Aplikimi, shtyhet shqyrtimi i kandidatures se Shqiperise

elbruna

Anëtar i Respektuar
Aplikimi, shtyhet shqyrtimi i kandidatures se Shqiperise
Shtyhet serish shqyrtimi i kandidatures se Shqiperise nga diplomatet e Bashkimit Europian. Megjithese Presidenca Suedeze e kishte perfshire ne axhenden e diskutimeve te komitetit te perfaqesuesve te perhershem te vendeve antare, shqyrtimi i aplikimit eshte hequr nga axhenda per shkak se Gjermania ka kerkuar me shume kohe.

Sipas burimeve konfidenciale, duke ju referuar nje ligji te ri te imponuar nga Gjykata Kushtetuese si kusht per ratifikimin e Traktatit te Lisbones, diplomatet gjermane kane shpjeguar ne takim se ende nuk jane te qarte nese duhet respektuar Bundestag perpara se te shprehet qendrimi per aplikimin e Shqiperise.

Ne nje rast te tille, shqyrtimi i kandidatures do te shtyhej per me shume se nje muaj, pasi mbledhja e pare e Dhomes se Ulet te parlamentit gjerman eshte ne fund te tetorit.

Shqiperia aplikoi per statusin kandidat 6 muaj me pare dhe komisioni pret driten e gjelber nga Keshilli i BE-se per te nisur perpilimin e opinionit mbi gadishmerine e vendit per te marre statusin kandidat.

Ne kete faze te procesit, dhenia e mandatit ndaj Komisionit nuk kerkon diskutime ne nivel te larte perfaqesimi te vendeve antare.

Me t'u miratuar ne Komitetin e perfaqesuesve te perhereshem, Keshilli i pare i ministrave europiane qe do te mbahet pas ketij takimi do te komunikoje dhenien e pelqimit mbi kandidaturen, pa diskutime te metejshme, ne menyre qe Komisioni te nis procesin teknik me dergimin e pyetsorit qindrafaqesh ndaj autoriteteve shqipetare.
TCH
 
A e keni numuruar se per te saten here eshte kjo shtyrja???????
 
E mire mire me kte ritem dhe me kto shtyrje nga viti 2050 futemi ne BE,,,,,
 
he cudi ju duket kjo apo degjoni mediat pro qeveritare dhe kur dilni verdalle i mbani syte mbyllure
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Brenga ime dashuri

    Votat: 7 41.2%
  • 2-Botë e mjerë

    Votat: 4 23.5%
  • 3-Shitësja e farave

    Votat: 6 35.3%
Back
Top