Arbëreshët e italisë janë të gjithë shqipëtar

legjenda

Tetova
Duhet të jemi shumë syhapur se ç`po ndodhë me ne dhe se çka po shkruhet për ne . Qëllimet janë të ndryshme ; por mua më gërvishtin ato që që mundohen të mohojnë të kaluarën tonë ose bile ta turbullojnë një çikë ,që pataj t`i mëshojnë si duhet dhe ashtu si duan ata. Ne heshtim , pse nuk dimë apo pse nuk guxojmë të flasim ? Ka shumë arsye ; por heshtja është e kobshme .

Rastësia e bënë të vetën dhe e lexova një studim “shkencor” për arbëreshët e Italisë , nga të cilët ende ka tendenca që ata të paraqiten si grekë.

Nga portali “Le doppie origini degli albanesi d’Italia - Claudia Grisanti - Internazionale e morra edhe hartën e shtrierkes së arbëreshëve në Itali ; por këtu gjeta atë që dua ta shtjelloj me ju ; Ata shkruajnë ,”Pakicat shqiptare që jetojnë në Kalabri dhe në Sicili ( arbëreshët) e flasin të njëjtën gjuhë por ata e kanë prejardhjen e ndryshme gjenetike. . Ndoshta nga rrugët e ndryshme të migrimit (? fxh ) që nga pushtimi Otoman i Gadishullit Ballkanik në shekujt e 14 dhe 15- të “ Një studim i publikuar nga”

“European Journal of Human Genetics” nga Stefania Sarno dhe bashkëpunëtorët, ishte bazuar në analizimin e kromozomit mashkullor Y , në ADN-ën e 150 individëve të vendbanimeve arbëreshe të provincës së Kozencës (Cosenza) dhe më saktë në luginën e Pollinos – si dhe në Kontesses Emiliana dhe Piana degli Albanesi në Provincën e Palermos/ (Il dna degli arbëresh siciliani mostra invece una componente greca, in particolare a Contessa Entellina. Qui, secondo fonti storiche, arrivarono cento famiglie provenienti dall’isola greca di Andros. ب anche possibile che a migrare in Sicilia siano stati gli albanesi delle colonie greche, che forse avevano acquisito una componente greca.)
Na dual që DNA-ja posaçërisht në Kontesa Entelino . qenka e përzier apo më shumë greke. Pak tendencioze dhe keqpërdorim i shkencës ; Pse e them këtë ? sepse qëllimi i “ studimit “ është të “vërtetohet” teoria historike se ata kishin ardhur nga Greqia .

Shikoni se çka shkruan dhe e kuptoni qëllimin e studimit të Zonjes Stefania Sarno “ Se aty ishin shqiptarë ,greko-shqiptarët dhe grekët. Fshati Piana degli Albanesi e mori emrin në fund të vitit 1941 pas pushtimit Italian të Shqipërisë . Pas vitit 1947 ësht munduar te hiqet emri “…albanesi” por pa sukses ((Le fonti storiche fanno riferimento a popolazioni albanesi, greco-albanesi o greche. Il paese di Piana degli Albanesi era chiamato fino al 1941 Piana dei Greci. Come riporta Biblos, con l’occupazione italiana dell’Albania gli fu cambiato il nome. Nel 1947 il consiglio comunale votٍ per ripristinare la vecchia denominazione, ma senza successo.))
Pra ky ishte qellimi i “studimit shkencor “ gjenetik se dikujt i pengon prezenca shqiptare atje e që duan ta bëjnë greke. Por fatbardhësisht janë shkrimet , librat dhe studimet që dokumentojnë që aty erdhën shqiptarë nga të gjitha viset shqiptare të okupuara nga otomanet. Per më shumë ata duhet të lexojnë’Nicola Chetta (1741–1803), Byzantine-Greek rite priest, ethnographic, writer and poet.;Antonino Cuccia (1850–1938), popular poet whose work represent an important testimony of the Arbëreshë language spoken in Contessa Entellina.; Lorenzo Tardo (1883–1967), Basilian priest and scholar of Byzantine music. ;Vincenzo Scramuzza (1886?–1956), historian Italo-Albanian of America ;‘Leonardo Lala (1906–2000), writer and expert of Arbëreshë language, history and folk traditions.

Historia shkruhet nga ne , dhe mohohet nga të huajt por edhe nga disa langoj të historisë
Fahri Xharra 25.11.15

Gjakovë
IMG_6423.png
 
Titulli: Arbëreshët e italisë janë të gjithë shqipëtar

Janë emërtuar si arbëreshë, pasi në kohën kur u larguan nga Shqipëria, ajo quhej Arbëri. Arbëreshët u vendosën në Itali në shekujt e pesëmbëdhjetë dhe tembëdhjetë, pas vdekjes së heroit kombëtar shqiptar Gjergj Kastrioti Skënderbeu dhe pushtimit gradual të Shqipërisë dhe të gjithë Perandorisë Bizantine nga turqit osmane.

Por edhe pse të larguar 600 vjet më parë, ata nuk e kanë harruar vendin e të parëve dhe ruajnë të gjalla, tradidat e tyre të pasura si gjuhën, veshjet dhe ritet e doket që kishin në mëmëdhe.

Një përfaqësi e Kishës bizantine të arbëreshëve të Italisë, Eparkia e Ungros, që sot është pjesë e Kishës Katolike e përbërë nga Episkopi i saj, Imzot Donato Oliverio, nga Protosingjeli, Protopresviteri Pietro Lanza, Prtopresviteri Antonio Belushi ishin mysafirë në emisionin Tonight Ilva Tare.

Të pyetur sesi ja kanë dalë të mbajnë gjallë lidhjen me Shqipërinë ndër shekuj ata dhanë këtë përgjigje:Gjaku i shprishtë.

“Ju nuk keni si ta keni të fortë lidhjen sepse nuk jeni në diasporë.Dy arbëresh nga katunde të largëta , kur shkonin në treg për të shitur bagëtitë kur përqafoheshin vetëm gjuha ishte që i bashkonte por përqafoheshin nga gjaku i shprishur.Ky gjak është një thesar i potë që mbledh një qytetërim arbëresh”u shpreh Belushi.

“Unë jam Peshkop i shqiptarëve në Kalabri. Ka 1 vit e gjysëm, është e hera herë që vi në Shqipëri. Sa të puthim dheun e atërve tanë e të shtrëngojmë dorën e vëllezërve tanë me lidhjen që na mban. Kem i 600 vjet që jemi në Itali dhe në gjithë këta shekuj mbajtëm traditën,kulturën gjuhën, flasim arbëresh. Kur vajta për herë të parë te Papa Benedeto më tha si bëni për 600 vjet që jeni arbëresh, këndoni dhe flisni arbëresh. I thashë që është Perëndia që na mbajti dhe na mban” tha Olivero.

“ Ne kemi zemrën plot hare dhe sytë tona mbyllen me lot pasi lamë dhenë ku lindën atërat tanë.Por lidhjen me atdheun se humbëm kurrë.Sot kemi zemrën plot hare dhe sytë tanë janë plot me lot që jemi këtu” u shpreh Lanza.

E nëse Shqipëria është aty ku duhet, ata argumentojnë kështu:

“Shqiptarët dhe Shqipëria na duken vëllezër.Gabimet nuk i dimë dhe nuk na interesojnë, gabime bën çdo njeri”. (INA)

© 2014 – 2015, SHQIPثRIA E BASHKUAR. All rights reserved.
IMG_9124.jpg
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Brenga ime dashuri

    Votat: 7 41.2%
  • 2-Botë e mjerë

    Votat: 4 23.5%
  • 3-Shitësja e farave

    Votat: 6 35.3%
Back
Top