اorapet me erë të mirë, hiti më i ri

Ketrushe

Pianistia
اorapet me erë të mirë, hiti më i ri
Nxënësit e shkollave të mesme në Sarajevë kanë shpikur dhe patentuar çorapet me erë të mirë – zgjidhje për të gjithë ata që kanë probleme të zbathen para të huajve, për shkak të erës jo të këndshme të çorapeve të tyre.
Kjo ide u ra në mend nxënësve të shkollës së mesme, në kuadër të projektit të biznesmenëve të rinj, ata duhej të shpiknin ndonjë prodhim i cili duhej edhe të futej në treg, ndërsa njërit prej nxënësve i ra në mend prodhimi i ri, çorapet me erë të mirë, njofton Deutsche Welle.

Ekipi i tij punoi në detajet tjera për realizimin e këtij produkti, sepse qëllimi ishte që era të mos i zhduket pas larjes së parë, por të zgjaste së paku tre muaj.

“Kemi marrë leshin, ose një pe më të trashë, e kemi futur në vaj eterik dhe e kemi thurur në pjesët e trasha të çorapeve, siç janë gishtat, thembrat dhe pjesën e çorapes në nyjën e këmbës. Në bazë të kësaj na është njohur patente, sepse era shumë e koncentruar e vajit eterik s’mund të hiqet për së paku tre muaj”, thotë Emina Zunic, njëra prej zbuluesve dhe nxënëse e shkollës së mesme ekonomike ën Sarajevë.

Në njërën prej panaireve jashtë shtetit, për këto çorape me erë janë interesuar njerëz nga British Airways dhe dëshiruan ta blejnë licencën në mënyrë që tua dhurojnë nga një palë të tillë udhëtarëve

F.a
 
Titulli: اorapet me erë të mirë, hiti më i ri

SHpikje e bukur por shyqyr nga era e kenbeve svuaj jam rehat por per ato qe kane probleme me behet qefi ...
 
Titulli: اorapet me erë të mirë, hiti më i ri

Shpikje si neper filma :p
 
Titulli: اorapet me erë të mirë, hiti më i ri

pfff marrinat e ktyne.....nuk qyrin me ba najsan me te hajrit por rrin e merren me shpikje kot....mu spo me pelqen se ca kan ba hic...:p
 
Titulli: اorapet me erë të mirë, hiti më i ri

fshatit digjet "milua" kerkon kreher te krihet :):):):)
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Brenga ime dashuri

    Votat: 7 46.7%
  • 2-Botë e mjerë

    Votat: 4 26.7%
  • 3-Shitësja e farave

    Votat: 4 26.7%
Back
Top