Apple ofron garanci për sigurinë e iPhone e iPod

E3

Anëtar i Nderuar
V.I.P

Gjiganti teknologjik amerikan Apple i ka ofruar Bashkimit Evropian sigurime se rastet e mëhershme të shpërthimeve të pajisjeve iPhone e iPod janë vetëm “raste të izoluara”, ka njoftuar Komisioni Evropian.

Brukseli gjatë javës së kaluar ka kërkuar sqarim nga kompania Apple të këtij fenomeni, pasi që një tinejxher francez ka pohuar se iPhone i është bërë copë e grimë para syve, derisa në Britani është paraqitur një rast i shpërthimit të playerit muzikor iPod.

"Apple na është lajmëruar në mëngjes. Ata vlerësojnë se këto janë raste të izoluara, e jo një problem i përgjithshëm", ka deklaruar zëdhënësja e KE-së Helen Kearns të martën.

Ajo ka shtuar se kompania do të bëj edhe disa teste shtesë dhe të mbledhë edhe më shumë informata. Ndërkohë, Komisioni ka kërkuar nga 27 vendet anëtarë të Unionit që t’i dorëzojnë informata në rast se këso lloj ngjarjesh përsëriten.

Mediat amerikane gjatë muajit të kaluar kanë raportuar për një “numër alarmant” të playerëve muzikor të cilët papritmas janë ndezur dhe djegur, me ç’rast janë shkaktuar lëndime dhe dëme materiale.

Ekspertët besojnë se shkak i këtij problemi është nxehja e tepërt e baterive litium-jon.
*telegrafi*
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Nje veshtrim, nje dashuri.

    Votat: 5 21.7%
  • 2-Agim shpërthyes

    Votat: 2 8.7%
  • 3-Për të voglën

    Votat: 1 4.3%
  • 4-Qiriu pa fjalë

    Votat: 4 17.4%
  • 5-Për të satën herë ….

    Votat: 2 8.7%
  • 6-Tik tak.

    Votat: 3 13.0%
  • 7-Nuk je më vetëm.

    Votat: 6 26.1%
Back
Top