SHQIPARIT ثSHTث SHQIPTARIA"
(VASO PASHث SHKODRANI)
Kemi parë se Bizanti ishte një armik i madh i helenizmit. Filozofët e lashtë helen dhe mrekullitë e artit të lashtë u zhduken me fanatizëm nga priftërinjt dhe murgjit bizantinë. Kjo kulturë kishte domethënie pagane. Greqia e ditëve të vona nuk ka lidhje me Bizantin, por shqiptarët, që themeluan dhe e rritën. Pra, kultura e vjetër e territorit të Greqisë ishte e kulturës pagane.
Ne po marrim një shembull nga kjo kulturë. Në Mesjetën e vonë (shekujt 14-15), nëpërmjet 21 emrave të njohur të Evropës, ndër të cilët ishin në radhë të parë Giordano Bruno, Tomaso Moro, Erazmo Rotterdam, Martin Lutero, Françesko Bacone, Schales de Bovelles, etj. vie emri i Giorgio Gemisto Pletone, që do të thotë shqip: Gjegj Xhemisht Pletoni (1355-1452). Mbiemrin e kishte Xhemishti, por supermbiemrin apo mbiemrin artificial e mori "Pletoni", pas studimit tërësor të librave të Platonit, sikur të jetë "një Platon i dytë", sado që kualifikohet si "filosof grek" nga studiusit e jetës dhe veprës së tij, edhe pse ishte i lindur në qytetin e Konstantinopojës.
Për te, nuk jepet përkatësia etnike, sikurse ndodhë për shumë figura të shquara para tij, të perandorisë Bizantine, ku kombësia e humbë vlerën e vetë dhe identifikohet kryesisht me fetë. Këta njerëz të mëdhenj të artit, kulturës, shkencës, mendimit dhe filozofisë emërohen si "bizantinë", si "grekë", ndërkohë që përkatësia ilire, shqiptare dhe arbërore kaloheshin anash, pra nuk përmendeshin.
Ndarja e Perandorisë Bizantine në katër pjesë, sipas ngjyrës, nga djali i Konstandinit
Pletoni ishte njohës i mirë i trashëgimisë shkencore, filosofiko-fetare të pellazgëve, i historisë dhe teologjisë së fesë katolike, ortodokse dhe islamike. Ai jetoi në përiudhën e çthurjes së plotë të shtetit bizantin dhe veprimtarisë së shumtë dogmatiste të feve të reja që po krijoheshin atëbotë. Ai vërtetoi se "Fetë, në një farë mënyre përfaqësojnë degët e një peme, ezoterizmi është trungu, dhe shkenca e lashtë janë rrënjët e tij; sa më shumë zgjaten të parat nga trungu, aq më shumë ato janë larguar nga e vërteta". Pletoni nuk ishte ateist, por ngulte këmbë në një besim, atë burimor dhe ezoterik, që ishte një besim pellazg, pra ilirë, që do të thotë shqiptar. Dalja e besimeve të tjera, atyre katolike, ortodokse dhe islame, i kishte sjellur njerëzimit vetëm një gjë: konflikte të vazhdueshme. Pletoni zotëronte një paqe univesale. Në këtë periudhë kisha ishte bërë pushtet paralel me sundimtarët dhe këto bënin një rrezik për tërë jetën dhe veprën e Pletonit. Reformat e veta politiko-fetare, "Traktati mbi ligjet" e shkroi dhe e ruajti në fshehtësi.
Me mendimin e tij lidhej tradita e mendimit filozofik, duke e filluar nga Minosi, Numa, Likurgu, Priftërinjtë e Dodonës, Shtatë të Diturit, Parmenida, Plutarku, Timeo, Magjistarët, etj. e deri te Brahmanët, duke e bërë analizën e mendimit filozofik të lashtësisë e deri te Aristoteli, i cili, në botën intelektuale përëndimore zgjonte polemika të shumta, ku nuk përputhej me mendimet platonike pararendëse, të cilat i ringjallte Pletoni.
Ky filosof i botës së atëherëshme i pasuroi ato me zbulimet e reja, të cilat i njohu gradualisht përëndimi evropian. Ai ua bëri të njohur edhe "Geografinë" e Strabonit, që nuk njihej në atë kohë. Veprimtaria e Pletonit kishte për qëllim që ti shërbenin një qëllimi praktik, sidomos për bashkëkombasit. Ndër veprat e shumta të tij, është "Manuali i astonomisë", "Orakujt magjikë të dishepujt e Zarathustrës", të dy "Komentet", "Lutja ndaj Zotit Një", "Dëshmi natyrale të Zotit", "Historia e Islamit nga vdekja e Muhamedit deri në pushti-min e Kretës 827-828", "Mbi historinë e Asirëve dhe Medëve", "Mbi fushatën e Aleksandit të Madh", "Mbretërimi maqedonas dhe përshkrimi i Thesalisë", "Korigjimi i disa gabimeve të Strabonit", "Përgjigje Skolarios", "Traktati mbi muzikën", "Përmbledhje e doktrinave të Zarathrustës dhe Platonit", "Traktati i Ligjeve", "Traktati i Virtytit", "Përshkrimi i Peloponezit", "Përmbledhje e disa elementeve të retorikës", "Traktati mbi Homerin", etj. etj.
Dishepullin e Zarathustrës në gjuhën italiane e thonë tekstualisht kështu "dottrina di Zoroastro (Zarathrustra)". Fjala Astro, do të thotë Stern[26], ndërsa në shqip, do të thotë "Ylli". Ndërsa, fjala "Zoro" do të thotë në shqip "Agimi, mëgjesi", pra "Ylli i mëgjesit". Fjalën "Zarathrustra" e kuptojmë më mirë në shqipen letrare "Ylli i mëgjesit", se sa në greqishten e vjetër.
Gjergj Xhemishti-Pletoni ka sjellë një dëshmi të rëndësishme për origjinën e tij. Duke shkruar një përkujtim për perandorin ilir/arbër Emanuelin e II, Paleolog, ai bën një "leksion" të historisë:
"Ne, mbi të cilët ju sundoni e keni pushtet, jemi helenë nga raca (arbër të besimit pagan, thënie nga Fatbardha Demi), siç është dëshmuar nga gjuha jonë dhe shkollimi ynë stërgjyshor... Në këtë tokë del se hellenët kanë jetuar gjithmonë, aq sa mund të kujtojë kujtesa njerëzore; asnjë njeri nuk ka jetuar para tyre... vetë hellenët, duket se kanë qenë zotëruesit e saj dhe nuk e kanë braktisur kurrë".
Atëherë, hellenët kanë qenë pellazgë paganë, pra ilirë apo arbër. Gjuha e vjetër greke e shkruar dhe kthyer në gjuhë tregëtare, sikurse gjuha e sotme tregëtare e ka marrë të njëtin përdorim.
Kjo është arësyeja që kjo periudhë dhe hapësirë është quajtur "bota helenistike". Hulumtimi i historisë nuk duhet të fillojë nga Greqia dhe Roma e lashtë, por duhet të fillojë nga ata që kanë lidhje me qytetërimet e tjera. Ato nuk guxojnë të quhen gjëra "të kapërcyera" apo "të panjohura". Greqia që sot bërtet e gërvishtet se "zhvilloi artet e bukura, poezinë, dramën, prozën, skulpturën, filozofinë" i takonin Helladës së vjetër. Hellada, në fakt, nuk mundi asnjëherë të formojë një shtet të plotë, qoftë në formën e Mbretërisë apo të Federatës. Të kësaj kohe do të marrim tri mbretëritë dhe kryesoret të Ilirisë së Jugut:
a) Mbretëria Dardane;
b) Mbretëria Molose apo Lidhja Molose, që u zëvendësua me emrin Epir;
c) Mbretëria e ilirëve të mirëfilltë.
Nga jeta dhe vepra e Pletonit na dëshmohet e vërteta që del nga e kaluara pellazge e "Greqisë" së sotme. Nën ndikimin e Pletonit, figuara më e shquar e Rilindjes italiane, Kozimo de Mediçi (Cosimo de` Medici) e hapi në Firencë Akademinë për studimin e Platonit (Accademia Platonica a Firenze), që u vijua nga Roma, Napoli, etj. Pra, Gjergj Pletoni ka shënuar një kthesë në mendimin filozofik dhe ndikoi fuqimisht në eliten evropiane.
Gjergj Xhemist Pletoni, gjatë një udhëtimi me ushtarë të tjerë
Por, nuk është i vetëm ai që ndriçon në dijen e rruzullit tokësor. Siç thotë Fatbardha Demi, kur sundon përëndia pellazge Sellena, kurrë një yll i vetëm nuk mundë që t`a ndritë qiellin e errët të natës. Titullin "Konsull i fillozofëve", ia ka dhënë për shembull Universiteti i Konstandinopojës Mikel Konstandin Psellit (1018-1878), duke përfshirë probleme të astronomisë, mjekësisë, fizikës, matematikës, etikës, teologjisë, alkimisë, topografisë, muzikës, etj.
Zyrtarisht, në këtë periudhë, banorët e Perandorisë Bizantine të Lindjes emërtoheshin si "romei", që nënkuptonte lidhjen e hershme me qytetërinë romake të lindjes, dhe jo përkatësinë etnike. Perandoria Bizantine quhej në fakt Perandoria Romake e Lindjes. Ka plotë dijetarë që nuk janë studiuar sa duhet dhe nuk dihet se cilit komb i përkisnin.
Duke përdorur gjuhën greke si gjuhë të dytë zyrtare dhe duke e ndërruar këtë gjuhë në një gjuhë të vetme zyrtare, Perandoria Bizantine filloi të quhej me pa të drejtë "Perandoria Greke". Kur thuhet "bizantin", nënkuptohet "greqia", e cila, kryesisht, ka qenë kryesisht dy gjuhëshe, shqip dhe greqisht, por shikuar historikisht, ajo nuk njihet në atë kohë si e tillë. Këto abuzime janë abuzime të viteve të mëvonshme, kryesisht fetare, jo etnike. Perandoria Bizantine e la këtë "provë" përmes gjuhës së vjetër greke, me të cilën, kohët e fundit bënë zhurmë të madhe Greqia, e ngriti zërin e saj nga një "komb" i pa qenë në një komb i fesë otodokse. Me këtë e zhytë deri në pafundësi kombin shqiptar, sikur nuk ka ekzistuar më pare; e injoron tërësisht, ndonëse nuk ka zbritur prej qiellit, por ka ardhur prej ilirëve dhe ka mbetur gjallë përmes errësirës pesë shekullore të perandorisë osmane.
çka nuk e bënë dot greku e bëjnë pa pritesë serbo-sllavët, dhe anasjelltas, çka nuk e bëjnë serbo-sllavët e bën me dorën e tyre të pabesë e artificiale Greqia. Grekët nuk kanë rrjedhur nga hellenët, sepse hellenët e vjetër ishin paganë. Pastaj, hellenët nuk ishin "komb", sepse ishin një pakicë në gjithë territorin që sot quhet "Greqi" dhe nuk kishin mundësi të shpallnin atëherë "një mbretëri", as kur ishin kthyer me dredhi në fenë ortodokse.
Kështu u "konvertuan" në Grekë hellenët e avranitasit dhe u masakruan, u vranë, u eliminuan me tradhëti të pa parë shqiptarët, dhe u shpopulluan nëpër botë duke shpikur se janë "turq", të pabesë, tradhëtarë, etj. ata që ka qenë një popull i shenjtë shqiptar i Epirotëve. Ata qenë heret të edukuar nga përënditë e Dodonës antike pellazgo-iliro-shqiptare që të shtrijnë dorën e tyre për ta ndihmuar e jo për ta vrarë, në kohën kur ardhacakët, që vinin brez pas brezi nga Libia e Afrikës, si korbi të zi, siç thotë mendimi popullor i shqiptarëve, duke u përzier me shumicën e popullit autoktonë të asaj treve e duke adoptuar me dhunë të dhënat e shumta të gjenealogjisë, të krijimit, të gjuhës, të mendimit e filosofisë dhe shkencës, të arteve dhe të letërsisë.
Shqiptarët, u masakruan dhe u diskriminuan barbarisht, sepse ata nuk e mësuan greqishten e tyre artificiale. Helenizimi grekofil është i shpifur.
Vrapimi i tyre për të kooptuar shqiptarët më tutje përmes fesë ortodoke, e cila tashmë është shndërruar në një "komb", ka dalur nga ngjyra e vet.
(Brahim AVDYLI)

Redaktimi i fundit: