Arian Brahimi

Dreamer

Anëtar i ri
METI..... ja informaconi per te parin prej tyre (Arjan Brahimi )tek emisioni "" NJEREZ TE HUMBUR"" !!!::: ARJAN BRAHIMI ::: Mediat në Dispozicion:
Foto:


Përshkrimi
Ariani eshte larguar nga shtepia ne fund te qershorit te vitit 1998 ne drejtim te paditur. Ne momentin e largimit ai i ka thene nenes se tij qe do te largohej ne Zvicer. Qe prej asaj dite nena nuk ka marre vesh asgje per te. Pas 5-vjetesh nje bashkeqytetar nga Shkodra shkon ne familjen Brahimi dhe u thote familjareve se nje djale shkodran kishte rene deshmor ne luften e Kosoves. Vendi ku kishte rene deshmor ishte qytetit i Rahovecit. Fillimisht ne Kosove interesohet vellai i tij Ertiusi dhe pikerisht ne komunen e Rahovecit ku i thone se vellai i tij kishte vdekur, por qe nuk i japin asnje lloj te dhene tjeter qe te vertetonte se ishte ai.
Personi qe i ka dhene kete konfirmim bazohej vetem tek ngjashmeria mes dy vellezerve. Pas Ertiusit ne Rahovec shkon dhe interesohen nena, babai dhe nje daje i Arjanit. Ata drejtohen ne policine e Rahovecit ku gjejne te pasqyruar ne mur te gjitha fotot e personave qe kishin rene deshmor ne luften e Kosoves. Cuditerisht foto e Arianit nuk ishte ndermejt tyre. Autoritetet e komunes se Rahovecit nuk dispononin asnje lloj prove qe te vertetonin ekzistencen e Arianit ne ate lufte. Ata kane pohuar se Arianin e kane marre ne lufte ne shtepine e nje personi nga Tropoja qe quhej Sulejman. Familjaret jane interesuar dhe tek shtepia e Sulejmanit, por ky i fundit nuk e ka pranuar qe te kete percjelle nga shtepia e tij ndonje shkodran. Sipas komunes se Rahovecit djali ishte futur ne ushtrine e Kosoves ne daten 2-3 qershor te vitit 1998 ndersa largimi i Arianit nga shtepia ka ndodhur ne fund te muajit qershor te po ketij viti. Kjo gje ndoshta hedh poshte variantin se ai mund te kete rene deshmor ne luften e Kosoves. Shkurt Ariani thirrej Adi

link :Njerëz të humbur - Rastet 1.1 :: ARJAN BRAHIMI

ps. Qe kur njerzit e konsideruar te humbur nga familja ku i quani """" DESHMORE""""

Pretekst për hapjen e kësaj teme është një postim i bërë nga anëtari Askushius_DK, e sa për ta demantuar këtë anëtar dhe plehrat greko-sërbe që gjenden brenda shqiptarëve anekënd trojeve shqiptare po e jap një sqarim lidhur me dëshmorin e kombit Arian Brahimi e që bashkëluftëtarët e tij në Rahovec e thirrnin me nofkën “Shkodrani”.

Do e sjellë një pjesë nga monografia “Feniksët e Lirisë” vëllimi i gjashtë, autori i tekstit është prof. Dr. Sabahajdin Cena nga Rahoveci:

Skuadra e Mizahirit deri në çastin e fundi priste arritjen e Xhelal Hajdës – Toni, por u shkri pa përjetuar arritjen dhe ndihmën e Tonit, i cili pas rënies së skuadrës, së bashku me Selajdin Mullabazin – Micin dhe Ajvaz Berishën – Tigrin, edhe njëherë e mori Majën dhe e pagëzoi me emrin “Maja e Shkodranit” (Arian Brahimi – Shkodrani).
E tërë skuadra prehet në një “Shtëpi të Përbashkët”, në “Kopshtin e Dëshmorëve” të Rahavecit.
........................

.... dëgjojnë edhe legjendën për “Majën e Shkodranit”, e cila, sot me krenari e me burrëri, me sytë e Mizahirit, të Arianit, të Eshrafedinit e të Bekimit, shikon tërë Rrafshin e Dukagjinit, shikon Pashtrikun Plak dhe pyet për Shkodranin, Astrit Sulon, Indrit Carën, Halit Cokën dhe për Tahir Sinanin, pyet për çmimin e lirisë dhe për amanetin e dëshmorëve.”


Siç mund ta shohësh, qen, Arian Brahimi "Shkodrani" ka rënë dëshmor së bashku me Mizahir Ismën, Eshrafedin Kastratin e Bekim Ismën, dhe u varrosën me kortezh të përbashkët në Rahovec.

Unë mund ta kuptoj dhimbjen e familjarëve të Arianit që nuk mund ta pranojnë fatin e birit të tyre, por kurrsesi nuk mund t’i kuptoj plehrat e serbëve e të grekëve shqipfolës që shfrytëzojnë fisnikërinë e shqiptarëve dhe jetojnë brenda tyre e në anën tjetër me çdo kusht dëshirojnë t’i ulin vlerat e këtyre luanëve që dhanë edhe jetën për idealet e tyre fisnike.
Uroj që në të ardhmen të has në sa më pak m... si ti!!!!

Lavdi dëshmorëve të kombit shqiptar dhe të gjithë atyre që luftuan anekënd trojeve shqiptare!

D.
 
Titulli: Arian Brahimi

Po mire a ka prova qe ky qenka deshmor ? Dhe tjeter c'deshi ne Kosove ky njeri per te luftuar qe nga shkodra ?
 
Titulli: Arian Brahimi

Dreamer, flm per kete info. Qenka vertete interesante.

Keshtu duhet zbuluar greket & serbet shqipfoles. Thuhej:

"Gjithmone armiku i brendshem eshte shume me i rrezikshem se sa armiku i jashtem"
 
Titulli: Arian Brahimi

Po mire a ka prova qe ky qenka deshmor ? Dhe tjeter c'deshi ne Kosove ky njeri per te luftuar qe nga shkodra ?

Po ka, provë janë bashkëluftëtarët e tij. Përkundër sqarimeve të shumta që iu janë bërë familjarëve të “Shkodranit” ata kurrsesi nuk janë pajtuar me këtë fakt.

Ky deshi atë që deshën shqiptarët kur luftuan në Preshevë, Medvegjë e Bujanoc e më vonë edhe në Maqedoni, deshi lirinë e shqiptarëve. Thjesht, e ndiente veten shqiptar, pak është kjo për ta rrokur armën kur e sheh vëllaun tënd të robëruar?
 
Titulli: Arian Brahimi

DREAM... a little dream.... Edhe Enveri tha 28 mije deshmore (nga nje deshmor per km katror sa eshte siperfaqja e Shqiperise)... Kurse ju i quajtet ""GRATE""dhe femijet viktima te luftes , kurse ""BURRAT"" heronj dhe deshmore ...

Familja nuk e njeh si deshmor se mungojne faktet e patjetersueshme, ju vazhdoni te grini sallat..... ...

ps. Ahhhh... ju vuani per mend te kokes ....(sa per ofendimet le t`ja lejme stafit ose le ta marrim si pjese te identitetit kosovar)
 
Titulli: Arian Brahimi

DREAM... a little dream.... Edhe Enveri tha 28 mije deshmore (nga nje deshmor per km katror sa eshte siperfaqja e Shqiperise)... Kurse ju i quajtet ""GRATE""dhe femijet viktima te luftes , kurse ""BURRAT"" heronj dhe deshmore ...

Askushius_DK, me keqardhjen me te madhe ta them se kjo eshte nje rrjedhje e juaja e radhes. Tani nuk e di nese ke problem me te tjeret, por padyshim qe ke problem me veten. :nxef:Shprehu qarte burri i botes, pse ngurron. :poezi:
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Bëju.

    Votat: 11 40.7%
  • 2-Ankth mesnate.

    Votat: 3 11.1%
  • 3-Të dua ty.

    Votat: 8 29.6%
  • 4-Nje kujtim.

    Votat: 5 18.5%
Back
Top