Antika e jonë dhe vjedhja e saj nga serbët!

Lauri

Anunnak
Antika e jonë dhe vjedhja e saj nga serbët!

Luis Benlou, Studiues Francez, “La Grece avant les Grecs (Greqia para Grekëve) 1877.
“Shumë emra vendesh, malesh, lumenjsh e figurash legjendare, të cilat nuk mund të shpjegohen nga etimologjia e fjalëve greke mund të shpjegohen fare mirë përmes një gjuhe jogreke. Deri më sot vetëm një gjuhë është e aftë të hedhë dritë mbi këto emra ajo është gjuhë shqipe. Shqiptarët e sotëm janë pasardhës të popullsisë, e cila jetonte para ardhjes së grekëve në trevat. “Përgjatë Adriatikut deri në Halis”. (Halis quhej një lum në lindje të Azisë së Vogël).

A. Vasiliev, Autor i vëllimeve të shumta për Perandorinë Bizantine, “E vërteta është se edhe sot e kësaj dite shumica e ishullit ARQIPELAG dhe gati e gjithë ATIKA deri në ATHINث janë SHQIPTARE”.

Padashtas , më vjen një pyetje: Pse ky ndryshim në mes të serbeve dhe nesh ? Deri sa ata mundohen me rrenat e tyre të certifikohen edhe në historinë e vjetër , deri sa ata nuk lënë guri pa lëvizur që të gjejnë ث të kalarën “ e tyre (!), , deri sa ata nuk lënë histori pa u futur në te dhe si për përfundim e duan certifikatën e falsifikuar të lindjes shumë e shumë shekuj para se të kishin lindur ; ne shqiptarët, edhe pse më të herëshmit në këto toka, me ndihmën e disa historianëve të huaj dhe me ndihmën e mohuesve tanë e kërkojmë certifikatën tonë të lindjes dhe mundohemi të bindim edhe botën se kemi lindur, jo ma herët se ardhja e osmalive në këto anë. A nuk është ky një tentim zhburrërimi i një të kaluare aq të pasur e të vrullshme sa edhe t`a quajme vehten kaotikë të historisë.? Kush po na mëson dhe dirigjon, që ta bëjmë vetën më të rinj se sa ata që erdhën këndej pari e mësuan nga ato për të cilat po mësojmë ne sot nga ata.

Gënjeshtrën nuk e kemi hak e as që na nevojitet, se ne i kemi faktet dhe provat të cilat e trondisin botën e sinqertë. shkrimi nuk mëton të jetë studim historik ; por vetëm një kënd tjetër i vështrimit të pafytyrësise serbe në vjedhjen e historisë sonë.

“Asnjë popull tjetër i botës në të cilën ne jetojmë, nuk është aq i panjohur për evropianët e perëndimit për sa i përket prejardhjes, historisë dhe gjuhës, sa shqiptarët. “”. (Johan Tunman, 1774, Leipzig).

E pse ishim të pannjohur ;edhe pse jemi populli kryesor, i lashtë, i rëndësishëm dhe se çdo historian ( jo serb, jo grek jo turk) na njifte dhe me historinë tonë e plotësonte zbrazëtin e madhe në historinë e vjetër të Europës.?

Ne ishim të nënshtruar, ne ishim fatkeq ne ishim të pa fuqishëm, dhe historianët ( serbët, grekët dhe dashamirët e tyre; dashamirët e falsifikimit të qëëllimshëm)) shpesh ishin aq të padrejtë, sa terësia e jonë historike u copëtua në copëza të pa përfillëshme. Po sot, ku jemi sot? A i bindemi fakteve historike për ne, apo prap i nënshtrohemi diktatit të të tjerëve për shkruerjen e historisë sonë ?

Një shkrim në një gazetë zvicërane (2008) paska pas shkruar se Libri i Oliver Shmitit per Skënderbeun paska pas ngjallur zemërim tek shqiptarët . Jo nuk ka ngjallur zemërim, por ka ngjallur kundërshti ndaj shkrimeve të asaj historijeje të porositur, që nuk i jep lavd asnjë shkencëtari të shkencave historike. Edhe ne shqiptarët, i kemi historianët tonë edhe ne dijmë kur të “ zemrohemi.”

Për përshkrimin e ndërgjegjëshëm të pandërgjegjshërisë serbe në trillimet e saja në historinë e saj i morra për analizë (zbërthim) tri libra të cilat të japin një ide të vërtetë se deri ku shkon imagjinata e tyre për gjetjen e vetvetës ( sllavizmit- serbizmit) në të kaluarën historike në këto toka: “Homer's Blind Audience, An Essay on the Geographical Prerequisites for the Site of Ilios. San Antonio: Scylax, 1984 të Roberto Salinas Price-it; “O trojansko-slovenskoj Misteriji “2003 ( Misteri trojano –sllav) të Branko Vukosiqit (Ish ambasador i Serbise në Meksikë ) dhe “„Montenegro– Cradle of Homer” (Mali i Zi, djepi i Homerit)«Troyan language is Slavic) ‘Gjuha trojane është Sllave) të Novak Andesilić -it.

ثshtë për t`u vajtuar guximi i pafytyrë i historiogarfisë serbe në këmbëngulësinë e saj në një përvetësim

të një historije të gjatë mijëra vjeqare; e vaji duhet të jetë edhe më i madh që historiografia shqiptare heshtë dhe nuk gjen mjete as materiale e as morale që me fakte e dhe dokumnete t‘i kundërvihet asaj. Bota i beson vetëm librit ; e ne atë nuk e kemi se jemi zhytur në thellësinë e një vetngulfatjeje nga e cila po e kemi vështirë të dalim.

“Disa autorë e cekin sa Shqiptarët ( Albanci) kane ardhur nga krahina me te njejtin emër (Albania, pra) e Dagestanit të sotëm në shek.11-12-të ps.k. si mercenarë të pushtuesve Normano -Sicilian, me qëllim pushtimin e bregdetit lindor të Adriatikut . Pas rënjës së Normanëve, Shqiptarët mbetën në teritorin e e sotëm të Shqipërisë së Jugut. Dhe në kët mënyrë ata e vazhduan jetën në fqinjësi me Sllavët, duke e ruajtur identitetin e tyre. Së bashku me sllavët, ranë nën pushtimin turk, bile edhe luftërat kundër turqëve i kanë bër së bashku me serbët( Skenderbeu). Me ndryshim nga sllavët, shqiptarët kryesisht janë islamizuar. Në kohën më të re duke përdorur teorina të ndryshme ; shqiptarët po dalin me tezën se janë pasardhësit direct të Ilirëve.Përndryshe prejardhja e shqiptarëve mbetet e hapur.” ( Branko Vukosiq, Mbi misterin Trojano-sllav, 2003, f.189) Para do kohe ne vet dualëm me teorinë që Albania e jonë, qenka me prejardhje me Albaninë e Azerbaigjanit . Pak large njëra me tjetrën ( Dagestani dhe Azerbaigjani), por kryesisht nga Azia.(?!?!)

Autori i lartëpërmnedur e mbronë qëndrimin se Troja dhe dhe tokat e Trojës janë në Ballkan ( qendrimi i Jusuf Buxhovit, gjithashtu) por se Troja është në lidhje me civilizimin sllav, duke e potencuar mendimin e meksikanit Robert Salinas Prajs, i cili gjithashtu thot se Troja është në Luginën e Neretvës, vendi i quajtur Gabela, por duke shkuar edhe më largë: Iliada dhe Odiseja u përkthyen nga sllavishtja në greqishten e vjetër(?). Lokaliteti i Trojës përmendet edhe në vitin 1872, kur historiani serb Milosh S.Milojeviq në faqën 173 të librit të tij “Fragmente nga jeta e serbeve”(1872) “thot se trojanët ishin serb”. E bukur kjo, apo jo ?

A nuk është një guxim i madh i serbëve që vetën ta quajnë trojan;kurse ne, vetës ia mohojmë të kaluarën tonë. ?

Novak Andesiliq në librin e tij: “ Mali i Zi, djepi i Homerit, Gjuha trojane është sllave” shkruan: “ Autori Straboni ne librin e tij “Gjeografia” shkruan se Ilirët, Eporotët dhe Maqedonasit e flasin të njejtën gjuhë.duke qenë se Frigasit jetonin në mes të këtij trekëndëshi, e logjikshme është se eddhe gjuha e tyre ishte ilire, ne të të njejtën kohë maqedone dje epirote. Historiani i shek XIX-të, Xhon Kembel shkruan: ” Në perëndim të Maqedonisë jetonin Dardanëet dhe Ilirët, dy emra që e shënojnë të njejtin popull- popullin serb” .

Duke parë që historia po flet ndryshe, dhe bota shkencore po flet ndryshe, serbet po mundohen që faktet për ilirët të cilat më nuk po mund t`i mëshefin, atëherë po kërkojnë lashtësi të stërlashtë për vehte. Ky është me të vërtetë një qëndrim tejet arrogant ndak historisë, me të vërtetë një vjedhje e pafytyrë në pikë të ditës. .. Kurse ne e humbim kohën duke u marr me vetvehten dhe i tregojmë botë papjekurinë tonë kombëtare duke e mohuar çdo gjë shqiptre, dardane, ilire dhe pellazge.

Profesori i Sorbonës në pension, linguisti i njohur Milan Ristanoviqi, e ka botuar një studim pas 4o vjete pune në te dhe me të cilën dokumenton që bredhja e Odiseut ka ndodhur në Adriatikun Jugor, prj Korfuzit e deri në Split, dhe që Posejdoni ishte Perëndi Ilire. Ai thirret në studimin e spikatur të historianit amerikan Mozes Finli, i cili në veprën e tij “ Bota e Odisesë” vërteton që mënyra e jetës se Iliadës dhe Odisesë me të vërtetë ka qenë.

Serbët gjithmonë të joshur dhe favorizuar nga bota, mendojnë qe ende iu hecin “pallavrat” dhe, lexoni se çka shkruajnë: “ Shkodra- Troja Serbe, dhe vazhdon autori Novak Andeseliqi, ilirët janë Serb, a serbët janë sllav, kjo tregon se Trojanët janë bartës të civilizimit serbo-sllav të antikës, sepse Troja- shkodra është kryeqyteti antic Sllav. “ Bukur, hë! serbët në këto anë që 25 shekuj?

Gjuhëtari sllavo -maqedonas Odisej Belqevski, paska pas gjetur që në Iliadë dhe Odisenë e Homerit, fjalë të njejta që po u përdokan n gjuhen e sotme sllavo-maqedone dhe në atë të sotme serbe. Mrekulli që serbishtja i paska ruajtur ato fjalë.

“ Vepra më e vjetër helene-ilire Iliada dhe Odiseja, janë të skruara me t`ashtuquajturin heksmetër, të cilat paskan shumë ngjajshmëri me këngët epiko-lirike serbe. Me qenëse është përdorur gjuha jonike me ate eolike, e gjithë kjo trego se Homeri ishre Ilir, dhe këto gjuhë Ilire. Në shkrim është përdorur alfabeti iliro -helen” . “ Fanula Papazoglu, mendon që Frigija ishte krahinë kufitare me Ilirinë, dhe ësht krejt e kuptueshme që ky ishte shteti i Trojës. ilirët e kanë marr emrin nga kryeqyteti i tyre, që në at kohë ishte Sarda, sepse Ilirët ishin Sardë, gjegjësisht Sardanë( Dardanë), pra serb.”

Shikoni se sa të vjetër qenkan serbët: “ Serbia antike, në mbrendinë tokësore të saj është quajtur FV, sipas Dardanit, gjegjësisht Sardanit, Sarbonit që nga shekulli i XiV para krishtit, dhe Serbija antike përgjat bregdetit të Adriatikut është quajtur Iliria. Pra Serbia qenka para 34 shekujve ne këto anë . Zbulim epokal i serbëve.?

Autori serb vazhdon: ” Profesori Radivoje Peshiqi, bindshëm flet për përkatësinë serbo-sllave të Trojës: Me analizën komparativelinguiste të veprës së Homerit, me një saktësi të madhe e nxjerrë analogjinë ( ngjashmërinë) e gjuhëve parahelene, latine dhe sllave, dhe me saktësi të drejton në komponentën e fuqishme sllave te Pellazgishtja, dhe me këte e lëvizë rrethin pellazg në lindje, perëndim dhe veri ku ata (pellazgët, pra) do të na lënë një ndikim të madh edhe sot në gjuhën tonë ( pra, serbe) “
/Nga Fahri Xharra
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Brenga ime dashuri

    Votat: 7 41.2%
  • 2-Botë e mjerë

    Votat: 4 23.5%
  • 3-Shitësja e farave

    Votat: 6 35.3%
Back
Top