Armët e para kimike lënë Sirinë

Arfenilla

Themelues i Forumit
Kontingjenti i parë i armëve kimike të Sirisë ka lënë vendin nëpërmjet një anije daneze. Anija u largua nga porti i Latakia, në përcjellje të anijeve luftarake ruse dhe kineze.


armet_368998.jpg


Largimi i armëve të rrezikshme kimike, është hapi i parë i OKB-së, për eliminimin e arsenalit kimik të Sirisë.

Një përpjekje e mëparshme për të mbledhur materialet u ndërpre pasi zyrtarët sirianë dështuan për të ofruar kemikatet në vendin e grumbullimit në Latakia.

Ngarkesat e rrezikshme do të dërgohen në Itali, ku do të ngarkohen në një anije të marinës amerikane, e cila do t’i dërgojë në ujërat ndërkombëtare për shkatërrim në një tank të krijuar posaçërisht për këtë arsye.

Misioni është duke u drejtuar bashkërisht nga OKB dhe Organizata për Ndalimin e Armëve Kimike (OPCW).

express
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Brenga ime dashuri

    Votat: 4 44.4%
  • 2-Botë e mjerë

    Votat: 1 11.1%
  • 3-Shitësja e farave

    Votat: 4 44.4%
Back
Top