Armiku i armikut tim,eshte miku im!

fcbesia

Anëtar i Respektuar
Adnan ABRASHI

Shkaqet e mosnjohjes së Kosovës nga shtet arabe, thuhet se janë të shumta. Në mes tjerash, në këtë drejtim bëhet fjalë për influencën e një miqësie të vjetër sentimentale me Serbinë, trashëgimtare të Jugosllavisë së Titos. Kjo u pa, edhe në mënyrën se si u prit nga ta, ministri i punëve të jashtme i Serbisë, zoti Jeremiq, në Konferencën e fundit të Shteteve të Painkuadruara të Botës.
Merrni me mënd!? Me çfarë respekti dhe pompoziteti, pritet aty nga shumë shtetet myslimane, një ministër i asaj Serbie, e cila në Bosnje dhe Kosovë vrau dhe masakroi me mira e mira mysliman; i asaj Serbie e cila në luftën e fundit dogji dhe shkatërroi me mira e mira xhamia dhe tempuj tjerë fetarë islam...?!
Vërtetë për tu befasuar! Në raport me njohjen e shtetit të ri të Kosovës, sot kjo rrethanë emocionale, konsiderohet nga bota arabe si interes i tyre i veçantë nacional?!!

Arabët, gjyshja dhe prindërit e mi

Ende, sot e kësaj dite, i kam të paharruara kujtimet nga maji i vitit 1967. Unë, atëbotë, isha 9 vjeçar dhe në arenën politike ndërkombëtare, konkretisht në Lindjen e Afërme, zhvillohej një lufta e përgjakur në mes të Egjiptit dhe Izraelit. Sigurisht se shkaku i kësaj mbrese te thellë në mua, assesi nuk ka qenë lufta si konflikt i përgjakur me detalet politike të së cilës më tepër merreshin të rriturit, por, si një fëmijë i padjallëzuar, më kishte lënë mbresa të pashlyeshme mënyra e solidarizimit të familjes dhe përgjithësisht edhe i gjithë të afërmve të mi, me popullin vëlla mysliman arab të Egjiptit. Kurrë nuk mund ta harroj gjyshen dhe nënën time, të cilat, pas faljes së çdo vakti të namazit, me zë të lartë dhe nga pesë herë në ditë, luteshin për vëllezërit tanë mysliman që padrejtësisht ishin përgjakur, sikur thoshin ato, nga “jahuditë”, “dushman të vjetër dhe të përbetuar të myslimanëve”. Lutjet të tilla të ngjashme si të gjyshes dhe nënës sime, sigurisht bëheshin edhe nëpër xhamia ku shkonte të falej babai, por, atë, më tepër do ta kujtoj, se si me emocione të forta dhe sytë të përlotura, qëndronte tërë natën pranë radios tonë të vjetër, duke tentuar që çdo minutë të kapte lajme sa më të freskëta që kishin të bënin me këtë luftë të padrejtë.
Duhet pranuar se, ndoshta që nga ajo kohë fëmijërore mbresëlënëse në mua, edhe kur mç vonë u rrita dhe u bëra shumë më i arsyeshëm, në të gjitha situatat e çfarëdo lufte apo padrejtësi tjera që bëhej ndaj ndonjë shteti mysliman në botë, përherë si shprehje e automatizuar në nënvetëdijen time, reagonte ai solidarizimi i rrënjosur thellë i mbajtjes së favorit në anën e këtyre shteteve myslimane
Por, si t’ia shpjegoj sot ndërgjegjes sime, kur, pikërisht kjo “armike e përbetuar myslimanëve” - Amerika, mua si shqiptar dhe njëri, më bëri të jem si gjithë të tjerë në botë i lirë dhe ta kem formalisht një çfarëdo shteti ashtu si është, ndërsa, këta vëllezër mysliman të gjyshes, nënës, babait, kushërirave, besa edhe të mi dikur, sot as që lëvizën të bëjnë së paku diçka moralisht si përkrahje në këtë drejtim.
Bile-bile, disa pa turpshëm deklaruan se, për ta në këtë rast, fare nuk luan rol vendimtar përkatësia e jonë si shumicë myslimane, por, mbi të gjitha, ata udhëhiqen nga interesat e tyre të ngusha shtetërore dhe nacionale.
Ahh...sa kisha dashur tani që vetëm pesë minuta t’i kem gjallë, gjyshen dhe prindërit e mi të dashur...?!

Edhe pak histori

Nëse për kuriozitetin tonë kishim bërë një statistikë të mirëfilltë të shqiptarëve që kanë emra Naser, atëherë, jamë më se i sigurt se nga gjithë bota islame, ky emër si më i përfaqësuar, do të tregohej në Kosovë. Pse është kështu, dihej: respekti i madh dhe i verbër nda një udhëheqësi të shquar mysliman arab të Egjiptit; njërit prej 3 liderëve dhe thelluesve kryesor të Botës së Shteteve të Pa inkuadruara, Abdel Gamal NASER.
Po, edhe pse është kështu, nga populli im mysliman shqiptar i Kosovës, pak kush atëbotë (ndoshta ende edhe sot) dinte se, NASERI, ishte një ish oficeri dalë nga akademia ushtarake e Moskës. Nga këndej, ai erdhi në krye të Egjiptit me një grushtet të përgjakshëm, të përgatitur nga KGB-ja sovjetike. Me këtë grushtet, Naseri shkatërroi mbretërinë 154 vjeçare egjiptiane të udhëhequr brez pas brezi nga familjet shqiptare, vendosur nga i madhi Mehmet Ali Pasha. I fundit, mbreti Faruk u detyrua të emigrojë në Itali.
Nga kur erdhi Naseri në pushtet, shqiptarëve më s’iu dëgjua zëri në Egjipt, e mos të flasim sa ata u ndoqën dhe u persekutuan nga ky rezhim.

“Jahuditë” dhe Kosova

Që nga dita e sotme, kam vendosur që t’i kundërshtohem ashpër çdo hoxhe apo kushdo qoftë tjetër, i cili pretendon të më bindi se, “jahuditë”, janë dushmanë të përbetuar të myslimanëve. Për shkaqe të ndryshme historike, ata, ndoshta mund të jenë dushmanë të arabëve, por kurrsesi të myslimanëve. Sepse, edhe Kosova ime banohet me mbi 90% mysliman, ndërsa “jahuditë” kurrë nuk i kemi pasur armiq dhe as që do t’i kemi ndonjëherë. Por, përkundrazi, ky popull edhe vetë i lashtë dhe i përvuajtur si ne historikisht, gjithmonë na ka çmuar dhe vlerësuar lartë, e në rend të parë si përkatës shqiptar.
Njohja e Kosovës shtet nga Izraeli “de facto” kaherë ka ndodhur. Kjo shihet në Amerikën dhe dështimet e njëpasnjëshme të Serbisë që ta përvetësoj atë për vete.
Muaji i shenjtë i Ramazanit po afrohet dhe unë do ta shfrytëzoj rastin që këto ditë të madhërishme të agjërimit t’ua uroj të gjithë myslimanëve të mi shqiptar, me një apel të fuqishëm, që, nëpër të gjitha mexhlise, e veçanërisht nëpër xhamia dhe predikimeve pas namazit të teravisë, të mos merren aq me “jahuditë” dhe as armiqtë të tjerët si “dushmanë historik të myslimanëve”.
Pse edhe ne në këtë rast, njësoj si arabët, të mos udhëhiqemi nga interesat tona shtetërore dhe kombëtare...?
“Armiku i armikut tim, është miku im” Pa dyshim, është ky ligji i pamposhtur hyjnor i natyrës, i cili duhet respektuar patjetër, a po?!
 
Ndoshta në fushën e astrologjisë edhe ka sukses edhe pse unë kurrë s'e lexoj horoskopin, po ky zotria ka gabu edhe n'profesion, si analist, sic thonë në Shqipëri "Ta shpif fare".
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Nje veshtrim, nje dashuri.

    Votat: 4 26.7%
  • 2-Agim shpërthyes

    Votat: 2 13.3%
  • 3-Për të voglën

    Votat: 1 6.7%
  • 4-Qiriu pa fjalë

    Votat: 3 20.0%
  • 5-Për të satën herë ….

    Votat: 2 13.3%
  • 6-Tik tak.

    Votat: 0 0.0%
  • 7-Nuk je më vetëm.

    Votat: 3 20.0%
Back
Top