ا’po ndodhë e ç’po na ngjanë

polisi_tajrush

Struga zemra Ilirides
Sopoti, Haga dhe dëshmorët e Alisë

A ka kuptim të sigurohet me ligj një pension për familjen e një dëshmori; a ka kuptim t’i sigurohet shkollim jetimit babai i të cilit u vra për dinjitet kombëtar, a ka kuptim që një invalidi t’i sugorohet paqetë sociale i cili humbi shëndetin e vet për një ideal shumë të lartë kombëtar. A do të prehet në qetësi shpirti i të gjithë atyre luftëtarëve të cilët ëndërr e kishin jetën më të lumtur të shqiptarëve të Maqedonisë


Sjelljet apolitike, jo të ndershme dhe tepër diskredituese të z. Ali Ahmetit këto ditë kanë kulmuar me miopinë e tij absolute politike. Zërave të shumtë që BDI-ja ta braktisë koalicionin qeveritar si reaksion kundër nacionalizmit agresiv antishqiptar të Gruevskit, z. Ahmeti iu përgjigj me largim tre-katër ditësh nga Parlamenti! Aq ditë sa të mbetet larg prononcimeve zyrtare rreth ngjarjes tragjike në Radushë, me ç’rast u likuidua në mënyrë tepër misterioze njëri nga personalitetet më të fuqishme të ish-UاK-së, Harun Aliu. Katër shqiptarët e vrarë në Radushë u trajtuan si katër kriminelë që po i kërkonte edhe interpoli. Po vriten, po zhduken, po burgosen, po gjykohen si terroristë, hajna, kriminelë e banditë të gjithë ata që gjatë konfliktit të vitit 2001 ishin gjithnjë në vijën e frontit. Numri i tyre u reduktua deri në atë masë sa tashmë nuk paraqet kurrfarë problemi për buxhetin që do ta siguronte çfarëdo ligji i miratuar për “dëmshpërblimin” e familjarëve dhe të invalidëve nga konflikti i 2001-shit. Nga të gjithë ata luftëtarë të gjallë, shumica u likuiduan, disa u dënuan, u burgosën si krahu banditesk i “shpirtit” udheheqës të ish-UاK-së që sot pretendojnë se janë “politika zyrtare kombëtare”! Vetëm ky grupth, nëse mbetet deri në fund, do të ket rastin t’i gëzojë frutet e ligjit eventual që do të mund të sillej për familjarët dhe fëmijët e luftëtarëve të ish-UاK-së. Për terroristë, kriminelë e rrugaçë nuk ka pension, as benificione institucionale!

Metodika e zgjidhjes së rasteve
Rasti tragjik që ndodhi në Radushë, po atë ditë, pak para mesnatës, e mblodhi kryesinë e BDI-së, të cilët në mënyrë eksprese sollën disa qëndrime në formë të kërkesës: kërkohet nga shqiptarët që mos t’i përgjigjen provokimeve të grupeve ekstreme shqiptare që nuk ia donë të mirën shqiptarëve të vendit, kërkohet që për hirë të integrimeve të Maqedonisë në NATO dhe BE, deputetët e BDI-së të kthehen në Parlament dhe, më skandalozja dhe më fyesja, sublimimi i çështjes kombëtare shqiptare në Maqedoni në tri nënkërkesa: kërkohet nga VMRO-DPMNE dhe Kryeministri Gruevski që sa më parë ta zgjidhë “rastin e Sopotit, “rastin e Hagës” si dhe “ligjin për ushtarët e ish-UاK-së, të invalidëve të luftës, të familjarëve dhe të fëmijëve të dëshmorëve”! Në një intervistë të fundit televizive z. Ali Ahmeti këto tri kërkesa i ngriti deri në atë nivel sa nënvizoi se zgjithja e tyre Maqedoninë do ta çonte përfundimisht në NATO e në BE!
A mund të jetë zgjidhje e problemit vetëm lirimi nga burgu si të pafajshëm i të gjithë atyreve që i preku rasti i Sopotit? Lirimi i tyre pa pasoja mbi ata që e inskenuan këtë rast do të ishte amnesti e institucioneve përkatëse shtetërore, i inskenuesve si dhe i të gjithë atyreve që me shekuj kultivojnë dhe ushqejnë një antishqiptarizëm të paparë. Sopotasit e burgosur do të lirohen si të pafajshëm! A duhet të dëmshpërblehen ata? A duhet të futen në burg të gjithë ata që e inskenuan këtë ngjarje? Kur do të merreshin këto masa, vetëm atëherë do të mund të flitej për zgjidhgjen e drejtë të “rastit të Sopotit”! Ndryshe, kjo kërkesë e z. Ali Ahmetit do të kuptohej vetëm si dëshirë e zjarrtë e tij për të amnestuar institucionet terroriste antishqiptare.
Propozimi i Ali Ahmetit për zgjidhjen e “rasteve të Hagës”, tashmë atë e solli mu në prehër të Menduh Thaçit, i cili, qysh nga hera, vuri një nga kushtet për kthimin në Parlament të PDSH-së e që ishte interpretimi autentik parlamentar i ligjit për amnesti i cili i rregullon edhe “rastet e Hagës”!
A ka kuptim të sigurohet me ligj një pension për familjen e një dëshmori; a ka kuptim t’i sigurohet shkollim jetimit, babai i të cilit u vra për dinjitet kombëtar, për liri dhe barazi absolute; a ka kuptim që një invalidi t’i sugorohet paqetë sociale i cili humbi shëndetin e vet për një ideal shumë të lartë kombëtar. A do të prehet në qetësi shpirti i të gjithë atyre deshmorëve të cilët ëndërr e kishin jetën më të lumtur të shqiptarëve të Maqedonisë. Ideali i tyre nuk ishte të sigurojnë pensione por, të sigurojnë të drejta absolute gjuhësore, kulturore, arsimore, shëndetësore, sociale, ekonomike, finansiare etj. etj.
Pa realizimin e idealit të dëshmorëve nuk ka të drejtë askush në vend që të mendojë se Maqedonia do ta ketë rrugën me lule drejt NATO-s dhe EU-së, aq më pak Ali Ahmeti i cili, për hirë të dëshirave të sëmura që Gruevski të ngritet në figurë mit, i ka dhënë të drejtë vetes që të kërkojë nga të gjithë shqiptarët e Maqdonisë të solidarizohen me të tilla dëshira të sharlatanëve.

Pesha e papërballueshme e historisë
Sot, mjetet e informimit njohtuan rezultatet e një ankete të Dnevnikut, sipas të cilave mbi 70 % e shqiptarëve qenkan kundër politikës së Kryeministrit Gruevski. Do me thënë, kjo politikë refuzuese e shqiptarëve, nënkupton tërthorazi edhe apel kombëtar deri te z. Ali Ahmeti që sa më parë ta braktisë këtë qeveri dhe, ambiciet karrieriste mos t’i fshehë pas kinse trysnisë së ndërkombëtarëve për të mos dalur nga Qeveria. Nëse është e vërtetë kjo, atëherë ku janë trysnitë e Ali Ahmetit ndaj “ndërkombëtarëve” që i duartrokasin aksioneve tepër të dyshimta policore kundër shqiptarëve! Pse ata “ndërkombëtarë” nuk e ngrisin bashkarisht me Ali Ahmetin zërin kundër diskriminimit sistematik të kësaj qeverie që po e ushtron kundër shqiptarëve.
Kërkesat permanente që BDI sa më parë ta braktis këtë qeveri nuk e kanë motivin te rrotacioni i partive shqiptare për në qeverisje. Kjo kërkesë ka strategjinë e vet kombëtare: të delegjitimohet qeveria antishqiptare e Gruevskit! Me këtë hap, tash e tutje, “qeveritë maqedonase” përjetë do të kishin kujdes që as të mendojnë më në ndonjë projekt sado i parëndësishëm antishqiptar. Me këtë qeverisje nëpërkëmbja e dinjitetit shqiptar ka arritur pikun e vlimit. Shqiptarët po përvëlohen ndërsa z. Ali Ahmeti po përpiqet t’ua minimizojë peshën e papërballueshme të historisë.


Avni Halimi Albaniapress
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Nje veshtrim, nje dashuri.

    Votat: 5 21.7%
  • 2-Agim shpërthyes

    Votat: 2 8.7%
  • 3-Për të voglën

    Votat: 1 4.3%
  • 4-Qiriu pa fjalë

    Votat: 4 17.4%
  • 5-Për të satën herë ….

    Votat: 2 8.7%
  • 6-Tik tak.

    Votat: 3 13.0%
  • 7-Nuk je më vetëm.

    Votat: 6 26.1%
Back
Top